E premte, 03.04.2026, 10:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Dhuratë një detaj

E premte, 03.04.2026, 06:48 PM


Blerim Rrecaj

Dhuratë një detaj

Bine shi pa pra

Në ulëset e pasme të veturës

Rrija e vështroja rrugën

E çfarë dilte para veturës në lëvizje

Kur në xhamat plot pika shiu

Pashë dhe katër-pesë petale të bardha

Të luleve të drunjëve

Që kushedi se ku e kur ishin ngjitur

Sa bukur rrinin këto shenja

Këta lotë të bardhë mes lotësh kristal të shiut

Lashë këto krahasime

Që mund të më dërgonin tek të tjera

Dhe bëra ca  shkrepje

Edhe këto i lashë

Dhe thashë sa mirë që dita

Ma ma dhuroi këtë detaj

Që tash tek ju miq të çmuar po e shpërndaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx