E diele, 28.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Mitingu i Poezisë “Gjakova 2009”

E diele, 07.06.2009, 01:37 PM


MITINGU I POEZISË “GJAKOVA 2009”

Nga Bilall MALIQI

Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë,të premten e 5 qershorit, u mbajt Mitingu i 45-të me rradhë i Poezisë “Gjakova 2009”..
Gjakova kishte një kremte poetike, duke  mbledhur kështu krijues nga të gjitha etnikumet shqiptare, të cilët çdo vit  mblidhen kështu tok në këtë vend të bashkuar për të prezentuar çdo cep të shqiptarisë me kulturën e tyre letrare.
Mitingu filloi me Tribunën tradicionale letrare e cila iu kushtua poetit të madh shqiptar Lasgush Poradecit.

Kumtesat

Me kumtesat e tyre për këtë figurë madhore për letersinë tonë u paraqiten, nga  Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës Abdullah Konushevci dhe Prof.dr. Faik Shkodra, ndërsa nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” krijuesi dhe kritiku letrar Halil Haxhosaj.
Tribuna filloi me kumtesën “Tri mendime për poezinë e Lasgushit”, nga Abdullah Konushevci, ndërsa referuesi i dytë ishte Prof. dr.Faik Shkodra me kumtesen e tij “Lasgush Poradeci njëri nga krijuesit më subtil”.Referuesi i tretë ishte Kritiku dhe letrari Halil Haxhosaj me kumtesen e tij me titull “Peisazhi në poezinë e Lasgush Poradecit”.Të tre kritikët çmuan lart artin letrar të poetit të madh Lasgush Poradeci.Pjesë nga poezitë e lasgushit deklamoi aktori i mirënjohur në trevat shqiptare Nimon Muçaj.
Lidhur me këtë figurë dhe me kumtesat e lexuara diskutuan edhe poetë të pranishëm si:
Muhamet Kërveshi, Ismet Hebibi, Arben Hoxha, Dr. Sadri Fetiu dhe prof. Nuhi Vinca.

Orët letrare

Pas dëgjimit të kumtesave, sipas programit të Mitingut, u mbajtën edhe dy orën edhe dy orë letrare dhe atë:Orë letrare për fëmijë para shtatores së Nënës Terezë, ku lexuan poetë të ndryshëm për fëmijë dhe ora letrare te “Kreta”, ku të pranishmit me vargje të ngrohta i kënaqën poetë të shumtë shqiptarë.Më pastaj poetët vizituan edhe Junikun ku u pritën ngrohtësisht nga dashamirët e artit të shkruar.

Ora e madhe letrare

Manifestimi Tradicional i 45-ti me radhë “Mitingu i Poezisë”, u përmbyll me orën e madhe letrare të mbajtur në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” të Gjakovës, ku lexuan shumë poetë të Kosovës, Kosovës Lindore, Maqedonisë dhe të Shqipërisë.Në këtë orë u nda edhe çmimi për librin më të mirë të botuar mes dy mitingjeve, si dhe u bë pranimi i anëtarëve të rinj në L.SH.K.

Lexuan këta poetë:

Agim Berisha, Bedri Zyberaj, Muhamed Kërveshi, Arben Hoxha, Sylejman Dida, Arif Bozaxhi, Shqipe Hasani, Mehmet Haziri, Nuhi Vinca, Flori Bruçi, Merxhan Avdyli, Sadri Kelmendi, Sabile Keçmezi-Basha, Nexhat Çoçaj, Kadrush Radogoshi, Sejdi Berisha , Rasim Syla, Nehat S. Hoxha, Bilall Maliqi, Demush Berisha, Adem Zaplluzha, Abdul Kadolli, Abdulla Thaçi, Fatime Ahmeti, Esat Loshaj, Hasije Kryeziu-Selishta, Ali Alidemaj, Rrustem Berisha, Sadri Fetiu, Sadik Përvetica, Qerim Pllana, Zeqir Fazliu, Adem Shkreli, Veli Veliu, Abdulla Konushevci, Raif Gashi etj…

Çmimet

Juria e përbërë nga
Rushit Ramabaja-kryetar
Flora Brovina dhe
Agim Berisha,
Të cilët ndan çmimin e sivjetëm për librin më të mirë të botuar mes dy Mitingjeve.Sipas kryetarit të jurisë i cili potencoi se konkurrenca ishte shumë e ngusht, pati libra me vlera të çmuar, por juria vendos që çmimi t’i ndahet :

Mr. Kadrush Radogoshit me librin “Çabrat antologjik'' dhe
Shqipe Hasanit me librin “Akuarel i dhembjes”.

Në fund Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në gjirin e saj pranoi anëtarë të rinj e ata janë:
Ekrem Kryeziu, Dr. Zymer Neziri, Dr.Shefkije Islamaj, Prof. dr Faik Shkodra,  Haqif Mulliqi, Dr. Fehmi Cakolli, Bedri Tahiri, Afrim Demiri, Ramadan Thaçi, Raif Gashi, Ali  R. Berisha, Ilir Hajdari dhe Dren Shala…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora