E diele, 05.04.2026, 10:45 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Aleanca LDK-PAN amnistoi krimin dhe lëndoi miqtë e Rugovës

E diele, 05.04.2026, 06:54 PM


ALEANCA LDK-PAN AMNISTOI KRIMIN DHE LËNDOI MIQTË E RUGOVËS

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Kryetari i partisë uzurpoi kompetenca tej mbretërore. Ai shantazhonte të gjitha strukturat e partisë. Tandemi Hashimi-Isa kishin planifikuar ta kopjonin tandemin rus Putin-Medvedev, në ndërrimin e posteve president-kryeministër dhe anasjellats! Drejtori i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, me dashje apo padashje, denoncoi në "TV Canal+ francez", se Hashim Thaçi ishte agjentë i yni, agjent i Francës dhe i Serbisë - njëherësh. Ishin bashkëpunëtorët e tyre, brenda LPK së djeshme, PAN-it të sotëm, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzuan për sabotimin e Luftës të Kosovës, rrjedhimisht, për tradhti, katërshen  katërshen e parë: Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin.

Disa nga "komandantët", e thojzojmë emërtesën, sepse, realisht, kurrë nuk kanë qenë të tillë, por, vetëm kanë përfituar, në vend që të luftonin armikun, ata hartonin lista morbide vrastare, përgjakën shqiptarët, duke i konsideruar si armiq politikë. Kjo mjaftoi për armiken Serbi, të krijojë dosje për krime faktike të disa "komandantëve", të cilat Serbia i përdori suksesshëm, për t`i shantazhuar, duke kërkuar shërbime dhe lëshime, të cilat Kosova vazhdon t`i vuajë edhe sot pas një çerek-shekulli.

Kuadrot që kanë sakrifikuar shumë për LDK-në, janë shqetësuar dhe kanë paralajmëruar Lidershipin, fillimisht, intimisht, për aleancën me shoqërinë satanike, përkatësisht, me eksponentët e PAN-it, që kanë përgjakur LDK-në. Ndonëse nuk kanë hasur në mirëkuptim, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet partinë, kanë denoncuar edhe publikisht "miqësinë" e rreme, duke kërkuar distancimin. Megjithatë, klanit uzurpator kurrë nuk i dëgjoi zërat shqetësues të veprimtarëve veteranë dhe të rinj të LDK-së. Aq më pak u kushtoi vëmendje vërejtjeve të miqve të sinqertë të Presidentit Rugova, të cilët kanë qenë dhe mbetën gjithmonë roje besnike të partisë-Lëvizje, LDK-së!

Gazeta kombëtare "Bota Sot", pa referimin tek shkrimet në faqet e saja, në vite e dekada, historia e kohës të sotme e Kosovës, do të ishte e mangët. Botuesi saj, Xhevdet Mazrekaj, me vëllezër, ka rrezikuar shumë, pikërisht, në mbrojtjen e LDK-së, pasqyrimin me besnikëri të përndjekjes, deri në vrasjen të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, veprimtarëve të LDK-së, gazetarëve të kësaj gazete, por edhe brenda llojit, veprimtarët e hershëm të LPK-së, me qëllim të shmangies të konkurrencës për pushtet në të ardhmen. Krimi mori përmasa tmerruese. Nën sundimin e Qeverisë të Përkohshme, në Kosovë, një jetë njeriu kushtonte vetëm një plumb o33 fenik të Markes gjermane!

Selia e "Bota Sot", në Zyrih të Zvicrës, kishte 12 redaktorë dhe gazetarë brenda, përfshirë edhe çiftin Skënder dhe Elida Buçpapaj. Lidershipi i LPK-së e gjeti Jeton LLeshin, nga një fshat i Dibrës të Maqedonisë, me librezë të njërës nga partitë e PAN-it, dërgoi "dhuratë" në pako një bombë ruse, e cila po të hapej nga anën e kundërt, do ta hidhte në erë selinë me stafin e gazetës. Megjithatë, zoti Mazrekaj, një mik i mirë dhe besnik i Presidentit Rugova, as pas këtij akti makabër, nuk e ndërpreu botimin e gazetës, qoftë edhe si portal.

Vitin e shkuar, gazetari dhe intelektuali i kompletuar, Xhevdet Mazrekaj, bëri disa shkrime te serta, duke alarmuar se kah po shkon LDK-ja?! Eksponentë klanistë brenda LDK-së, miq për kokë të PDK-së, u nxituan ta akuzojnë botuesin Mazrekaj se "tradhtoi" LDK-në dhe iu bashkua LVV! Vërtet, ishte një zemër-plasje e Mazrekaj, për katandisjen e LDK-së, të cilës ia ka bërë fushatën zgjedhore përtej tri dekadash radhazi. Gjenerali Napoleon vlerësonte shumë mirënjohjen, madje thoshte se "më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët".

LDK-ja i ka borxh ndihmën materiale "Bota Sot", për ta mundësuar edhe hapjen e një televizioni, si dritare të vetme, për mbështetjen e të djathtës të Kosovës. Aq më parë, kur janë dhjetëra agjenci televizive, që financohen nga e majta vendore dhe ajo e Tiranës zyrtare, për luftimin e të djathtës gjithë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nikoleta Kovaçi: Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë! Isuf B. Bajrami: Kaosi dhe Sfida Demokratike në Zgjedhjet Lokale në Serbi Gani Pllana: Prof. Dr. Isak Hoxha – pedagog me vlera njerëzore dhe profesionale Kalosh Çeliku: Rrezik sot për një shtet shqiptar Florim Zeqa: Nuk ka tejkalim të krizës pa një alternativë të re politike! Isuf B. Bajrami: Kriza e Ngushticës së Hormuzit dhe fragmentimi i rendit ndërkombëtar Fejzulla Berisha: E vërteta që serbët nuk mund ta mohojnë: Shqiptarët autoktonë në Kosovë, serbët ardhacakë! Luljeta Pula: Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur! Isuf B. Bajrami: E drejta e qytetarëve për vetëmbrojtje ligjore ndaj kërcënimeve psikologjike, rreziqeve natyrore dhe situatave emergjente Ndue Dedaj: Politikanët në kisha e xhami si të “deleguar”, pse? Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake Llesh Ndoj: Vogjëlia dhe paria… Idriz Zeqiraj: Atë ditë bashkova lotin tim me lotin e Vjosa Osmanit Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun Isuf B. Bajrami: Egocentrizmi i Edi Ramës si personalizim i lidershipit dhe implikimet e afrimit me Beogradin Petrit Dibrani: Zemra e Dardanisë shqiptare do të fitojë kundër Turqisë Isuf B. Bajrami: Bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Iranit në Gjirin Persik Asllan Dibrani – Luani: Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx