Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj

| E merkure, 25.03.2026, 06:58 PM |



Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj

Nga Gjon Keka

Askush nuk mund të forcojë pushtetin e tij personal politik e t'i hyjë në qejf rrymave ideologjike fetare antikombëtare duke e sulmuar apo njollosur Lëvizjen kombëtare të Deçanit.

Njollosja e kësaj lëvizje kombëtare nga kryetari i komunës së Deçanit është e habitshme dhe paarsyeshme, në vend se të mbështetet kjo lëvizje ajo sulmohet dhe njolloset.

Të giithë e kanë parë daljen në dritë të Lëvizjes së Deçanit dhe qëllimin e saj në mbrojtje të vlerave kombëtare, identitetit, gjuhës dhe lirisë së besimit të secilit kudo që ai apo ajo don me besu ,por vetëm që identitetin kombëtar të ruhet si sytë e ballit dhe të mos devijohet në asnjë mënyrë nga rruga e natyrshme europiane, ngase dihet se Dardania dhe tërë komb ynë arbëror i ka rrënjët e tij të lashta që janë në zemër të shpirtit të përbashkët të civilizimit europian si familje.

Përgjatë historisë sonë kanë dalë lëvizje të shumta kombëtare që kanë patur të njëjtin djep, të njëjtën frymë prej nga kanë lind dhe të njëjtin vizion apo ideal, kështu edhe lëvizja e Deçanit ëshë frytë i kësaj fryme të historisë sonë kombëtare dhe idealit të paraardhësve të kombit tonë e mbi të gjitha idealit të kryeheroit të kombit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Dhe duke u bazuar në këtë frymë, të gjithë ata që dolën kundër këtyre lëvizjeve kombëtare që kishin për qëllim mbrojtjen e vlerave, identitetit, gjuhës dhe orientimit europian të kombit u njollosën, u sulmaun, nga haxhiqamilët,ballabanët dhe armiqtë e kombit tonë që nuk donin jo vetëm të kishte shtet të mirëfilltë kombëtar arbëror europian, as të kishte të ardhme, por as ekzistencë dhe as pjesë e familje europiane. Edhe sot nuk janë të panjohura këto sulme që po i bëhen kësaj levizje kombëtare, janë vazhdimiësi e atyre që duan që kombi ynë të jetë një komb me gjembën mbi kurriz, me petkun me njolla, dhe pa të ardhme europiane ,thjeshtë duan që të jetë e kapur nga rrymat ideologjike fetare armiqësore që nuk duan një shtet kombëtar europian,por një shtet fetar islamik në mesin e Europës.

Sigurisht që një gjë e tillë sa të ketë arbëror më gjak e frymë të Gjergj Kastriotit nuk do të ndodh, por se fryma antikombëtare është duke u rritë dhe ka për referencë haxhiqamilizimin dhe ballabanizmin që në njërën anë pengojnë ringjalljen kombëtare dhe ecjen në rrugën europiane të kombit tonë në përgjithësi dhe në anën tjetër fryma kombëtare e patriotëve dhe njerëzve fisnik të kombit tonë, bijë e bija të Gjergj Kastriotit që po bëjnë sakrificë e përpjekje që ta mbajnë timonin e anijes kombëtare në drejtimin e duhur e të natyrshëm brenda kontinentit të përbashkët të familjes dhe civilizimit europian. Nuk kemi nevojë me përdor fjalë turke apo arabe „din" apo „iman" kur dihet se ne i kemi fjalët tona, Besë" dhe „fe apo besim në Zot". Nga kjo lëvizja e Deçanit flet shqip dhe bazohet në gjuhën e vëtë shqipe, prandaj duke ditur se ajo mbron gjuhën, identitetin dhe kombin e figurat e saj edhe ajo ka „Besë dhe Zot" që fletë dhe kuptohet shqip ashtu që të gjithë të kuptojnë ashtu sikur Zoti e kupton dhe e njeh dardanin apo arbërorin ashtu edhe dardani apo arbërori e kupton dhe e njeh Zotin duke folur shqip dhe embël gjuhën e nënës.

Të gjithë e kanë parë se lëvizja kombëtare e Deçanit që nga dalja e saj ndryshoi kurs, kështu nga kursi i gabuar që kishte vite që kishte marrë shoqëria, një pjesë e popullit dhe madje edhe vetë disa nga institucionet, ajo nxiti që të ndryshohet ky kurs, dhe tani të gjithë e din se kursi i vetëm dhe i pashmangshëm i kombit tonë është ai i integrimit në familjen europiane, nuk ka kurs tjetër dhe as nuk do të ketë ndonjëherë sa të ketë bijë e bija të Gjergj Kastriotit në trojet dardano-arbërore, dhe kudo që ata janë.

Rrymat e ndryshmee ideologjike fetare kishin dhe kanë ende tendenca t'ia ndryshonin kursin kombit, popullit ,shoqërisë e shtetit tonë duke e orientuar kah lindja, dhe sigurisht që dora e armiqëve ishte dhe është ajo që e ushqen edhe sot këtë kurs fatalist për popullin tonë duke e devijuar kah lindja, dhe duke shkel mbi idealin dhe gjakun si dhe duke harruar rrugën për të cilën luftuan dhe dhanë jetë shumë heronjë e dëshmorë për liri, demokraci, republik ,bashkim dhe rikthim në familjene kombeve europiane aty ku e ka vendin kombi ynë në përgjithësi.