E premte, 26.04.2024, 05:06 PM (GMT+1)

Speciale

Federata e Paqes Universale

E diele, 15.03.2009, 08:39 PM


Z. ILIR ÇUMANI, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë i jepet Titulli: “AMBASADOR PËR PAQEN” – “AMBASSADOR FOR PEACE” nga organizata UPF, (Federata e Paqes Universale), një Organizatë me status të veçantë  në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB)

FEDERATA E PAQES UNIVERSALE

U zhvillua Konferenca Ndërkombëtare mbi Lidershipin

“LIDERSHIPI DHE QEVERISJA E MIRË”

Në Hotel “Tirana Internacional”, Tiranë – Shqipëri

Nga ora 10:30 deri më 18:30 – 13 Mars 2009

- Morrën  pjesë në këtë veprimtari mbi 350 personalitete të jetës publike, akademike, politike dhe Shoqërisë Civile, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi,  dhe nga vendet e Evropës, etj.

13  Mars 2009

U zhvillua në Tiranë konferenca 1 ditore me titull: “Lidershipi  dhe Qeverisja e Mirë”. Kjo konferencë e rëndësishme u organizua nga Federata e Paqes Universale (Botërore) në bashkëpunim me Ambasadorët e Paqes në Shqipëri për të eksploruar elementët themelorë të nevojshëm për realizimin e paqes së qëndrueshme, qeverisjes së mirë dhe zhvillimit njerëzor. Konferenca u zhvillua në ambientet e hotel “Tirana Internacional” në Tiranë më datë 13 Mars 2009. Konferenca Ndërkombëtare mbi Lidershipin është pjesë e Turneut të Paqes Globale i cili ka fillua më 15 Shkurt.

Në foto: ish-Presidenti z. Alfred Moisiu, z. Shezai Rrokaj dhe z. Ilir Çumani. Pamje nga salla ku u zhvilluan punimet e Konferencës Ndërkombëtare mbi Lidershipin, Hotel Tirana – International,  13. Mars.2009
Në foto: ish-Presidenti z. Alfred Moisiu, z. Shezai Rrokaj dhe z. Ilir Çumani. Pamje nga salla ku u zhvilluan punimet e Konferencës Ndërkombëtare mbi Lidershipin, Hotel Tirana – International, 13. Mars.2009

Turneu i Paqes Globale, i cili ka fillua më 15 Shkurt 2009, do të mbahet në 194 vende në të gjithë botën për të promovuar dhe inkurajuar paqen dhe harmoninë midis racave, kulturave, kombeve, besimeve fetare dhe për te celebruar së bashku arritjet e bëra nga të gjithë aktorët që i janë dedikuar këtij qëllimi madhor - Paqes.

Në foto: Ambasadori Lisen Bashkurti dhe Ilir Çumani, punimeve t veprimtarisë, 13.Mars.2009
Në foto: Ambasadori Lisen Bashkurti dhe Ilir Çumani, punimeve t veprimtarisë, 13.Mars.2009

Në Foto:  ish-Presidenti z. Alfred Moisiu, z. Gaqo Apostoli, z. Gani Rroshi,  13.Mars.2009
Në Foto: ish-Presidenti z. Alfred Moisiu, z. Gaqo Apostoli, z. Gani Rroshi, 13.Mars.2009

Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme.

Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë.

Në foto: ish-Presidenti z. Alfred Moisiu, z. Shezai Rrokaj dhe z. Ilir Çumani, z. Lisen Bashkurti, etj.  Pamje nga salla ku u zhvilluan punimet e Konferencës Ndërkombëtare mbi Lidershipin, Hotel Tirana – International,  13. Mars.2009
Në foto: ish-Presidenti z. Alfred Moisiu, z. Shezai Rrokaj dhe z. Ilir Çumani, z. Lisen Bashkurti, etj. Pamje nga salla ku u zhvilluan punimet e Konferencës Ndërkombëtare mbi Lidershipin, Hotel Tirana – International, 13. Mars.2009

Konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre; Kryetari i Federatës së Paqes Universale Botërore Dr. Chung Hwan Kwak dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj Prof. Dr. Tomas Walsh.

Konferenca përfshiu fjalë nga personalitete të larta, një seri prezantimesh informuese si edhe kohë të mjaftueshme për diskutime dhe pyetje të hapura.

Gjithashtu në këtë veprimtari morrën pjesë afro 350 personalitete nga fusha të ndryshme e jetës politike e publike, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, etj.

Ceremonia u çel me një dokumentar të shkurtër që bën fjalë për rolin që ka luajtur dhe luan “UNIVERSAL PEACE FEDERATION” në rafshin global.

- Punimet e kësaj Konference i përshëndeti z. Gaqo Apostoli – Anëtar i Këshillit Global të Paqes, i cili ishte edhe moderatori i kësaj Konference.

- Mbi rolin e FPU dhe Ambasadorëve të Paqes në proçeset e zhvillimit të vendit  folën z. Alfred Moisiu - ish President i Republikës së Shqipërisë, dhe znj. Lavdie Ruci – Kryetare  e Federatës së Paqes – Shqipëri.

- Për aktivitetet e FPU në Shqipëri që nga themelimi i saj, foli z. Gani Roshi – President i Federatës së Familjes – Shqipëri.
Në pjesën e dytë të punimeve të kësaj Konference,  me temë “Lidershipi dhe Qeverisja e Mirë”, kjo  seancë u moderua nga z. Flamur Shehu – Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Publikun, FPU.

- Në diskutimin me temë: “Paqja e qëndrueshme dhe Qeverisja e Mirë”, folën znj. Zamira Sinoimeri (Çavo) – Dekane, Universiteti “Marin Barleti” dhe z. Astrit Memia – zv.Kryetar i Federatës së Paqes për rajonin e Ballkanit.

- Në diskutimin “Lidershipi i vërtetë i ka rrënjët në Parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve”, foli z. Jang Dug Bong – Drejtori i Federatës së Paqes për Rajonin e Ballaknit.

-Në pjesën e  tretë të këtyre punimeve me temë: “Për një Paqe dhe Zhvillim  të Qëndrueshëm në Shqipëri dhe më gjerë”,  moderator ishte z. Shezai Rrokaj – Kryetar i Këshillit Kombëtar të Paqes.

- Në diskutimin me temë: “Familja si shkollë e dashurisë së vërtetë dhe paqes botërore, foli z. Robert  Williamson – Kryetar i Federatës së Paqes, Skoci.

- Në diskutimin mbi “Rilin e Tolerancës, Harmonisë dhe Dialogut Ndërfetar për një Paqe dhe zhvillim të Qëndrueshëm  në Shqipëri dhe më gjerë, folën zotërinjtë Tomiko Duggan – Përfaqësuese e Federatës së Paqes Universale dhe z. Hydajet Hyseni – Kryetar i Federatës së Paqes, Kosovë.

- Në diskutimin “Federata e Paqes Universale dhe Vizioni i saj për Paqen Botërore, foli Dr. Yong Chel Song – Kryetar i Federatës së Paqes Universale , Evropë.

Në fund të veprimtarisë u zhvillua ceremonia e emërimit të Ambasadorëve të Rinj të Paqes.

Në Foto: Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani,  gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “AMBASADOR PËR PAQE”,  “AMBASSADOR FOR PEACE” ,  për vitin 2009, T iranë më 13.Mars.2009
Në Foto: Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “AMBASADOR PËR PAQE”, “AMBASSADOR FOR PEACE” , për vitin 2009, Tiranë më 13.Mars.2009

AMBASADOR PËR PAQEN

Titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë në marëdhëniet ndërkombëtare, rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare, rajonale dhe globale, për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të Paqes.
Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen japin kontributin e tyre në krijimin e asaj që për njerëzimin ka qenë dhe mbetet shpresa e të gjitha kohërave, “Një Botë e Bashkuar në Paqe”.

Pamje nga salla e mbi veprimtarinë e Konferencës, 13. Mars.2009.

Ambasadorët e Paqes Bajram Ibraj, Ilir Çumani dhe Lisen Bashkurti, 13. Mars.2009.

Drejtori i P?7rgjithshëm i IKIJSH, z. Ilir Çumani dhe Ambasadori, Prof.Dr. Lisen Bashkurti, dy Ambasadorë të Rinj të Paqes

Çaste nga ceremoni e emërimit të Ambasadorëve të Paqes.

Ambasadori, Prof.Dr. Lisen bashkurti, gjatë ceremonisë së emërimit Ambasador i Paqes, 13.Mars.2009

Ambasadorët e Rinj të Paqes, në përmbyllje të veprimtarisë, 13.mars.2009.

Ambasadorët e Paqes, pjesëmarrës në këtë veprimtari, organizuar në Hotel Tirana International, 13.Mars.2009.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora