| E diele, 08.03.2026, 06:54 PM |
Rënja e 'Monarkisë Osmani'!
Shkruan:
Florim Zeqa
Presidentja
e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në momentin që e dha lajmin
për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, e shënoj fundin e saj politik! Për
zgjedhje të jashtëzakonshme vendosë Gjykata Kushtetuese e jo dekreti i Vjosa
Osmanit!
Iu dogj bishti, u dogj katundi!
Populli i Kosovës ishte shprehur
qartë më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ku me votën e tij, mbi 51% i dha
legjitimitet LVV-së për krijimin e institucioneve të shtetit. Qeveria u zgjodh
me shumicën e thjeshtë, por, kur i erdhi radha zgjedhjes së presidentit/es
kërkoheshin 2/3 e votave të dyfishta, përkatësisht të së paku 80 votave nga 120
deputetët plus 2/3 e votave të pakicave në Kuvend, si dhe kuorumin si kusht i
domosdoshëm me pjesmarrjen e opozitës, pasi mazhoranca i kishte 66 vetëm vota
për presidentin!
Vendosja
e amandamenteve për ndryshim të Kushtetutës, të miratuara nga Gjykata
Kushtetuese në vitin 2011, pra me 15 vjet vonesë e dëshmon mos interesimin e
presidentes për të ardhmen e shtetit.
Vetëm
në momentin kur dhelprës Vjosë filloj t'i digjej bishti, bërtiti me të madhe,
"u dogj katundi" (Kosova)!
Në
momentin kur e ndjeu rrezikun e humbjes së postit të presidentes, Vjoses ju duk
sikur u ndal dielli, dhe në ato momente u përpoç t'ua ndalë diellin edhe të
tjerëve pa dallime etnie, religjioni apo rajoni.
Në
fakt, për Vjosa Osmanin asnjëherë nuk ka qenë shqetësim interesi i shtetit dhe
qytetarëve, e më së paku interesi i elektorait dhe partive, të cilat i ndërron
qysh të ndërron moti, por prioritet e kishte karrierën e saj politike dhe
pasurimin përrallor!
Po
të ishte ndryshe, për pesë vjet në postin e kreut të shtetit, Vjoses do t'i bie
së paku një herë ndërmend ndryshimi i amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e
presidentit/es nga populli, por kjo i erdhi në mendje vetëm kur e vërejti
fundin e saj politik si presidente e shtetit.
Edhe
në këto rrethana, i gjithë spektri politik shqiptar përfshi pakicën jo serbe i
mbështetën ndryshimet kushtetuese në Kuvebnd, por doli të jetë pakica serbe që
ia prishi llogaritë e shpëtimit politik Vjosa Osmanit!
Tani
nuk dua të flas për rrethanat si arriti deri tek posti i presidentit, por
dëshiroj të themë se, shkallët e ngritjes në kulmin e karrierës politike, iu
kthyen në shkallët e rënjes katastrofale nga froni i pushtetit!
Kthimi i sërishëm përqafimeve
me hipokrizi
Vjosa Osmani i tradhëtoi një nga të
gjithë ata që e ndihmuan në ngritjen e saj politike, filluar prej Fatmir
Sejdiut, Isa Mustafës e deri tek Albin Kurti!
Të
gjithë të apostrofuarit dhe të tjerë si këta, paraprakisht ngritjes në karrierë
i kishte përqafuar me hipokrizi!
Kurse
tani, logjikisht parashtrohet pyetja hipotetike, cili do ta ketë fatin e
përqafimit helmues të Vjosa Osmanit?!
Përafrimi
i saj me PDK-në e nxori në sipërfaqe miqësinë e vjetër, por të fshehtë, që
gjithmonë Vjosa Osmani e ka pasur me krerët e lartë të këtij subjekti politik!
Kurse
LDK-në gjithmonë e ka përdorur si poligon veprimi politik për interesat e saj
meskine, pa punuar për të mirën e saj asnjëherë.
Lojën
me logon e LDK-së dhe simbolet dardane i ka përdorur vetëm si kamuflazh për t'a
mashtruar elektoratin rugovian siq i mashtroj e rreshtuar në listën zgjedhore
të LVV-së!
Vjosa
Osmani, me humbjen e postit të Presidentes, si një egoiste e papërmirësueshme
dhe karrieriste e pangopshme për pushtet, me dekretin për shpërndarjen e
Kuvendit në mënyrë antikushtetuese, u tregua juriste e dobët, ngase me këtë akt
e shënoj fundin e karrigës së presidencës dhe karrierën e saj politike në
përgjithësi.
Vjosa e mundur nga egoja personale,
shperndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje te parakohshme. Pas bllokadës një
vjeçare dhe kaosit të politik, po kërkon sërish zgjedhje të jashtëzakonshme,
duke shpresuar kthimin e saj në postin e presidentit, për të cilin është e
gatshme t'i vë flakën Kosovës ose t'a braktisë përgjithmonë!