E diele, 01.03.2026, 11:26 PM (GMT)

Speciale

Parim Çarçani: Shqiponja që ruan folenë, vëndi ku u takuan Kodi dhe Kanuni

E diele, 01.03.2026, 06:59 PM


Pikturë në akrilik, kanavas 75×65 cm

Shqiponja që ruan folenë, vëndi ku u takuan Kodi dhe Kanuni

(Kalaja e Zhulatit)

Nga Parim Çarçani, Chicago, USA

Shënim: Ngjasitë me pesona të gjallë apo që kanë ndërruar jetë janë vetëm rastësore, janë tipare të rracës apo rracave që ka banuar këto vise e që ne sot i trashëgojmë.

Lidhja midis Kështjellës së Zhulatit dhe Papa Zhulit është një nga pjesët më interesante të historisë sonë mesjetare, pasi ndërthur pushtetin ushtarak me atë juridik. Nëse kështjella përfaqësonte forcën, Papa Zhuli përfaqësonte ligjin. Të dy i dhanë lavdi Zhulatit dhe gjithë krahinës.

Papa Zhuli ishte një prift dhe udhëheqës i shquar i zonës së Zhulatit (i cili asokohe ishte një qytet i madh). Emri i tij lidhet me "Kanunin e Papa Zhulit" (ose Kanuni i Labërisë), i cili mendohet se ka qeverisur jetën e banorëve shumë përpara se të kodifikohej Kanuni i Lekë Dukagjinit në veri.

Ndërsa kështjella shërbente si garnizon ushtarak për të mbrojtur zonën nga osmanët dhe ambiciet e Venedikut, Papa Zhuli organizonte jetën shoqërore përmes ligjeve të pashkruara. Sot ato ligje i njohim si Kanuni i Papa Zhulit, pararendës i Kanunit të Labërisë të Idriz Sullit, po nga Zhulati. "Kështjella" tjetër sekrete e Papa Zhulit, ishte Shpella e Zhulit në Fushëbardhë. Këtu ai strehohej vetë e me familjen për tu mbrojtur në këtë zonë të thellë malore, veshur me pyje dëndura lisi, panje, shkoze bardhë etj.

Thuhet se ai ishte një nga hartuesit kryesorë të rregullave të "Pleqërisë" që rregullonin marrëdhëniet mes fiseve të Labërisë, duke mbajtur një autonomi të gjerë edhe kur fuqitë e mëdha (si Venediku apo Spanja) kishin interesa në kështjellë.

Rrënojat e kështjellës dhe emri i Papa Zhulit shërbejnë si dëshmi e një kohe kur Zhulati ishte "kryeqyteti" i pathyer i asaj që sot e quajmë Labëri. Por historia e kalasë është shumë më e vjetër.  (Për Papa Zhulin, nuk do zgjatem, duke i lënë mundësi lexuesit të lëçisë një shkrim të bukur në profilin e Jupe Gavoj në Facebook)

Peisazhet e bukura të Zhulatit, veçanërisht shtëpitë dy katëshe me porta me harqe, rrugët e sistemuara e shtruara me kalldrëm, vreshtat e kopshtet e sistemuara, rrepet madhështore të Mezureçes e Lumit Joshe janë të pa përsëritshme.  Ato pamje i ruaj si thesare jo vetëm pse Zhulati është vëndi i lindjes të të parit fisit Çarçani, Thanas Gjika ( Çarçani)  që ka banuar në lagjen e Acarajve në Zhulat, ( para se të vendosej përgjithmonë në Fushëbardhë) dhe nga vitet 1785 ka qenë Komandant i Kalasë Bedeneve të Zhulatit nga kemi marrë edhe mbiemrin.

Gjithashtu Zhulati është vëndlindja e gjyshes, nënës babait, që ishte nga Alikajt aty poshtë kalasë, është gjithashtu vëndlindje e nënës time nga Pulajt.

Ruaj në kujtesën e fëmijërisë pamjet madhështore të rrënojës Kalasë Zhulatit, pamje e mure që sot fatkeqësisht janë zhdukur.

Ishte kjo kala që e bëri historianin turk Evlia Çelebi  të shkruaj se " është një kala madhështore...ajo mund të krahasohet vetëm me atë të Korintit në More apo me atë të Monemvasias".  Ishte një kohë kur ruhej një balancë, bashkëjetese, respekt. mirekuptim, midis natyrës dhe njeriut..

Ai i përshkruan muret si shumë të forta dhe të larta, të ndërtuara me gurë të gdhendur. Trashësia e mureve dhe pozicioni mbi humnerë e bënin atë të "papushtueshme" (ashtu siç e cilëson ai, një "kala qiellore").

Po për lashtësinë e kalasë të dhënat më interesante që kemi janë ato të Pouqeville përshkruar në librin: ( Voyage dans la Grece. Comprenant la description ancienne et moderne de l' Epire, de l' Illirie, Tome 1,2,3,4,5. Paris, 1820,1821).

Pouqueville nuk jep një datë ekzakte, por bën një analizë të mureve. Ai vëren se themelet e shumë kalave në këtë zonë (përfshirë Zhulatin) janë të ndërtuara mbi struktura "Pellazgjike" ose Ciklopike. Kjo do të thotë se përpara se  spanjollët ta rindërtonin, aty ka pasur një fortifikim antik të fiseve ilire (ndoshta Kaonëve).

Ai mendon se struktura që shihej në kohën e tij ishte kryesisht një rindërtim i epokës bizantine (shek. XI-XII), e cila u përdor më vonë nga feudalët vendas shqiptarë për t'u mbrojtur nga sulmet e jashtme. Simbas të dhënave të Pouqeville, kalaja është ndërtuar rreth 300 vjet PK ( BC).

Roli i kështjellës ishte kontrolli i "Qafës Bardhë"( Shtegu i Bardhë në botimin origjinal të Pouqeville) apo  dhe rrugëve të Labërisë. Ky shteg (që sot njihet si Qafa e Bardhë) ....... shërbente si pika e vetme ku karvanet mund të kalonin nga ultësira e Delvinës drejt zemrës së maleve

Kjo shpjegon pse Zhulati ka mbetur në histori si një nga fshatarat më me emër të Jugut – ishte një "metropol" i vogël ushtarak dhe juridik në mes të maleve të Labërisë.

Ish Konsulli Francez, e përshkruan rrugën për në Qafën e Bardhë, si të gdhendur në shkëmb, ku vetëm një kalë mund të kalonte në të njëjtën rrugë njëherësh.

Historia e Kështjellës së Zhulatit është e veshur me shumë gojëdhëna dhe interpretime që shpesh ndërthurin faktet historike me legjendat lokale. Kur shkruhet se e ndërtoi duhet nënkuptuar rindertoi) Mbreti i Spanjës. Por me "Mbretin e Spanjës", duhet të shohim kontekstin e shekullit të XIV dhe XV.

Sipas kronikave të vjetra dhe gojëdhënave (të përmendura shpesh edhe në lidhje me "Kanunin e Papa Zhulit"), koha kur flitet për ndikimin e mbretit të Spanjës (ose më saktë, të Mbretërisë së Aragonës) në trojet tona korrespondon me vitet:Vitet 1440 - 1450. Kjo periudhë lidhet me mbretin Alfonso V i Aragonës (i njohur si Alfonso i Madhërishëm), i cili ishte njëkohësisht Mbret i Siçilisë dhe i Napolit.

Alfonso V ishte aleati kryesor i Gjergj Kastriotit. Në vitin 1451, përmes Traktatit të Gaetës, shumë zotër feudalë shqiptarë (përfshirë ata të zonës së Labërisë dhe Delvinës) kërkuan mbrojtjen e tij kundër osmanëve.

Gjatë kësaj kohe, inxhinierët dhe trupat aragoneze (spanjolle) ndihmuan në përforcimin e kështjellave në Shqipërinë e Jugut për të krijuar një vijë mbrojtëse. Ndërtimet Aragoneze sollën një stil që ndërthurte rreptësinë ushtarake të Evropës Perëndimore me terrenin thyer të Ballkanit. Inxhinierët e Alfonso V të Aragonës ishin mjeshtër të fortifikimeve "tranzitore" – që do të thotë se po kalonin nga kështjellat e larta mesjetare drejt atyre që i rezistonin topave të parë.

Kur Gjedik Ahmet Pasha pushtoi kështjellën në vitin 1480, struktura sociale e Zhulatit pësoi një goditje të rëndë. Shumë banorë u detyruan të largoheshin (një pjesë mendohet se formuan ngulmimet arbëreshe në Itali), dhe rëndësia e kështjellës nisi të venitej.

Zhulati ka qenë një qendër e rëndësishme administrative (ka pasur rreth 600 shtëpi në kulmin e tij), ndaj kontrolli mbi kështjellën e tij ishte jetik për zotërimin e kalimit nga bregdeti i Jonit drejt Gjirokastrës. Zhulati me trimëri dhe mënçuri i ka rezistuar gjithë betejave në shekuj.

Djemtë e Zhulatit i kanë përjetësuar figurat e shquara të fshatit me vepra artistike, me letërsi, e me këngë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lazim Miftari: Matë Hashani Sabile Basha: Bacë Adem Demaçi – historia që ecën mes nesh Sabile Basha: Nataliteti – lindshmëria në Kosovë në optikën e demografit Prof. Dr. Tefik Bashës Sabile Basha: E vërteta për UÇK-në nuk guxon të heshtë Lazim Miftari: Halime Kaçakja - Rezistenca e Armatosur në Karadakun e Kumanovës (1878–1885) - Çeta e Fil Mustafës Sabile Keçmezi-Basha & Tefik Basha: Kosova 1950–1969 në dritën e dokumenteve arkivore Sabile Keçmezi-Basha: Kombi im i mrekullueshëm në mbrojtje të së vërtetës Nue Oroshi: Si u masakruan At Luigj Palaj dhe katër mirditorë nga ushtria serbe Nue Oroshi: Masakrimi i 28 martirëve shqiptarë në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe Sabile Basha: Në Hagë po gjykohet liria Sabile Basha: Universiteti i Prishtinës në rrugën drejt lirisë – 56-vjetori i themelimit Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (62) Sabile Basha: Kur drejtësia flet ftohtë, dhimbja flet shqip Mark Palnikaj: Pal Engjëlli dhe Dorëshkrimi i 1462 - Historia e ‘Formulës së Pagëzimit' Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët - Ismail Kadare (3) Qazim Namani: Reagimet ndaj dobësive në menaxhimin e trashëgimisë kulturore gjatë viteve 2008-2010 dhe përvojë e hidhur në jetën time Sabile Basha: Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë, 1945–1990 (61) Isuf B. Bajrami: Shqiptarët në Holokaust para hebrenjve Lutfi Alia: Shën Nënë Angjelina Arbërore (6) Fotaq Andrea: Pena të arta franceze për shqiptarët - Ismail Kadare (2)

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx