E merkure, 01.04.2026, 11:25 PM (GMT+1)

Mendime

Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë

E merkure, 01.04.2026, 06:14 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

1 Prilli - Rrena pa maskë

Një Prillin e kemi festë zyrtare,

ku rrena vishet si vajzë lozonjare;

del në shesh pa frikë, pa drojë, pa turp,

gjithë qeshin:- Eja, na gënje, moj çupë!

Po ne pse të çuditemi pandarë,

kur rrena na rritet si bari në arë?

Në komunë, në zyrë, krejt qëllimisht,

ajo firmoset me vulë - bëhet “zyrtarisht”.

Premtimet rriten pa leje si ndërtesa,

një kat për vota, dy për interesa;

rrena këtu s’është më thjesht një trill,

është me përvojë - jo vetëm për 1 Prill.

Na thonë: - Rritet paga - çmimi rrokulliset,

rinia kthehet sërish - fshati nuk braktiset;

por, rruga mbetet në letër vetëm si një hartë,

ndërsa rinia ikën, një nga një, ditë e natë.

Adresat “fshihen” si me magji nate,

njerëzit bëhen numra - pa zë e pa fate;

një rrenë burokratike, e ftohtë si mërzia,

që zbraz një vend më shumë se stuhia.

Dhe kur vjen 1 Prilli, çudia s’ka fund,

na thonë: “Sot mos i besoni askujt dhe askund!

Po ne qeshim hidhur, me të vërtetën e thjeshtë:

- Kur në vendin tonë 1 Prilli zgjat 365 ditë rresht…

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun Isuf B. Bajrami: Egocentrizmi i Edi Ramës si personalizim i lidershipit dhe implikimet e afrimit me Beogradin Petrit Dibrani: Zemra e Dardanisë shqiptare do të fitojë kundër Turqisë Isuf B. Bajrami: Bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Iranit në Gjirin Persik Asllan Dibrani – Luani: Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit! Gjon Keka: A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?! Florim Zeqa: Saktësia e një analize politike! Kalosh Çeliku: Vrasjet politike gjatë luftës së Kosovës 1988–1999 Idriz Zeqiraj: Ligji për të huajt, zbatimi selektiv i dokumenteve identitare! Ndue Dedaj: Partia, repart i organizuar... i kryetarit Kalosh Çeliku: Xhadika Isuf B. Bajrami: Open Balkan dhe Strategjitë Rama–Vuçiq Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj Asllan Dibrani (Luani): Tradhti institucionale në Deçan - kur pushteti sulmon kombin dhe përkulet para devijimit Lekë Mrijaj: Faleminderit Amerikë, mirënjohje dhe Zoti ju bekoftë! Florim Zeqa: Shteti pa referendum si shtëpia pa kulm! Isuf B. Bajrami: Rusia, Serbia dhe rrjeti i aleatëve në skenarin ekstrem të bllokimit të Ngushticave të Hormuzit dhe Bab al-Mandab Llesh Ndoj: Reagim psikologjik, apo instinkt grabitçar? Isuf B. Bajrami: Armatosja e Serbisë në një rajon me histori konfliktesh si Ballkani, ajo rrit rrezikun e tensioneve dhe mosbesimit Isuf B. Bajrami: Akrobacionet politiko-ushtarake të Aleksandar Vuçiçit...

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx