Mendime
Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë
E merkure, 01.04.2026, 06:57 PM
NJË BASHKËBISEDIM PËR ÇAMËRINË
Nga
Fahri Dahri
Dje
(30/03/2026), pata një ftesë për bashkëbisedim lidhur me plagën e pa mbyllur,
të ndodhur që nga viti 1913 dhe që u përkeqësua në përmasa mjaft çnjerëzore
gjatë viteve 1944-mars 1945.
Tashmë
dihet mirë nga të gjithë dhe nga ata që e krijuan dhe e lejuan, të cilët duhet
ta kishin shëruar plagën e thellë kombëtare shqiptare, që njihet si
"Çështja Çame" (shkëputja nga trojet Amë - 1913, persekutimi moral,
fizik, ekonomik, politik, ndëshkim pasuror, demografik).
Bashkëbisedimi
u krye me gazetaret Luela Myftari dhe Sildni Koqini. Ishte i ngrohtë, i
sinqertë, i mirëkuptueshëm, me ndjenja të thella në kërkim të mbrojtjes së
"Çështjes Çame". U dskutuan dhe u hodhën mendime për mundësitë e
zgjidhjes në përputhje me ligjet, konventat, rregullat ndërkombëtare. Nëpërmjet Bashkimit Europian dhe SHBA të
krijohet një komisioni hetimor, me objekt nxjerrjen e përgjegjësisë, shkaqet
dhe shkaktarët e kryerjes së genocidit grek ndaj banorëve autoktonë të
Çamërisë. Sigurisht në këndvështrimin tonë.
Në
bashkëbisedim u trajtuan disa probleme me interes të përbashkët mes fqinjësive
shtetërore dhe më gjërë.
Ishte
aftësia profesionale e dy gazetareve që krijuan një atmosferë të ngrohtë dhe
lehtësuese në zhvillimin e bisedimit.
Në
përfundim të takimit, më dhuruan tre libra të autorëve me origjinë nga Çamëria.
Sot
lexova njërën prej tyre me titull: ODE (Për tempujt që nuk harrohen), të
autorit Luan Rama. Libri i kushtohet tragjedisë, masakrave greke ndaj
popullsisë autoktone të Çamërisë. Në libër, autori e merr lexuesin dhe e
shoqëron në rrugëtimin e vdekjes dhe të vuajtjeve të skajshme të banorëve të
besimit mysliman të Çamërisë. Trajton me vërtetësi, nëpërmjet gërshetimit të
dëshmive si ngjarjet e individëve dhe të
atyre kolektive. Të sakta ngjarjet e kryera, të rrënqethet trupi. Krime
monstruoze, aspak veprime njerëzore, por kafshëri e kafshëve të lloit të
egërsive.
Një
veçanti në mënyrën e tregimit nga autori, i cili ka zgjedhur informimin e
tragjedisë nëpërmjet hijeve të atyre të gjallëve që u vranë, u masakruan, u
dogjën në furrat e zjarrta, u përdhunuan, të atyre që mbetën të vrarë në
trugjet e pemëve, në puset e ujit, në sheshet e dasmave, të kuvendimeve.
Kam
lexuar shumë shkrime, dëgjuar këngë dhe shikuar valle. Njoh ecurinë e vuajtjeve
të atyre banorëve, të cilët u bënë pre e "Megalloidesë" të vitit 1844,
ku është shpalosur dhe vulosur strategjia e shtetit grek për shtrirjen e
helenizmit edhe në popujt dhe trojet e të tjerëve, nëpërmjet pushtimeve dhe
nënështrimeve. Por prap se prap, duke lexuar këtë botim të shkrimtarit Luan
Rama, më bëhet sikur i kexoj apo i dëgjoj për herë të parë.
Ju
faleminderit i nderuar Luan!
***
Mbresa
nga takimi.
-
Gazetarja Myftari para regjistrimit të bashkëbisedimit më shumë dashamirësi më
ofroi një bllok për të shënuar konsideratën time për veprimrarinë e
"Çamikos". Më erdhi keq që nuk ja plotësova kërkesën, jo se nuk
duhej, por më pengon dridhja e duarve, rrjedhojë e moshës. U mirëkuptuam. Kërkesën ja
plotësova në bashkëbisedim.
-
Në momentin e largimit i pyeta dy gazetaret se si lindi idea e
"Çamikos".
Më
sqaruan. Ishte rrjedhojë e ndjenjave për vendlindjen e të parëve. Ishte Amaneti
për të mbetur gjallë Çamëria me
historinë, gjeografinë, gjakun, zakonet dhe traditat e saj.
Të
kuptohet nga të gjithë dhe kudo se Çamëria ekziston. Është e gjallë dhe kërkon
të drejtat e saj legjtime. Në përgënjeshtrim të atyre që e kanë dashur dhe e
duan të vdekur. Të atyre që çirren se "Çamëria nuk ekziston".
-
Mes tjerash u shprehën se "Çamikon" e kishin hedhur si ide vite më
parë me përfaqësues të një partie politike.
Përgjigja
ishte se nuk ishte ide e mirë edhe për faktin se: "Çamët nuk dinë të flasin".
Të
jem i sinqertë mbeta i shtangur.
Kjo
përgjgje ishte jashtë çdo llogjike. Thënësi i këtij konkluzioni a nuk e dinte
se kush ishte Homeri, po Akili, Hasan Tasini, Elena Gjika (Dora d'Istria),
Abedin Dino, Kolë Idromeno, Musa Demi, Ali Demi, Bilal Xhaferri, Teme Sejko,
Qamil Buxheli, e shumë e shumë të tjerë që kanë shkëlqyer me mendjet dhe
dituritë e tyre, jo vetëm në krahinën e Çamërisë e të Shqipërisë por në Europë
dhe në Azi.
Sot
me "Çamikon", e cila ushtrron emisionin e saj të sukseshëm, tepër të
frytshëm, flasin bukur, pastër, me ndjenja edhe ata të rinjtë e të rejat,
dëshmitarë okularë të dramës çame, që sot janë të thinjur, me rudha, me syze,
por plot energji, dëgjohen me shumë vëmëndje pavarësisht kur mimikat e fytyrës,
lotët që rrjedhin nga sytë flasin me shumë dashuri për vendlindjen e tyre. Dhe
këto të folura nga çamët e lindur atje, na i bëjnë të mundura dy mbesa të reja pramthiote e
lopsiote.
Besoj
se edhe ai/ajo që u shprehën se "çamët nuk dinë të flasin", nëse e
thanë nga padija, do jenë gëzuar që nëpërmjet "Çamikos" morën vesh që
çamët dinë të flasin. Por duhet të dinë edhe se "çamët dinë të flasin në
vende dhe në kohën që duhet folur".
Falenderoj përzëmërsisht
dy gazetaret si dhe z. Alket Veliun që
kontribuojnë suksesshëm në të vërtetën se "Çamëria ekziston, është
gjallë dhe kërkon të drejtat legjitime të saj".
Ju uroj udhëtim të mbarë
në misionin e shenjtë të përkushtimit ndaj vendit të paraardhësve tanë.
Fahri Dahri
31 Mars 2026









