Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Zagarët sot ndërsehen pas posteve partiake
E shtune, 18.04.2026, 06:54 PM
ZAGARËT SOT NDËRSEHEN
PAS
POSTEVE PARTIAKE
NGA KALOSH ÇELIKU
“I dehuri”,
ose i ”çmenduri”, sipas shkrimeve
publicistike dhe librave të “rrezikshëm” me raki
rrushi të vreshtave shqiptare, me verë të bardhë e të kuqe, një ibrik të larmë me
Dy çepa dhe raki rrushi mes Shkupit Historik Shqiptar, ka vetëm Dimër. Ende jo, Pranverë
Historike Shqiptare. Shkrimtari më i sharë dhe i lëvduar në jetën publike. Përmëtepër, Sot, e pret Dimërin e Madh. Aspak, Verë me Dimër dhe lule. Pranvera, ende Larg. Zjarreve ndezur të
librit me Gra besnike: ATDHEU, Burrë pa Grua. Dimrin,
Nateditë e ka te Pragu Derës Madhe të Shtëpisë Babait, rrëzë
“Çuke”
në Katund. Dhe, mes Grave besnike Dimër e Vjeshtë. Edhe, përtej Ditës Nesërme!
Sot, nuk
shitet për një çaj rusi në “Bit-Pazar”, Shkupin Historik! Flakë më flakë me çajin e rusit
shekullor! Armikun e pabesë historik. Dhiareve malore i përndjekur dhe arratisur rrugeve nëpër Botë të Rilindasëve Shqiptar. Popull, që me
shekuj ka qenë i pushtuar dhe robëruar nga Perandoria Osmane, dhe Mbretëria e “Serbisë Madhe”. Nuk
e ka shkrimin publicistik për Aleksandrin e Madh, Skënderbeun, Teutën
Ilire, as Bubulenën, Shotë Galicën. Aqmëpak, Sulltanë Qafën që me gërshërë të
dhenëve te shkallët ia vrau tre “vojvoda” Mikales Brodit, i doli zot Pragut të
Shtëpisë Babait.
E, më vonë gjatë “çlirimit” të Luftës Dytë Botërore me vite nga Jugosllavia
Komuniste e “vëllazërim - bashkimit” me kryetarin shqiptar të
Jugosllavisë pas vdekjes të shokut Tito, shkrimtarin Sinan Hasani. Autorin e romanit të parë në Kosovë: “Rrushi
ka nisë me u pjekë” (1957). Nuk e di, a është ai autori vërtetë
i atij romani të parë në Kosovë, apo ndonjë tjetër shkrimtar shqiptar? Po-thuaj,
simbolizon zhvillimin e letërsisë sonë të re shqiptëare, në Kosovë. Që, përsëri
ra në Robëri. Dhe, Sot bëjnë luftë politike - partiake për pushtet në Shqipëri,
Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut: për kryeministër shqiptar, president,
ministra, poste partiake dhe pasuri. Ende, në Ditën Sotme pa Shtet Etnik Shqiptar?!
Politikanë, që Sot
me “Din e Iman”, këmbekrye
në xhami dhe GjysëmHënën Drapër në minare, pa flamurin kuqezi e Shqiponjën Dykrenare i luten Zotit?! Marrëzisht, i duan
postet partiake, dhe pasurinë. Robërinë, jo edhe Lirinë. Dihet, me Tre shtete
shqiptar. Krah për krahu, edhe me Maqedoninë e Veriut si shtet i “përbshkët” Neokomunist pa Gjuhën
Shqipe zyrtare. Përjashtim, kryengritësve dhe Rilindasëve
Shqiptar. Që, politikanët shqiptar, ende merren me Gjuhë
Shqipe. Dhe, jo me Shtetin Shqiptar.
Gabimi madh
politik i ”Serbisë” Madhe”. Politikës “madhore” si “mike”, edhe gjatë sistemit
ish komunist jugosllav. Dhe, të Sotmit Neokomunist
në Maqedoninë e Veriut. Që, shqiptarët
e bënë shtet të pavarur në Ballkan. Shqiptarin, sa më shumë ta shtypësh ai shpërthen,
ringjallet si kryengritës për Liri. Padyshim, e kemi si dëshmi në Ditën e Sotme në “Liri”. Dhe,
jorastësisht “Serbia e Madhe” Sot: i ka dy
shtete shqiptar me vete, të tretin në Prag të Derës Madhe. Gabim politik i “Serbisë Madhe”. Shqiptarëve, jepu “liri”
dhe “sallmadi”. Poste partiake, dhe pasuri. I ke besnik këmbekrye me të katra si shërbetorë në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit” me shekuj, që nga Perandoria Osmane,
Mbretëria e “Serbisë
Madhe”, Jugosllavisë Komuniste Dje. Edhe, Sot nga Vetëvetja Neokomunistja.
Po. Edhe
Shkrimtari, shitet shumë lirë, edhe me pak para si shkrimtar
shqiptar në dobi të librit: ATDHEU, Burrë pa Grua: dy gota raki rrushi nën Rrap. Pas
pak i thotë kamarierit: Arat e Babait, nuk lërohen
me dy qe, ma sjell edhe një kalë t’u pri qeve para ugareve! Kalit “Bukefalë” të
Aleksandrit Maqedonisë patjetër edhe Dy shtama me verë!
Pse jo, edhe një Grua
besnike, te “Parku i Grave”. Jo, edhe për
zgjidhjen Çështjes Shqiptare! Shkaku, se: ende, nuk arritën ta blejnë
me shuma marramendëse partitë politike “patriotike” Komuniste dhe Neokomuniste
në pozitë dhe opozitë shqiptare dhe “maqedonase”. Shoqatat “Humanitare” të “vëllazërim
- bashkimit” Djeshëm jugosllav. Dhe, këto të Sotmet Neojugosllave me “Din e
Iman” të “vëllazërim – bashkimit”.
Shqiptarët dhe serbët,
gjatë sistemit komunist jugosllav, mes tyre kanë marrë dhe kanë dhënë edhe gra mes
vete si “vëllezër”. E kanë përzi edhe gjakun. Ballkani, është lëmsh ende i
pazgjidhur. Pak banorë, e dinë se: a janë shqiptarë, turqë, serbë, apo
“maqedonas” pa testin e ADN -së. Dëshira e tyre është, vetë të deklarohen dhe ta
përcaktojnë përkatsinë kombëtare.
Dihet, kalorësit e
arratisur dhe dalldisur në politikë kanë pasur edhe poste partiake edhe më të
larta në sistemin komunist jugosllav. Edhe, Gjuhë Shqipe. Shkolla dhe
Universitete. Institucione, që i kanë fituar me protesta studentore dhe
Kryengritje Shqiptare. Sesa, Sot: Pasuri dhe Gjuhë Shqipe me diploma
unevirsitare dhe tituj shkencor në këtë Sistem Neokomunist. Asaj kohe, kanë
pasur edhe, kryetar shqiptar të shtetit të Jugosllavisë (Sinan Hasanin). E,
Sot: bëjnë luftë partiake për presidentin e Republikës të Kosovës. Asaj kohe, kanë
pasur edhe Gjuhë
Shqipe në Kosovë. Shkolla shqipe. Edhe, Universitet Shqiptar. Por, nuk kanë pasur ende Republikë të Kosovës, dhe Shtet të “përbashkët”
shqiptar. Dorën, në zemër e kanë pasur Krahinën e Kosovës (“Republikën” e shtatë
të Jugosllavisë komuniste), që ka qenë edhe më shumë se Republikë Jugosllave me
të drejta kombëtare shqiptare. Serbët, e kanë njohur Gjuhën shqipe edhe më mirë
se shqiptarët. Shkaku, se: e kishin me ligj si kusht për punësime nëpër institucione. Patjetër, duheshte ta njohin edhe Gjuhën
Shqie. Përçudi, Sot: shqiptarët, ende merren me Gjuhën Shqipe në Maqedoninë e
Veriut?! Dhe, jo me të drejtat e barabarta si “vëllezër” në Shtetin e
“përbashkët të vëllazërim – bashkimit”?!
Populli shqiptar Sot, i
ka të gjitha me thasë, arnë përbi arnë: partitë politike shqiptare, protestat
partiake - politike, Fjalën e Lirë, përveç Shtetit Etnik Shqiptar.
Partitë Politike Shqiptare, e duan marrëzisht pushtetin, postet partiake edhe
pasurinë. Ende, nuk e kanë Trurin shqiptar në kokë për Ditën e Nesërme. Fatkeqësish,
nuk e duan Shqipërinë, as Kosovën! Aqmëpak, Popullin shqiptar. Mos, e them edhe
Maqedoninë e Veriut. E duan “Babën“ e Turqisë, dhe “Babën” e “Serbisë Madhe”.
Politikë e gabuar serbomadhe me vite. Shqiptarëve ua dhanë të drejtat e
“barabarta kombëtare”, por ato e duan Robërinë, nuk e duan Lirinë. Hë për hë, i
duan ato ”dhurata”, ose nuk i duan Dy shtete shqiptar në Ballkan. Lëmsh e li e
kanë para Dere edhe një shtet të Ri shqiptar në Ballkan, Maqedoninë e Veriut. E
kanë Shtetin e “përbashkët” pa Gjuhën Shqipe “zyrtare”, që duan ta “fitojnë” me
protesta “paqesore”. Nuk i kanë me vete partitë politike Shqiptare! Nuk, e kanë
”Babën” e tretë shqiptar.
Ende, Nuk munden ta zgjedhin
një president të Republikës Kosovës. Edhe pse, në sistemin komunist jugosllav e
patën një president shqiptar të Jugosllavisë, shkrimtarin Sinan Hasani. E, ku më
Sot ta shpallin edhe një Shtet të Ri shqiptar Maqedoninë e Veriut në Ballkan për
Ditën e Nesërme. Ose, një Shqipëri Etnike. Gjithë jetën e tyre politike në
pozitë dhe opozitë si politikanë e kaluan me protesta “paqesore” te Sheshi
“Makedonija” para këmbëve Kalit “Bukefalë” të Aleksndrit Madh Maqedonisë. Edhe,
te “Ura e Gurit”. Sheshi, “Skenderbeu”, me shpatën në brez për paqe, mes
varrezave të makinave me këngë dhe valle, ende pa Shtet Shqipar. Nuk e duan
Lirinë. E duan Robërinë.
Politikë ”madhore”, që e
volla Dje. E vjell edhe Sot…









