Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Kur jetesa në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme nga papunësia dhe çmimet marramendëse

| E hene, 06.04.2026, 06:01 PM |


Kur jetesa në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme nga papunësia dhe çmimet marramendëse

Nga Petrit Dibrani

Pispilingët bishtatundës "politikanë", të gjithë njësoj janë! Me atë ngrefosjen dhe kapardisjen ndaj njëri-tjetrit, si "gjeli majë plehut", janë pasuruar mbi kurrizin e buxhetit të shtetit, të cilin e krijojmë ne si qytetarë dhe taksapagues të rregullt. Megjithatë, ata përsëri nuk arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit/es. Kurrë, asnjëherë nuk kanë menduar për jetesën e mjerueshme të qytetarëve, por mjerisht vetëm për gushën e tyre të pangopur.

Neve, si qytetarë aktivë të Kosovës sonë, këta "politikanë idiotë" na kanë lënë vetëm dy zgjidhje: të dalim në rrugë e të protestojmë, ose nëse shkohet në zgjedhje, të mos e votojmë asnjërin prej tyre!