E diele, 01.03.2026, 11:28 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes

E diele, 01.03.2026, 06:54 PM


Prof. Blerim Latifi:

Pranverë, 1999. Një kamp refugjatësh kosovarë në Maqedoni. Duart e fëmijëve shtrihen drejt shpëtimtarit, i cili u premton kthimin në shtëpi. Në prapavijë qëndron flamuri i shtetit, që u siguron këtyre fëmijëve ushqim, veshmbathje dhe përkujdesje shëndetësore. Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes.

___________

Do të thotë: komplet garda e Hamasit, Hizbollahut, e Asadit, e ISIS-it dhe, së fundi, e Iranit, e trajnuar për terror gjatë viteve ’80 dhe ’90 të shekullit të kaluar, tani është e eliminuar.

Teknologjitë inteligjente të gjurmimit dhe ato të goditjes nga distanca me precizion absolut janë sofistikuar aq shumë, sa praktikisht nuk ekziston më asnjë vend i sigurt që nuk mund të kapet prej tyre.

Dhe këtë, së fundi, e kuptuan edhe këta që ende tregojnë kopalla mesjetare me deve.

Good night!

___________

Me mëngjes ca dallendyshe mbi rezidencën e ajatollahut në Tehran. Sigurisht tipi me kohë është larguar nga aty, duke e braktisur kështu besimin e tij. Sepse, kur mendon dhe e shtypë një komb të tërë me idenë se Zoti është me ty dhe Amerika është shejtani, logjika e besimit të thotë se duhet të mos ikësh nga beteja me të.  Por jo, tipa të tillë, kur u rrezikohet koka, e shfaqin karakterin e tyre të vërtetë prej frikacakësh që Zotin e përdorin për pushtetin e tyre dhe kur ai nuk u kryen punë më, e braktisin dhe ia mbathin për t'u fshehur në ndonjë birucë miu.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx