Mendime
Gani Pllana: Prof. Dr. Isak Hoxha – pedagog me vlera njerëzore dhe profesionale
E shtune, 04.04.2026, 07:06 PM
PROF. DR. ISAK HOXHA-PEDAGOG ME VLERA NJERËZORE DHE PROFESIONALE NË FUSHËN E MATEMATIKËS NË FAKLUTETIN E NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS NË PRISHTINË
Nga Gani S. Pllana
Prof.
dr. Isak Hoxha u lind më 28 shkurt 1947 në fshatin Zhur, komuna e Prizrenit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen-Normalen në Prizren, në
vitin 1967. Në të njëjtin vit është regjistruar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë,
në grupin e matematikës, të cilin e ka përfunduar në vitin 1971. Prej vitit
1971 deri në vitin 1973 ka qëndruar në Zagreb për studime pasdiplomike.
Në
vitin 1973 është emëruar asistent për matematikë në Fakultetin Teknik të
Universitetit të Kosovës, në Prishtinë. Prej vitit 1979 deri në vitin 1981 ka
ligjëruar lëndën mësimore “Programimi
linear” në degën e matematikës, në FSHMN.
Në
janar të vitit 1981 ka mbrojtur punimin e magjistraturës, në fushën e
analizës funksionale, me
titull: “Komutatorët e
operatorëve në Hapsirën e Hilbertit”, në Fakultetin e
Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë.
Në vitin 1982
është zgjedhur ligjërues në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në
Prishtinë.
Gjatë viteve
akademike 1987-1988 ishte në specializim në Universitetin Shtetëror të
Bellorusisë, në Minsk, për një qëndrim studimor, ku përgatiti tezën e
doktoratës, të cilën e mbrojti me sukses në muajin maj të vitit 1989, me
titull: “Disa klasa të ekuacioneve
diferencë dhe integro-digerencë me koeficient oscilues”, në Fakultetin e
Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, në Prishtinë.
Prof. Isak
Hoxha, gradualisht u ngrit në hierarkinë akademike duke u emëruar docent (1990),
profesor inordinar (1993), dhe profesor ordinar në vitin 2003.
Prof. Hoxha
ligjëroi një mori lëndësh në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në Fakultetin
e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, në Universitetin
Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë, në Fakultetin
e Bujqësisë në Prishtinë, në Universitetin e Prizrenit, si edhe në disa kolegje
private të arsimit universitar. Ishte gjithashtu i përfshirë në mësimdhënie në
programet pasuniversitare të Fakultetit Teknik.
Gjuhët e huaja: serbokroatisht, rusisht dhe anglisht.
Veprimtaria shkencore-hulumtuese
Veprimtaria
shkencore e prof. dr. Isak Hoxha përfshin një sërë punimesh të publikuara në
revista vendore dhe ndërkombëtare, tematika nga analiza funksionale, ekuacionet
diferenciale dhe integralo-diferenciale. Ndër punimet më të njohura të tij
përmenden:
1. Hoxha, I.: “Komutatorët e operatorëve në Hapsirën e Hilbertit”, temë e
magjistraturës. Në këtë punim, në kapitullin e parë vërtetohet rezultati
themelor se operatori identik nuk është komutator (Teorema e Winter-Wislandit).
Pastaj jepet kushti i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që operatori të jetë
komutator në hapësirën e fundme n-dimensionale dhe Teorema e Jakobso-it, e
pastaj jepet gjeneralizimi i saj. Në kapitullin e dytë shfrytëzohen matricat
operatoriale. Vërtetohet se çdo shift unilateral dhe bilateral është komutator.
Në kapitullin e tretë konsiderohen familjet (J)-idealet e operatorëve kompakt
(S)-familja e operatorëve
-kompakt dhe ![]()
2. Hoxha, I.: “Një
kriter i interpolimit në hapësiren e Hilbertit”, Buletini i Shkencave
matenm, natyrore FSHMN, Prishtinë, 1982.
3. Hoxha, I.: “Komutatorët e operatorëve në Hapsirën e Hilbertit”, Buletini i
Shkencave matenm, natyrore FSHMN, Prishtinë, 1982.
4. Hoxha, I.: “Disa klasa të ekuacioneve diferencor dhe
integralo-diferencor me koeficienta oscilues”, punim i doktoratës, 1989,
Prishtinë. Në
punimin e doktoranturës janë hulumtuar Ekuacionet diferent dhe integro-diferent
me rëndësi teorike dhe praktike. Janë gjetur konditat nën të cilat ekuacioni diferent
ka zgjidhje të vetme. Janë fituar pastaj disa klasë të reja ekuacionesh
diferent me koeficientë oscilues duke i nxjerr konditat eksplicite të
invertibilitetit. Pastaj jane fituar rezultatet në rastin kur hapësira
e idealeve maksimale është torusi T. Në
fund janë fituar rezultatet edhe për rastin kur si hapësirë e idealeve maksimale
merret hapësira e fituar nga mbeshtjellësja e hapësirës R në torusin T.
5. Hoxha, I.: "Ekuacioni integro-diferent me koeficient oscilues në
hapësirën L2( R )". Në punim është trajtuar
një klasë ekuacionesh në të cilën nxirren kushtet eksplicite për invertibilitetin
e operatorit b në hapësirën L2(R).
6. Hoxha, I.: "Ekuacionet diferente me koeficient oscilues në hapësirën L2(R)”, Në punim është studiuar një klasë e operatorëve me
koeficientë të ndryshueshëm në hapësirën L2(R),
duke nxjerrë në këtë rast konditat e invertibilitetit në hapësirën L2(R).
7. Hoxha, I.: "Një kriter i interpolimit në hapësirën H2". Punimi ka të bëj me interpolimin në hapësirën
H2, si një kriter i veçantë për interpolim në H2.
8. Hoxha, I.: "Nje klase ekuacionesh integro-diferent të tipit konvolutiv
me koeficientë oscilues në drejtëz". Në këtë punim janë nxjerrë kushtet e zgjidhshmërise
së ekuacionit
integro-diferent në rastin kur koeficientët e këtyre ekuacioneve
kanë form speciale.
Tekste universitare
1.
Prof. dr. Isak Hoxha ishte autor i një numri të madh
tekstesh universitare, si:
2. Hoxha, I.: “Matematika I”, Botues Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 1997.
3. Hoxha, I.: “Përmbledhje me detyra të zgjidhura nga
Matematika elementare për përgatitjen e provimit pranues”, Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës,
Prishtinë, 2003.
4. Hoxha, I.: “Matematika II”, Botues Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Prishtinë, 2004.
5.
Hoxha, I.: “Matematika
për studentët e ekonomisë”, Botues Universiteti FAMA, Prishtinë, 2007.
6.
Hoxha, I.: “Përmbledhje
detyrash të zgjidhura nga Matematika II (dispencë)”, Prishtinë, 2004.
7.
Hoxha, I.: “Programimi
Matematikorë”, Ligjerata të autorizuara për studentët e studimeve pasdiplomike
të FNA, Prishtinë, 1996.
Veprimtari udhëheqëse në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
Prof. dr. Isak
Hoxha, përveç që ka ligjëruar me cilësi e pedanteri, ka kryer edhe detyra tjera
për organizmin e mësimit në Universitet, si:
1.
Shef i Katedrës së Matematikës në Fakultetin e
Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, nga viti 1990 deri më 2012.
2.
Udhëheqës në organizimin dhe zhvillimin e kurrikulës
matematikore në Fakultetin e Ndërtimtarisë
dhe Arkitekturës.
Mirënjohje dhe dekorata
1.
Mirënjohje për kontributin e tij të dalluar në
Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në vitin 2005.
Analizë e disa teksteve universitare të prof. dr. Isak Hoxhës
Tekst universitar “Matematioka
I-përmbledhje detyrash të zgjidhura me udhëzime dhe rezultate”. Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (f.
1-335), Prishtinë, 2018.
Ky tekst përbëhet nga një mori
detyrash të zgjidhura, të prira nga një vështrimn teorik paraprak i shkurtër në
fillim të çdo paragrafi apo njësie mësimore. Për detyrat të cilat nuk janë të
zgjidhura, jepet rezultati apo udhëzimi përkatës, drejtpërdrejt pas formulimit
të detyrës, që lehtëson dukshëm zgjidhjen e problemit. Fondi i pasur i detyrave
të zgjidhura ka rritur vëllimin e tekstit, i cili për lexuesin e zellshëm dhe
kurreshtar do të jetë, sa joshës po aq edhe tërheqës për shkak të
"grackave" eventuale gjatë zgjidhjes së problemeve.Në shtojcë të tekstit: Formula të
rëndësishme nga matematika elementare.
Tekst universitar “Përmbledhje detyrash të zgjidhura mga
Metmatioka elementare për përgatitjen e provimit pranues”. Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (f.
1-418), Prishtinë, 2003.
Ky tekst është shkruar ekskluzivisht për
përgatitjen e kandidatëve për provimin pranues nga lënda e Matematikës në
Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, si edhe për studentët e vitit të
parë të Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në të cilin "Matematika elementare"
dëgjohet si lëndë mësimore. Teksti mund t'iu shërbejë të gjithë kandidatëve
tjerë të cilët konkurojnë në Fakultetet teknike si dhe atyre gë konkurojnë në
fakultetet tjera në të cilët parashihet matematika si provim pranues. Teksti
është shkruar në stilin e përmbledhjes së detyrave, duke iu shmangur ngarkesave
të tepërta teorike. Për shkaqe praktike, që të kuptohet më lehtë një dukuri
matematikore, paraprakisht jepen shembuj; apo pas formulimit të drejtpërdrejtë
të saj.
Tekst universitar “Matematika
II”, Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, (f.
1-538), Prishtinë, 2004.
Ky tekst është
shkruar per studentet e vitit të parë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës për drejtimet: Konstruktiv, Hidroteknikë dhe Gjeodezi. Megjithatë,
për shkak të ngjashmërisë së programeve mësimore, teksti mund t’u shërbejë edhe
studentëve të tjerë të Shkencave Teknike, sidomos studentëve të Inxhinierisë
Elektrike dhe Mekanike. Njohuritë teorike janë ilustruar me shembuj praktik dhe
të thjeshtë. Secili paragraf mbaron me një mori detyash të
zgjidhura me
udhëzimet dhe rezultatet përkatëse. Në këtë mënyrë, student ka mundësinë që të
përgatitet paralelisht për pjesën teorike dhe praktike të lëndës.
Tekst
universitar “Matematika për studentët e
ekonomisë”. Botues Kolegji FAMA, f. 1-381), Prishtinë, 2011.
Pas viti 2000
me hapjen e Kolegjeve private në Kosovë, janë hapur shtigje të reja në domenën
e studimeve të shkencave natyrore dhe sidomos atyre shoqërore. Aktualisht,vërehet
një interesim i jashtëzakonshëm i gjeneratave të reja për studimin e lëmive
bashkikohore: shkencave
Kompjuterike,
ekonomike, sociale, aplikative dhe të biznesit. Roli i matematikës në këto
shkenca është i shumifishtë. Të mësuarit e matematikës tek eksperti i ardhshëm
i shkencave ekonomike sociale, kompjuterike, aplikative etj., zhvillon shprehinë
e precizitetit si dhe mendimin kritik gjatë studimit të dukurive, më pastaj ndjenjën
e qartësisë dhe objektivitetit. Ky tekst pikërisht, është shkruar për studentët
e vitit të parë, të të gjitha drejtimeve të Fakultetit ekonomik, Atë, madje
mund t'a përdorin edhe drejtimet tjera aplikative dhe teorike në Univerzitet,
në të cilat digjohet kursi i matematikës së përgjithshme. Në fund të secilit kapitull janë dhë detyra të zgjidhura me udhëzime dhe rezultate.
Përfundim
Prof. dr. Isak
Hoxha, ishte një ndër profesorët e dalluar nga fusha e Matematikës, në arsimin
universitar. Rruga e tij arsimore dhe profesionale ishte një model i
përkushtimit, punës hulumtuese-kërkimore dhe kontributit të palodhshëm në
zhvillimin akademik të vendit tonë, duke botuar libra universitare, të duhura,
për nevoja të studentëve dhe për të interesuarit për matematikë.
Prof. Hoxha,
gradualisht u ngrit në hierarkinë akademike duke u emëruar docent, profesor
inordinar (profesor i asocuar) dhe profesor ordinar (profesor i rregullt).
Veprimtaria
shkencore e prof. Hoxha përfshin një sërë punimesh të publikuara në revista
vendore dhe ndërkombëtare, përfshinë
tematika nga analiza funksionale, ekuacionet diferenciale dhe
integralo-diferenciale.
Prof. dr. Isak
Hoxha mbetet një figurë e respektuar në komunitetin akademik shqiptar, i njohur
për profesionalizmin, urtësinë dhe kontributin e tij të pakursyer në edukimin e
brezave të rinj.
Prof. dr. Isak
Hoxha, jo vetëm si një matematikan i shkëlqyer dhe profesor i përkushtuar, por
edhe si një njeri me integritet të lartë, modest dhe me një urtësi që
frymëzonte rrethin e tij akademik dhe njerëzor.
Prof. dr. Isak Hoxha ligjëroi një mori lëndësh në disa
fakultete dhe kolegje private: FNA, FSHMN, Universitetin Shtetëror të Tetovës,
Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë, Fakultetin e Bujqësisë,
Universitetin e Prizrenit, si dhe në kolegje private. Ai ishte gjithashtu i
përfshirë në mësimdhënie në programet pasuniversitare të Fakultetit Teknik.
Prof. dr. Isak
Hoxha ishte pedagog i palodhur për shumë prej studentëve e kolegëve që nisëm
rrugëtimin akademik, nga fusha e matematikës. Ai kishte një aftësi të rrallë
për ta bërë matematikën të kuptueshme dhe për të nxitur mendimin kritik, duke
qenë gjithnjë i gatshëm për të ndarë diturinë e tij me zemërgjerësi dhe
përulësi. Në bazë të
punimeve shkencore e profesionale të shkruara e të publíkuara në revista të
ndryshme, edhe me recension ndërkombëtar, prof. Hoxha rrezatoi në vend dhe në
botën e jashtme.
Bibliografia
1.
Hoxha, I.: “Matematika
I”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, Prishtinë, 1997.
2.
Hoxha, I.: “Përmbledhje
me detyra të zgjidhura nga Matematika elementare për përgatitjen e provimit
pranues”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, Prishtinë, 2003.
3.
Hoxha, I.: “Matematika
II”, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, Prishtinë, 2004.
4.
Hoxha, I.: “Matematika
për studentët e ekonomisë”, Botues Universiteti FAMA, Prishtinë, 2007.
5.
Dokumentacion nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2025.









