Kulturë
Sevdail Hyseni: Lufta në prag - lepuri në bark!
E diele, 08.03.2026, 11:41 AM
Sevdail Hyseni
Satirike
Lufta
në prag - lepuri në bark!
Serbia
po zien si kazan me fasule,
nga
protestat me daulle e zurle.
Shqipëria
rrotullohet në karusel,
me
Kosovën “zgjedhore” paralel.
Bosnja
i numëron ditët e stisura,
si
kalendar me faqe të grisura.
E
“Srpska” luan “kush pulit i pari”,
në
një shtet që zgjohet pas pazari...
Në
botë Amerika, Izraeli e Irani
po
i shtrijnë këmbët përtej jorgani.
Luftë
“të qëndrueshme” nis Bejruti,
era
fryn nga Lindja, me aromë baruti.
Ironikisht,
në këtë karnaval global,
Bashkimi
Evropian flet si papagall:
-
Mos u shqetësoni, jemi nën kontroll!
E
neve nga frika na mbyti një kollë.
Dhe
çuditemi: - Si ka mundësi?
Tregu
i armëve rritet me shpejtësi.
Kur
paqja është thjesht deklaratë,
me
luftën botërore si me kontratë?
(Karikatura marrë nga
interneti)









