E hene, 09.03.2026, 09:31 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Rënja e 'Monarkisë Osmani'!

E diele, 08.03.2026, 06:54 PM


Rënja e 'Monarkisë Osmani'!

Shkruan: Florim Zeqa

Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin që e dha lajmin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, e shënoj fundin e saj politik! Për zgjedhje të jashtëzakonshme vendosë Gjykata Kushtetuese e jo dekreti i Vjosa Osmanit!

Iu dogj bishti, u dogj katundi!

Populli i Kosovës ishte shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ku me votën e tij, mbi 51% i dha legjitimitet LVV-së për krijimin e institucioneve të shtetit. Qeveria u zgjodh me shumicën e thjeshtë, por, kur i erdhi radha zgjedhjes së presidentit/es kërkoheshin 2/3 e votave të dyfishta, përkatësisht të së paku 80 votave nga 120 deputetët plus 2/3 e votave të pakicave në Kuvend, si dhe kuorumin si kusht i domosdoshëm me pjesmarrjen e opozitës, pasi mazhoranca i kishte 66 vetëm vota për presidentin!

Vendosja e amandamenteve për ndryshim të Kushtetutës, të miratuara nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2011, pra me 15 vjet vonesë e dëshmon mos interesimin e presidentes për të ardhmen e shtetit.

Vetëm në momentin kur dhelprës Vjosë filloj t'i digjej bishti, bërtiti me të madhe, "u dogj katundi" (Kosova)!

Në momentin kur e ndjeu rrezikun e humbjes së postit të presidentes, Vjoses ju duk sikur u ndal dielli, dhe në ato momente u përpoç t'ua ndalë diellin edhe të tjerëve pa dallime etnie, religjioni apo rajoni.

Në fakt, për Vjosa Osmanin asnjëherë nuk ka qenë shqetësim interesi i shtetit dhe qytetarëve, e më së paku interesi i elektorait dhe partive, të cilat i ndërron qysh të ndërron moti, por prioritet e kishte karrierën e saj politike dhe pasurimin përrallor!

Po të ishte ndryshe, për pesë vjet në postin e kreut të shtetit, Vjoses do t'i bie së paku një herë ndërmend ndryshimi i amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit/es nga populli, por kjo i erdhi në mendje vetëm kur e vërejti fundin e saj politik si presidente e shtetit.

Edhe në këto rrethana, i gjithë spektri politik shqiptar përfshi pakicën jo serbe i mbështetën ndryshimet kushtetuese në Kuvebnd, por doli të jetë pakica serbe që ia prishi llogaritë e shpëtimit politik Vjosa Osmanit!

Tani nuk dua të flas për rrethanat si arriti deri tek posti i presidentit, por dëshiroj të themë se, shkallët e ngritjes në kulmin e karrierës politike, iu kthyen në shkallët e rënjes katastrofale nga froni i pushtetit!

Kthimi i sërishëm përqafimeve me hipokrizi

Vjosa Osmani i tradhëtoi një nga të gjithë ata që e ndihmuan në ngritjen e saj politike, filluar prej Fatmir Sejdiut, Isa Mustafës e deri tek Albin Kurti!

Të gjithë të apostrofuarit dhe të tjerë si këta, paraprakisht ngritjes në karrierë i kishte përqafuar me hipokrizi!

Kurse tani, logjikisht parashtrohet pyetja hipotetike, cili do ta ketë fatin e përqafimit helmues të Vjosa Osmanit?!

Përafrimi i saj me PDK-në e nxori në sipërfaqe miqësinë e vjetër, por të fshehtë, që gjithmonë Vjosa Osmani e ka pasur me krerët e lartë të këtij subjekti politik!

Kurse LDK-në gjithmonë e ka përdorur si poligon veprimi politik për interesat e saj meskine, pa punuar për të mirën e saj asnjëherë.

Lojën me logon e LDK-së dhe simbolet dardane i ka përdorur vetëm si kamuflazh për t'a mashtruar elektoratin rugovian siq i mashtroj e rreshtuar në listën zgjedhore të LVV-së!

Vjosa Osmani, me humbjen e postit të Presidentes, si një egoiste e papërmirësueshme dhe karrieriste e pangopshme për pushtet, me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit në mënyrë antikushtetuese, u tregua juriste e dobët, ngase me këtë akt e shënoj fundin e karrigës së presidencës dhe karrierën e saj politike në përgjithësi.

Vjosa e mundur nga egoja personale, shperndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje te parakohshme. Pas bllokadës një vjeçare dhe kaosit të politik, po kërkon sërish zgjedhje të jashtëzakonshme, duke shpresuar kthimin e saj në postin e presidentit, për të cilin është e gatshme t'i vë flakën Kosovës ose t'a braktisë përgjithmonë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Refik Hasani: Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës Albert Zholi: Flet ish-ushtaraku i lartë Memush Habilaj: Irani nuk ka interes të sulmojë Shqipërinë Aurel Dasareti: Kriminelë ekonomikë, analfabetë dhe tradhtarë në Kuvendin jofunksional të Kosovës, të maskuar si deputetë Petrit Dibrani: S'kemi alternativë për të votuar Asllan Dibrani-Luani: Kur pushteti gabon dhe opozita dështon - Kosova peng i ambicieve politike Nue Oroshi: Kosova në rrezik të themelimit të dy parlamenteve paralele pas mbajtjes së dy palë zgjedhjeve Idriz Zeqiraj: Zgjedhja e presidentit nga populli shmang pazaret e deputetëve Lekë Mrijaj: Një shtet që e dëgjon zërin e qytetarëve të tij ndërton institucione më të forta, më të qëndrueshme dhe më demokratike Florim Zeqa: Kosova drejt zgjedhjeve me dilema të mëdha! Fahri Xharra: Pellazgët dhe vallja Pirrike Asllan Dibrani – Luani: Solidaritet me Izraelin dhe Përkrahje për Lirinë e Popullit Iranian Isuf B. Bajrami: Marrëveshja e Lozanës - Perspektiva për Drejtësi Tranzicionale Ilir Çumani: Riformatimi i dhunshëm i kabinetit “Rama”: pasqyrë e një qeverisjeje në kllapi Kalosh Çeliku: “Plakat e marsit” me të “rejat” partiake Isuf B. Bajrami: Serbia në arkitekturën e ndikimit rus dhe rajonal: nyje strategjike, armë dhe lidhje ekstremiste Bardhyl Mahmuti: Shqiptarë me memorie të shkurtër apo shërbëtorë të armiqve të kombit? Idriz Zeqiraj: Presidente e Kosovës pas Vjosës, përsëri Vjosa Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (3) Isuf B. Bajrami: Siguria e Kosovës në Kontekstin e Tensioneve Rajonale dhe Gjeopolitike Florim Zeqa: Kosova po vdes për së gjalli!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx