Mendime
Petrit Dibrani: Kur jetesa në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme nga papunësia dhe çmimet marramendëse
E hene, 06.04.2026, 06:01 PM
Kur jetesa në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme nga papunësia dhe çmimet marramendëse
Nga
Petrit Dibrani
Pispilingët
bishtatundës "politikanë", të gjithë njësoj janë! Me atë ngrefosjen
dhe kapardisjen ndaj njëri-tjetrit, si "gjeli majë plehut", janë
pasuruar mbi kurrizin e buxhetit të shtetit, të cilin e krijojmë ne si qytetarë
dhe taksapagues të rregullt. Megjithatë, ata përsëri nuk arrijnë marrëveshje
për zgjedhjen e Presidentit/es. Kurrë, asnjëherë nuk kanë menduar për jetesën e
mjerueshme të qytetarëve, por mjerisht vetëm për gushën e tyre të pangopur.
Neve,
si qytetarë aktivë të Kosovës sonë, këta "politikanë idiotë" na kanë
lënë vetëm dy zgjidhje: të dalim në rrugë e të protestojmë, ose nëse shkohet në
zgjedhje, të mos e votojmë asnjërin prej tyre!









