Mendime
Gjon Keka: Triniteti kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri
E hene, 06.04.2026, 06:57 PM
Triniteti kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri
Nga
Gjon Keka
Vetëm
nga historia do të mund të mësojmë të vlerësojmë me mirënjojen më të thellë, e
më të çmuar ato të mira për të cilat me djersë, gjak e sakrifica sublime na e
lanë si gjërat më të shenjta të atdheut tonë iliro-arbëror gjenitë, heronjtë,
dëshmorët, martirët, burrështetasit, poetët e shkrimtarët e kombit tonë. Në
këtë themele qëndron e ngjitet në lartësinë qiellore gjaku më i pastër
patriotik e fisnik i kombit tonë. Prandaj në këto gjëra të çmuara, të shenjta e
të shtrenjta për kombin tonë, historinë tonë, ne duhet të qëndrojmë të
palëkundur dhe të bashkuar si një trup e shpirt i vetëm; pra në Gjergj
Kastriotin (Skënderbeun), në flamurin tonë kombëtar, shtetin tonë, pikërisht
këto janë gjëra të mira që duhej të fitoheshin përmes punës së mundimshme të
kaq shumë brezave.
Dhe
cili prej jush qoftë ai shqiptarë i Kosovës, apo Shqipërisë e kudo në trojet ku
flitet gjuha arbërore ka një mendje të ndritur, arsye, vetëdije kombëtare dhe i
është bashkuar rrethit të zemrës së vërtetë arbërore që na mbanë gjallë dhe
frymës që na ruan vulën e qenjes sonë arbërore, mendjen, frymëmarrjen dhe
gjuhën tonë mund të jetë i vetëdijshëm për këtë detyrim të lartë që ngjallet
brenda secilit prej nesh për t'ia shlyer brezit të ardhshëm borxhin ndaj së
kaluarës.
Prandaj
një dëshirë fisnike duhet të ndizet brenda nesh sot për të kontribuar me
mundësitë tona dhe vullnetin e mirë si patriot të vërtetë, në trashëgiminë e
pasur që na kanë lënë paraardhësit dhe pemën e lirisë që e ujitën shumë gjeni,
heronjë, martirë, dëshmorë, burrrështeti, udhëheqës vizionar shteti, poet etj.
Frytet e asaj peme duhet t'i shtojmë me bollëk në të ardhmen dhe për të
ankoruar ekzistencën tonë kombëtare e shtetërore në këtë zinxhir të pavdekshëm
që gjarpëron nëpër të gjitha brezat e kombit tonë iliro-arbëror.
Sado
i larmishëm të jetë fati që na pret ne, por edhe për brezat e ardhshëm si
shoqëri, popull, komb, shtet etj, të gjithë ne mund të kontribuojmë diçka në
të. Ashtu si Gjergj Kastrioti i cili na mësoi se vetëm me guxim, trimëri,
urtësi e me meritë, hapet një rrugë drejt pavdekësisë, drejt pavdekësisë së
vërtetë, në këtë kuptim dua të them që aty ku vepra jeton dhe vazhdon të
lulëzojë edhe nëse emri i krijuesit të saj nuk është më në tokë, gjurmët,
pasardhësit dhe frytet janë ato që tregojnë se ai vërtetë është në piedestalin
e lavdisë e pavdeksisë, që në fakt i ka dhënë edhe kombit të tij vulën e
identitetit dhe modelin e patriotizmit për gjenerata e gjenerata.
Ndërkaq
fryma kombëtare e civilizuese arbërore, e përfaqësuar në shprehjen e saj më të
lartë në Kuvendin e Lezhës, ishte në gjendje të organizonte menjëherë forcat e
nevojshme dhe të gjente mjetet e përshtatshme për detyrat në rritje të shtetit
të Arbërit në udhëhqjen e Gjergj Kastriotit.
Kuvendi
arbëror i Lezhës, në vendimin për një ushtri të përbashkët nën Komandën
supreme ushtarake të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) si e vetmja rrugë veprimi
që mund të arrinte objektivin e saj, hodhi themelet për atë zhvillim
gjithëpërfshirës të sistemit ushtarak arbëror që do të frymëzonte admirimin e
të gjitha shekujve pasues, e sidomos tek shqiptarët një frymëzim i madh i
unitetit dhe i Beslidhjes. Në kuadër të Kuvendit të Lezhës u formua ajo ushtri
e disiplinuar dhe e stërvitur që fillimisht ishte e nevojshme për të mbrojtur
Arbërinë nga valët e baticës së hordhive barbare otomane dhe në kuadër të kësaj
edhe civilizimin e përbashkët të familjes europiane.
Nisur
nga kjo, jo rastësisht tek vepra"Odisea" Homeri e shihte „mungesën e
kuvendeve të tilla si provë dhe shenjë e njerëzve të papërpunuar, sikur ishte
rasti i Ciklopëve", Prandaj mendja e fuqishme e gjeniut tonë arbëror
Gjergj Kastriotit e kishte kuptuar se themelimi i një kuvendi të përbashkët do
të thoshte jo vetëm se arbërorët i takojnë njerëzve të kuvendeve, por edhe si
trup, popull e shpirt i civilizimit të përbashkët europian.
Objektivi
kryesor i politikës së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) ishte të ruante
pavarësinë e shtetit të Arbërit dhe të gjithë principtave të saj të vogla dhe
të parandalonte që ndonjëra prej tyre të mediatizohej ose të bëhej pjesë e
sundimit të Perandorisë otomane.
Është
vërtet për të ardhur keq që në kohët e sotme figurat historike sidomos ato
qendore apo themeltare e humane të kombit tonë, po mohohen, po njollosen dhe po
sulmohen, e gjithë kjo po bëhet jo nga armiqtë e jashtëm, por nga armiqtë e
brendshëm, nga disa mbetje për qëllime të tyre ideologjike fetare islamike.
Injorantët dhe radikalët e fanatikët të ideologjisë fetare islamike duan që kombi ynë të mos i njeh rrënjët e tij, por në vend të tyre të vendosin apo imponojnë rrënjë të huaj ideologjike fetare islamike në mënyrë artificiale; në vend të gjuhës së ëmbël amëtare iliro-arbëore, duan ta imponojnë gjuhën e huaj arabe; pastaj në vend të heronjëve apo heroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe figurave tjera të shenjta kombëtare duan t'i vendosin apo imponojnë figura apo heronjë arab të ideologjisë fetare islamike apo otoman; në vend të flamurit tonë kombëtar ata duan ta imponojnë flamurin ideologjik fetar; në vend të kulturës e zakoneve arbërore europiane ata duan të imponjojnë një kulturë e zakon arbar sipas ideologjisë fetare të tyre; dhe në vend të civilizim tonë të përbashkët europian ata duan ta vendosin apo imponojnë një civilizim arbar apo otoman(turk). Tendencat për t'ia imponuar kombit tonë, shoqërisë, popullit e shtetit një petk të huaj, një shpirt artificial të panatyrshëm e të huaj, një civilizim të huaj, një kulturë të huaj, heronjë e figura të huaja ,gjuhë të huaj fetare etj etj, do të thotë me një fjalë tendencë për ta zhduk me rrënjë kombin tonë dhe ndryshuar të vërtetën e historisë së prejardhjes së kombit tonë dhe të ardhmes së tij brenda familjes europiane.
Sigurisht
se si më parë edhe tani asnjë tendencë qoftë ajo ideologjike fetare apo politike
e armiqëve të jashtëm apo të brendshëm nuk ka arritë as më parë e as tani t'ia
shkulë kombit tonë iliro-arbëror rrënjët e tij nga atdheu apo vendi që ia
caktoi Natyra apo Zoti. Edhe këto tendenca të fundit të këtij shekulli, nuk do
të arrijnë t'ia imponojnë shoqërisë sonë, popullit tonë, kombit tonë,
republikës apo shtetin tonë një veshje të tillë të huaj e të panatyrshme
ideologjike fetare islamike apo ndonjë veshje tjetër ideologjike artificale të
panatyrshme që i rri si gjemb dhe si njollë në petkun e kombit tonë dhe imazhit
të saj.
Sa
të ekzistojë gjaku i pastër patriotik i pashembullt në histori i Gjergj
Kastriotit(Skënderbeut) në venat e arbërorëve e arbëroreve apo dardanëve e
dardaneve të tij të Beslidhjes së tij,sa të ekzistoj gjuha e lashtë më rrënjë
ilire e arbërorëve(shqiptarëve të sotëm), sa të ekzistoj flamuri i pamposhtur e
i lirisë kombëtare me shqiponjën dykrenare, etj, nuk do të mund asnjë ideologji
fetare apo politike t'i fus rrënjët e tij të panatyrshme në atdheun e Gjergj
Kastriotit ashtu sikur nuk arriti as sa ishte gjallë ai që pushtuesi otoman t'i
fuste rrënjët e tij ideologjike fetar e politike. Por vetëm pas vdekjes së tij
ky pushtues barbar arriti të pushtojë vendin por jo edhe t'ia heq nga zemrat
dhe gjaku e fryma figurën dhe idealin e Gjergj Kastriotit, as t'ia ndryshojë
kombit tonë gjuhën, e as t'ia shkulë rrrënjë e tij. Kjo tregon se farat e
mbjella në atë kohë nga arbërorët fisnik, heroik e humanist të Gjergj
Kastriotit nuk u humbën plotësisht në erë, por, herë pas here, dhanë fryte.
Nga
kjo mund të nënvizojë trashë se Gjuha,flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare
dhe Gjergj Kastrioti janë qendra dhe gjaku i jetës së kombit tonë arbëror. Në
fakt ky është triniteti i shenjtë kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe
Flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare.
Asnjë
mbret, princ apo udhëheqës i gjallë si dje ashtu edhe sot i shtetit apo kombit
tonë nuk ka një vend më të ngrohtë dhe më të shquar në zemrën e kombit
arbëror(shqiptar) sesa kryeheroi, strategu e burrështeti Gjergj
Kastrioti(Skënderbeu).
Sot
edhe pse vonë, pikërisht sot është tepër e rëndësishme që të rikthehemi në ato
themele, ato shtylla, në ato rrënjë, në atë shkëmb të përjetshëm, në zemrën
atërore kombëtare të kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti, ashtu që ta ndërtojmë
jo vetëm veten tonë si arbëror e dardan të vërtetë por edhe si njerëz të
edukuar e civilizuar, njerëz të dritës e të ardhmes së qartë e të sigurtë
brenda familjes sonë europiane aty ku edhe e kemi vendin tonë historik e
natyror në këtë kontinent- në këtë shtëpi të përbashkët të kësaj pjesë të botës
së civilizuar dhe të lirisë e demokracisë.
Si
nga paraardhësit tanë edhe për ne sot malli duhet të jetë forca lëvizëse brenda
nesh arbërorëve të Gjergj Kastriotit, malli i ynë duhet të jetë i përhershëm
për dritë dhe liri. Sepse rruga nga errësira në dritë, nga zinxhirët e robërisë
në liri nuk ishin aspak të lehta por me shumë gjak të pafajshëm arbëror që u
dha për atdheun, lirinë, pavarësinë dhe flamurin dhe është edhe sot një
shembull ngritës për të gjithë ne dhe brezat ardhshëm.









