Mendime
Gjon Keka: Në rrënjët e kombit tonë qëndron shpirti human arbëror-dardan europian, pa ndikim nga ideologjitë fetare
E shtune, 21.03.2026, 06:57 PM
Në rrënjët e kombit tonë qëndron shpirti human arbëror-dardan europian, asnjë ideologji fetare nuk ka pas ndikim mbi këtë shpirt
Nga
Gjon Keka
Politika
dhe ideologjitë fetare nuk kanë asgjë të përbashkët, se ideologjitë fetare në
thelb nuk janë subjekt i politikës dhe për këtë arsye asgjë nuk është më e
rrezikshme sesa përpjekja për të kombinuar dy cilësi të tilla të ndryshme, kur
pushtetarët për qëllime të tyre politike dhe votash veshin edhe petkun e
ideologjive fetare për të marrë sa më shumë mbështetje e votash për të u
ngjitur në pushtet ose për të qëndruar në karrikën e pushtetit.
E
rrezikshme është përzierja e politikës me ideologjitë fetare,historia është
dëshmitare e shumë fatëkeqësive kur ideologjitë fetare dhe politika u
binjakëzuan. Se kjo edhe sot mund t'i shkaktojë ndonjë fatëkeqësi apo dëm
shtetit laik të Kosovës, kjo nuk ka asnjë dyshim ,sepse në Kosovë dhe në tërë
kombin tonë nuk ekziston vetëm një ideologjie fetare,por ka
mysliman,katolik,ortodoks, protestante etj, pra ka të ndryshme.
Dhe
në një shoqëri të tillë politika apo pushtetarët nuk kanë çka bëhen servil apo
shfaqin nevojën për fetarizëm të tyre, sepse në një shtet me ideologji fetare
të ndryshme,pushtetarët apo udhëhqësit e shtetit janë të të gjithë qytetarëve
dhe jo të një ideologjie fetare, pra më saktësisht ata duhet ta mbajnë nevojën
e tyre fetare brenda tyre nëse besojnë apo nuk besojnë në Zot, pra është
çështje personale private – e brendshme.
Nëse
një pushtetar i Kosovës është fetar qoftë ai mysliman, katolik,protestant etj,
është çështje e tij personale, nëse nuk është fetar,pra nëse është ateist
sërish është çështje e tij personale, ai nuk ka nevojë ta shkel kushtetutën e
të bëhet servil apo të pëlqej apo të anojë në një ideologji fetare, ai është
zgjedhur në krye të qeverisë apo shtetit si shqiptar dhe jo si fetar i ndonjë
ideologjie fetare. Nuk ka nevojë as në kohë festash qofshin ato festa të
krishtere si Pashkë e Krishtlindje, as Festë të Bajramit apo festa tjera fetare
të shkojnë në selitë e ideologjive fetare e të tregohen më myderriz se
myderrizi, e as më prift se prifti, e as më pastor se pastori etj, por nëse
dëshiron t'i respektojë të gjithë fetë në Kosovë duke mos e shkel kushtetutën
dhe laicitetin, ai mund t'ia urojë secilës fe në kohë festash, festën e tyre me
një letër urimi dhe kaq mjaftonë.
Nuk
ka nevojë me shku as në seli të Bashkësisë Islame të Kosovës e as në seli të
Ipeshkvisë Katolike të Kosovës, e as në seli tjera të ideologjive fetare por të
qëndrojë neutral ndaj feve në Kosovës dhe kështu e respekton kushtetutën dhe
aspektin human e tregohet se është vërtetë i shqiptar i vërtetë i të gjithë
qytetarëve pa dallim feje apo jo.
Kosova
është shtet laik, europian nuk është as mysliman, as katolik as i ndonjë
ideologjie tjetër fetare. Në rrënjët e kombit tonë qëndron shpirti human
arbëror-dardan europian, prandaj asnjë ideologji fetare nuk ka pas ndikim mbi
këtë shpirt, gjithnjë shpirti ilir-arbëror e dardan ka pas Zotin e vetë që e ka
thirrë në gjuhën e vetë amëtare arbërore(shqipe),gjuhën e vetë, dhe idealin e
qëllimin e vetë drejtë të ardhmes së tij brenda familjes që i takon, pra
qytetërimit të përbashkët të familjes europiane.
Asnjë
hero, asnjë dëshmor, asnjë martirë i kombit tonë dardan-arbëror nuk ka luftuar
si mysliman, katolik, protestant etj, por si arbëror(shqiptarë) kundër secilit
pushtues cilido qoftë ai dhe çfardo ideologjie fetare të ketë pas ai. Përzierja
e heronjëve, martirëve, apo dëshmorëve me bojëra ideologjike fetare është një
qarje e brendshme e shpirtit dhe trupit kombëtar, e prishjes së unitetit të
vetë gjakut dhe shpirtit arbëror-dardan për liri, pavarësi dhe bashkim. Ngjitja
e ndonjë boje të ideologjisë fetare heronjëve, martirëve, dëshmorëve do të
thotë prishje e shpirtit të unitetit dhe vëllazërisë së gjakut,shtrembërim i
idealit të tyre kombëtar.
Arbërorët
vetëm të bashkuar dhe pa ndarje bojërash ideologjike fetare, kanë arritë ta
ruajnë identitetin, të jenë vëllezër të gjakut e gjuhës dhe të ecin krah për
krah si vëllezër përpara sepse vetëm kështu ata mund të bëjne gjëra të mëdha
për kombin ,shtetin, njëri-tjetrin e shoqërinë, civilizimin e përbashkët, dhe
vetëm kështu ata mund të arrijnë te qëllimi i tyre i bashkimit dhe i hyrjes me
dinjitet në familjen europiane.









