E merkure, 01.05.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me piktoren Julia Janku...

E diele, 07.06.2009, 01:20 PM


BISEDË ME SHKAS ME KORCAREN JULIA JANKU ME RASTIN E HAPJES SË  EKSPOZITËS  ”JAVA E ARTIT SHQIPTAR” NË BORÅS TË SUDEISË

Nga Sokol DEMAKU

Disa fjalë për vajzën  Korcare Julia Janku

Julia Janku është  një vajzë me origjinë nga Korca. Prej shumë vitesh familja e saj emigroi në Athinë, ku dhe Julia jetoi aty rreth 13 vite. Vitet e fundit, Julia ka emigruar serish dhe momentalisht ajo jeton në Berlinin e bukur për të ndjekur endrrën e saj.
Prej shume vitesh merret me kordinimin dhe manaxhimin e arteve pamore ku edhe suksesi në këtë lami nuk i ka munguar, pra është një vajzë ambicioze në punën  e saj.

Julia, jeni ju e kënaqur me ekspozitën tuaj në Borås të Suedisë?

Padyshim qe po, por sigurisht prisja me tepër nga Bashkatëdhetarët tanë, përderisa kjo ekspozitë është pasqyrimi i kulturës shpirtërore të vet Shqiptarëve. Interesimi i njërëzve ishte në nivel por edhe organizimi nga ana e QKSH ”Migjeni” të qytetit Borås në të cilën janë të mbedhurë bashkatdhetaret  tanë ishte në nivel. Me siguri se ditët e ardhshme sa ekspozita do jetë e hapur në Galerinë e Medborgaskolan në këtë qytet numri i vizitorëve do jetë i kënaqshëm dhe se do jetë një ekspozitë që do ketë numër rekord të frekventuesve si Shqiptar ashtu edhe Suedeze...
 
Ekspozita titullohet ”Java e Artit Shqiptar në Borås” pse?

Mendoj se eshte një titull i përshtatshëm dhe adekuat për të treguar dhe njëherë se pjesëmarrja e Artisteve Shqiptar do te influencojë ne shpirtin e cdo Shqiptari.
 
Cfarë marrëdhenje ka Julia me pikturën?

Mund të them se janë lidhje shumë të ngushta. Jam e lidhur me Artin në përgjithësi, por piktura është pjesë e qelizave që pershkojnë gjithësine time. Është dicka cka Julia nuk mundet pa te, dicka cka është ngulitur në shpirtin tim dhe Julia jeton me të dhe për te.
 
Cka  ju shtynë të merreni me këtë veprimtari artistike?

Janë shume arsye… pasioni, deshira, jeta intensive qe te krijon në mardhenie te tilla me Artin.
Këto lidhje me Artin me mbajnë në një tension maksimal dhe me bejnë të ndihem tepër energjike. Pra jam shumë e pasionuar pas piktures dhe ajo më fle në shpirt, aty ndjej pushimin dhe clodhjen.
 
Cfarë bashkëpunimi keni me piktorët nga trojet Shqiptare?

Interesante!
Bashkëpunimi mes Artistëve Shqiptare është në rrugë të mbarë jo vetëm në Ballkan por ka filluar të shtrijë rrënjët edhe më larg. Unë mendoj dhe besoj në ate se ne të bashkuar mund të bejmë mrekullira sepse jemi shumë të frytshëm dhe kemi kapacitet.
Dhe ky bashkëpunim mund të jetë në kategori  të ndryshme. Nuk mund te përcaktoj nëse janë te gjithë në të njejtin rang, sidoqoftë mendoj se bashkepuni im me artist të tjerë ka qenë frytdhënës dhe në nivel. Unë jamë shumë e kënaqur, besoj se edhe ata të cilët patën rastin të punojnë me mua ndajnë një mendim të tillë.
 
Ti je Korcare por jeton në Athinë, kam përshtypjen se atje e gjen vetën më mirë me veprimtarinë që merreni sesa në vendlindje?

Po, eshte mese e vertete. Kjo ndodh sepse deshira ime për të dhenë një shans për të gjithë Artistet Emigrante kudo që janë është dëshira ime, si dhe objektiva ime. Nuk kam bashkëpunuar vetem me Artiste Shqipetarë, por edhe me te huaj, jo vetem me artist nga Ballkani, por dhe tej kufijve ballkanik.

Cfarë është tema e pikturave në Ekspozitën tuaj në Borås?

Tematika qe zgjodha prej Artisteve Shqiptare është totalisht e ndryshme si në rrymë ashtu dhe ne stil, e ne tekniken e perdorur prej secilit Artist.

Janë keto punime tuajat apo janë punime të piktorëve të ndryshëm?

Une nuk jam piktore, unë jam nje organizatore dhe një kordinatore në mund ta quajm kështu.
Miron Tociu Nje Artist i vogel por me vlera te medha…Eshte e Ardhmja e Shqiperise ne Boten e Artit Pamor.Nje ekspresionist, kolorist i denje ne punen e tij, edhe pse eshte vetem
16 –vjecar…
Ilir Kolka një piktor nga Zicishti eshte fshati ku u lind dhe u rrit dhe ku vazhdon te frymezohet.
Genti Xeka, nje Artist - piktor i mirenjohur brenda dhe jashte viseve te Shqiperise.Ai vjen nga Pogradeci
Genti me punen e tij te vecante ka arritur te formoje nje rryme ku i perket vetem vetvetes.
Clirim Collaku jeton ne Berlin prej me teper se 15-vjet.Do te vleresoja punen e tij duke marre parasysh dinamiken shpirterore si te qe nje furtune detare mbi nje anije velash.
Jonila Ismailaj nje studente ne Akademine e Arteve ndjek leksionet e saj  ne Fakultetin e Arteve Pamore ne Tirane.
Ajo ka zgjedhur stilin e saj Naiv, aty ku Ajo ndihet gjithnje aq paprekshme, ne embelsine e jetes femijnore.
Laerto Gora  lindur dhe rritur ne qytetin e Korces. 10vjet i kaloi ne Rafine nje qyteteze ne rrethinat e Athines. Rruga e emigracionit qe e veshtire, por kjo nuk e ndaloi shpirtin e tij artistik te shprehej.
Leonidha Bullgari eshte nje Artist me nje karriere dinjitoze ne fushen e Kubizmit.
 Emigrant ne vendin fqinj te Shqiperise - Greqi, Leonidha vazhdon karrieren e tij profesioniste.Piktor i njohur me nje kurrikulum te plote, te mbushur gjate viteve me pjesemarrjet ne ekspozita brenda dhe jashte vendit, eshte nje tregues i mirefillte i burimit shpirteror.

Cilat janë planet e Julia Jankut per të ardhmen?

Padyshim qe nuk do te doja te them shume fjale, por di se se shpejti do te kene te gjithe Artistet Ballkanas nje site. Aty do te promovoj Artin Shqipetar dhe ate Ballkanik.
Site do te quhet ADORE.
 
Ju falenderoj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora