E merkure, 25.03.2026, 10:59 PM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj

E merkure, 25.03.2026, 06:58 PM



Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj

Nga Gjon Keka

Askush nuk mund të forcojë pushtetin e tij personal politik e t'i hyjë në qejf rrymave ideologjike fetare antikombëtare duke e sulmuar apo njollosur Lëvizjen kombëtare të Deçanit.

Njollosja e kësaj lëvizje kombëtare nga kryetari i komunës së Deçanit është e habitshme dhe paarsyeshme, në vend se të mbështetet kjo lëvizje ajo sulmohet dhe njolloset.

Të giithë e kanë parë daljen në dritë të Lëvizjes së Deçanit dhe qëllimin e saj në mbrojtje të vlerave kombëtare, identitetit, gjuhës dhe lirisë së besimit të secilit kudo që ai apo ajo don me besu ,por vetëm që identitetin kombëtar të ruhet si sytë e ballit dhe të mos devijohet në asnjë mënyrë nga rruga e natyrshme europiane, ngase dihet se Dardania dhe tërë komb ynë arbëror i ka rrënjët e tij të lashta që janë në zemër të shpirtit të përbashkët të civilizimit europian si familje.

Përgjatë historisë sonë kanë dalë lëvizje të shumta kombëtare që kanë patur të njëjtin djep, të njëjtën frymë prej nga kanë lind dhe të njëjtin vizion apo ideal, kështu edhe lëvizja e Deçanit ëshë frytë i kësaj fryme të historisë sonë kombëtare dhe idealit të paraardhësve të kombit tonë e mbi të gjitha idealit të kryeheroit të kombit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Dhe duke u bazuar në këtë frymë, të gjithë ata që dolën kundër këtyre lëvizjeve kombëtare që kishin për qëllim mbrojtjen e vlerave, identitetit, gjuhës dhe orientimit europian të kombit u njollosën, u sulmaun, nga haxhiqamilët,ballabanët dhe armiqtë e kombit tonë që nuk donin jo vetëm të kishte shtet të mirëfilltë kombëtar arbëror europian, as të kishte të ardhme, por as ekzistencë dhe as pjesë e familje europiane. Edhe sot nuk janë të panjohura këto sulme që po i bëhen kësaj levizje kombëtare, janë vazhdimiësi e atyre që duan që kombi ynë të jetë një komb me gjembën mbi kurriz, me petkun me njolla, dhe pa të ardhme europiane ,thjeshtë duan që të jetë e kapur nga rrymat ideologjike fetare armiqësore që nuk duan një shtet kombëtar europian,por një shtet fetar islamik në mesin e Europës.

Sigurisht që një gjë e tillë sa të ketë arbëror më gjak e frymë të Gjergj Kastriotit nuk do të ndodh, por se fryma antikombëtare është duke u rritë dhe ka për referencë haxhiqamilizimin dhe ballabanizmin që në njërën anë pengojnë ringjalljen kombëtare dhe ecjen në rrugën europiane të kombit tonë në përgjithësi dhe në anën tjetër fryma kombëtare e patriotëve dhe njerëzve fisnik të kombit tonë, bijë e bija të Gjergj Kastriotit që po bëjnë sakrificë e përpjekje që ta mbajnë timonin e anijes kombëtare në drejtimin e duhur e të natyrshëm brenda kontinentit të përbashkët të familjes dhe civilizimit europian. Nuk kemi nevojë me përdor fjalë turke apo arabe „din" apo „iman" kur dihet se ne i kemi fjalët tona, Besë" dhe „fe apo besim në Zot". Nga kjo lëvizja e Deçanit flet shqip dhe bazohet në gjuhën e vëtë shqipe, prandaj duke ditur se ajo mbron gjuhën, identitetin dhe kombin e figurat e saj edhe ajo ka „Besë dhe Zot" që fletë dhe kuptohet shqip ashtu që të gjithë të kuptojnë ashtu sikur Zoti e kupton dhe e njeh dardanin apo arbërorin ashtu edhe dardani apo arbërori e kupton dhe e njeh Zotin duke folur shqip dhe embël gjuhën e nënës.

Të gjithë e kanë parë se lëvizja kombëtare e Deçanit që nga dalja e saj ndryshoi kurs, kështu nga kursi i gabuar që kishte vite që kishte marrë shoqëria, një pjesë e popullit dhe madje edhe vetë disa nga institucionet, ajo nxiti që të ndryshohet ky kurs, dhe tani të gjithë e din se kursi i vetëm dhe i pashmangshëm i kombit tonë është ai i integrimit në familjen europiane, nuk ka kurs tjetër dhe as nuk do të ketë ndonjëherë sa të ketë bijë e bija të Gjergj Kastriotit në trojet dardano-arbërore, dhe kudo që ata janë.

Rrymat e ndryshmee ideologjike fetare kishin dhe kanë ende tendenca t'ia ndryshonin kursin kombit, popullit ,shoqërisë e shtetit tonë duke e orientuar kah lindja, dhe sigurisht që dora e armiqëve ishte dhe është ajo që e ushqen edhe sot këtë kurs fatalist për popullin tonë duke e devijuar kah lindja, dhe duke shkel mbi idealin dhe gjakun si dhe duke harruar rrugën për të cilën luftuan dhe dhanë jetë shumë heronjë e dëshmorë për liri, demokraci, republik ,bashkim dhe rikthim në familjene kombeve europiane aty ku e ka vendin kombi ynë në përgjithësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani (Luani): Tradhti institucionale në Deçan - kur pushteti sulmon kombin dhe përkulet para devijimit Lekë Mrijaj: Faleminderit Amerikë, mirënjohje dhe Zoti ju bekoftë! Florim Zeqa: Shteti pa referendum si shtëpia pa kulm! Isuf B. Bajrami: Rusia, Serbia dhe rrjeti i aleatëve në skenarin ekstrem të bllokimit të Ngushticave të Hormuzit dhe Bab al-Mandab Llesh Ndoj: Reagim psikologjik, apo instinkt grabitçar? Isuf B. Bajrami: Armatosja e Serbisë në një rajon me histori konfliktesh si Ballkani, ajo rrit rrezikun e tensioneve dhe mosbesimit Isuf B. Bajrami: Akrobacionet politiko-ushtarake të Aleksandar Vuçiçit... Gjon Keka: Në rrënjët e kombit tonë qëndron shpirti human arbëror-dardan europian, pa ndikim nga ideologjitë fetare Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (7) Rrezart Kalaja: Pse shqiptarët nuk duhet ta festojnë Bajramin? Kalosh Çeliku: “Reklamimi” i tenxhereve Isuf B. Bajrami: Tensionet Kosovë–Serbi, Roli i Politikes Hibride dhe Armatimeve Visar Zhiti: Vjen drita e yllit, edhe kur është i shuar… Refik Hasani: Dy pakica, dy standarde Gjon Keka: Heqja e fusnotës... Klajd Kapinova: SHBA, Shqipëria, Irani, Israel dhe Kuba në nje këndvështrim të shpejtë sipërfaqsor dje dhe sot Asllan Dibrani (Luani): Kosova nuk ka luksin të rrënojë vetë liderët Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin Isuf B. Bajrami: Degradimi i diskursit publik në Kosovë - Dhuna verbale, shpifjet dhe polarizimi ndërkombëtar Ilir Sefaj: Faji - si kut për matje në politikë! Rrezart Kalaja: Manipulimi i Fesë dhe Rreziku për Shoqërinë: Një Thirrje për Vetëdije Kombëtare

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx