E diele, 05.04.2026, 12:21 AM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku: Rrezik sot për një shtet shqiptar

E shtune, 04.04.2026, 06:55 PM


RREZIK SOT PËR NJË

SHTET SHQIPTAR

NGA KALOSH ÇELIKU

Lugati Ri në Shqipëri, krah për krahu me atë Plak, dhe ai tjetri në Republikën e Kosovës, moti kohë janë plakur me një këmbë në varr, e tjetrën mbi tokë mes varreve në Politikën Shqiptare. Lugati plak, me këmbëngulje me një këmbë në varr e tjetrën mbi varr, ende nuk vdes rrëzë “Çuke”. Lutjeve politike te Kisha shqiptare Guri i Zi” me Dy Lisa bineq kokë më kokë mbi Katund. Tyrbe kreshnike, ku gratë shqiptare i përshkonin fëmijët t’i shpëtojnë nga xhindet e Natës, që ua rrëmbenin nga shtrati pasmesnate mes Nanës dhe Babait.

Natën, Sot: zgjohen lugetër, dhe na i rrokullisin tinarët me tëlyen në korridorin e Shtëpisë para Agimit. Lindjes të Diellit me rreze mbi “Çelvjollcë”. Kusiat me gjizë nëpër shtëpinë e Babait me “nagëntin” nën jastëk me fishek në gojë. Mauzerrin mbi krye në shtrat. Dhe, “kashikarat” e serbit me dy mollët e kuqe të italjanit, nateditë në xhepat e strukes zezë varë pas dere.

Lugati, që pak para Agimit, pa dalë ende Drita ikë mes varreve. Edhe, bie në gjumë me ëndrra pushtuese - asimiluese. Cilës shtëpie pasmesnate, Ditën e Nesërme do t’ia rrokullisë tinarët me tëlyen. Përsëri, të zgjohet natën lugat me dritën e tij mbi Katund.

Pasmenate, zgjohet dhe delë nëpër Katund me fenerë në dorë te “Kodra e Tike” majë “Çuke”. Shkrep flakë-drite majë lisave: vap – vaap - vaaap. U sulet tinarëve me tëlynë, dhe kusiave me tambël t’i rrokullisë bythekrye nëpër dhomë në Shtëpinë e Babait. Siç duket, shqiptarët ende do të kenë luftë për Liri pasmesnate me lugetërit e rinj dhe ato pleq përtej Ditës Nesërme. Fatkeqsisht, Sot: me dy Lugetër të Rinj, dhe një Plak, nuk shkohet në Evropë. Rrezik, Sot: për një Shtet Shqiptar në luftë me shekuj për “Liri” dhe Robëri!

Nesër, nuk e di: sa lugetër të rinj dhe pleq do t’i kenë shqiptarët për në Evropë?! Dhe, Shqipëri...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Nuk ka tejkalim të krizës pa një alternativë të re politike! Isuf B. Bajrami: Kriza e Ngushticës së Hormuzit dhe fragmentimi i rendit ndërkombëtar Fejzulla Berisha: E vërteta që serbët nuk mund ta mohojnë: Shqiptarët autoktonë në Kosovë, serbët ardhacakë! Luljeta Pula: Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur! Isuf B. Bajrami: E drejta e qytetarëve për vetëmbrojtje ligjore ndaj kërcënimeve psikologjike, rreziqeve natyrore dhe situatave emergjente Ndue Dedaj: Politikanët në kisha e xhami si të “deleguar”, pse? Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake Llesh Ndoj: Vogjëlia dhe paria… Idriz Zeqiraj: Atë ditë bashkova lotin tim me lotin e Vjosa Osmanit Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun Isuf B. Bajrami: Egocentrizmi i Edi Ramës si personalizim i lidershipit dhe implikimet e afrimit me Beogradin Petrit Dibrani: Zemra e Dardanisë shqiptare do të fitojë kundër Turqisë Isuf B. Bajrami: Bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Iranit në Gjirin Persik Asllan Dibrani – Luani: Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit! Gjon Keka: A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?! Florim Zeqa: Saktësia e një analize politike! Kalosh Çeliku: Vrasjet politike gjatë luftës së Kosovës 1988–1999 Idriz Zeqiraj: Ligji për të huajt, zbatimi selektiv i dokumenteve identitare!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx