Speciale
Parim Çarçani: Shqiponja që ruan folenë, vëndi ku u takuan Kodi dhe Kanuni
E diele, 01.03.2026, 06:59 PM

Pikturë
në akrilik, kanavas 75×65 cm
Shqiponja që ruan
folenë, vëndi ku u takuan Kodi dhe Kanuni
(Kalaja
e Zhulatit)
Nga Parim Çarçani, Chicago, USA
Shënim: Ngjasitë me pesona të
gjallë apo që kanë ndërruar jetë janë vetëm rastësore, janë tipare të rracës
apo rracave që ka banuar këto vise e që ne sot i trashëgojmë.
Lidhja
midis Kështjellës së Zhulatit dhe Papa Zhulit është një nga pjesët më
interesante të historisë sonë mesjetare, pasi ndërthur pushtetin ushtarak me
atë juridik. Nëse kështjella përfaqësonte forcën, Papa Zhuli përfaqësonte
ligjin. Të dy i dhanë lavdi Zhulatit dhe gjithë krahinës.
Papa
Zhuli ishte një prift dhe udhëheqës i shquar i zonës së Zhulatit (i cili asokohe
ishte një qytet i madh). Emri i tij lidhet me "Kanunin e Papa Zhulit"
(ose Kanuni i Labërisë), i cili mendohet se ka qeverisur jetën e banorëve shumë
përpara se të kodifikohej Kanuni i Lekë Dukagjinit në veri.
Ndërsa
kështjella shërbente si garnizon ushtarak për të mbrojtur zonën nga osmanët dhe
ambiciet e Venedikut, Papa Zhuli organizonte jetën shoqërore përmes ligjeve të
pashkruara. Sot ato ligje i njohim si Kanuni i Papa Zhulit, pararendës i
Kanunit të Labërisë të Idriz Sullit, po nga Zhulati. "Kështjella"
tjetër sekrete e Papa Zhulit, ishte Shpella e Zhulit në Fushëbardhë. Këtu ai
strehohej vetë e me familjen për tu mbrojtur në këtë zonë të thellë malore,
veshur me pyje dëndura lisi, panje, shkoze bardhë etj.
Thuhet
se ai ishte një nga hartuesit kryesorë të rregullave të "Pleqërisë"
që rregullonin marrëdhëniet mes fiseve të Labërisë, duke mbajtur një autonomi
të gjerë edhe kur fuqitë e mëdha (si Venediku apo Spanja) kishin interesa në
kështjellë.
Rrënojat
e kështjellës dhe emri i Papa Zhulit shërbejnë si dëshmi e një kohe kur Zhulati
ishte "kryeqyteti" i pathyer i asaj që sot e quajmë Labëri. Por
historia e kalasë është shumë më e vjetër.
(Për Papa Zhulin, nuk do zgjatem, duke i lënë mundësi lexuesit të lëçisë
një shkrim të bukur në profilin e Jupe Gavoj në Facebook)
Peisazhet
e bukura të Zhulatit, veçanërisht shtëpitë dy katëshe me porta me harqe, rrugët
e sistemuara e shtruara me kalldrëm, vreshtat e kopshtet e sistemuara, rrepet
madhështore të Mezureçes e Lumit Joshe janë të pa përsëritshme. Ato pamje i ruaj si thesare jo vetëm pse
Zhulati është vëndi i lindjes të të parit fisit Çarçani, Thanas Gjika (
Çarçani) që ka banuar në lagjen e
Acarajve në Zhulat, ( para se të vendosej përgjithmonë në Fushëbardhë) dhe nga
vitet 1785 ka qenë Komandant i Kalasë Bedeneve të Zhulatit nga kemi marrë edhe
mbiemrin.
Gjithashtu
Zhulati është vëndlindja e gjyshes, nënës babait, që ishte nga Alikajt aty
poshtë kalasë, është gjithashtu vëndlindje e nënës time nga Pulajt.
Ruaj
në kujtesën e fëmijërisë pamjet madhështore të rrënojës Kalasë Zhulatit, pamje
e mure që sot fatkeqësisht janë zhdukur.
Ishte
kjo kala që e bëri historianin turk Evlia Çelebi të shkruaj se " është një kala
madhështore...ajo mund të krahasohet vetëm me atë të Korintit në More apo me
atë të Monemvasias". Ishte një kohë
kur ruhej një balancë, bashkëjetese, respekt. mirekuptim, midis natyrës dhe
njeriut..
Ai
i përshkruan muret si shumë të forta dhe të larta, të ndërtuara me gurë të
gdhendur. Trashësia e mureve dhe pozicioni mbi humnerë e bënin atë të
"papushtueshme" (ashtu siç e cilëson ai, një "kala
qiellore").
Po
për lashtësinë e kalasë të dhënat më interesante që kemi janë ato të Pouqeville
përshkruar në librin: ( Voyage dans la Grece. Comprenant la description
ancienne et moderne de l' Epire, de l' Illirie, Tome 1,2,3,4,5. Paris,
1820,1821).
Pouqueville
nuk jep një datë ekzakte, por bën një analizë të mureve. Ai vëren se themelet e
shumë kalave në këtë zonë (përfshirë Zhulatin) janë të ndërtuara mbi struktura
"Pellazgjike" ose Ciklopike. Kjo do të thotë se përpara se spanjollët ta rindërtonin, aty ka pasur një
fortifikim antik të fiseve ilire (ndoshta Kaonëve).
Ai
mendon se struktura që shihej në kohën e tij ishte kryesisht një rindërtim i
epokës bizantine (shek. XI-XII), e cila u përdor më vonë nga feudalët vendas
shqiptarë për t'u mbrojtur nga sulmet e jashtme. Simbas të dhënave të
Pouqeville, kalaja është ndërtuar rreth 300 vjet PK ( BC).
Roli
i kështjellës ishte kontrolli i "Qafës Bardhë"( Shtegu i Bardhë në
botimin origjinal të Pouqeville) apo dhe
rrugëve të Labërisë. Ky shteg (që sot njihet si Qafa e Bardhë) .......
shërbente si pika e vetme ku karvanet mund të kalonin nga ultësira e Delvinës
drejt zemrës së maleve
Kjo
shpjegon pse Zhulati ka mbetur në histori si një nga fshatarat më me emër të
Jugut – ishte një "metropol" i vogël ushtarak dhe juridik në mes të
maleve të Labërisë.
Ish
Konsulli Francez, e përshkruan rrugën për në Qafën e Bardhë, si të gdhendur në
shkëmb, ku vetëm një kalë mund të kalonte në të njëjtën rrugë njëherësh.
Historia
e Kështjellës së Zhulatit është e veshur me shumë gojëdhëna dhe interpretime që
shpesh ndërthurin faktet historike me legjendat lokale. Kur shkruhet se e
ndërtoi duhet nënkuptuar rindertoi) Mbreti i Spanjës. Por me "Mbretin e
Spanjës", duhet të shohim kontekstin e shekullit të XIV dhe XV.
Sipas
kronikave të vjetra dhe gojëdhënave (të përmendura shpesh edhe në lidhje me
"Kanunin e Papa Zhulit"), koha kur flitet për ndikimin e mbretit të
Spanjës (ose më saktë, të Mbretërisë së Aragonës) në trojet tona korrespondon
me vitet:Vitet 1440 - 1450. Kjo periudhë lidhet me mbretin Alfonso V i Aragonës
(i njohur si Alfonso i Madhërishëm), i cili ishte njëkohësisht Mbret i Siçilisë
dhe i Napolit.
Alfonso
V ishte aleati kryesor i Gjergj Kastriotit. Në vitin 1451, përmes Traktatit të
Gaetës, shumë zotër feudalë shqiptarë (përfshirë ata të zonës së Labërisë dhe
Delvinës) kërkuan mbrojtjen e tij kundër osmanëve.
Gjatë
kësaj kohe, inxhinierët dhe trupat aragoneze (spanjolle) ndihmuan në
përforcimin e kështjellave në Shqipërinë e Jugut për të krijuar një vijë
mbrojtëse. Ndërtimet Aragoneze sollën një stil që ndërthurte rreptësinë
ushtarake të Evropës Perëndimore me terrenin thyer të Ballkanit. Inxhinierët e
Alfonso V të Aragonës ishin mjeshtër të fortifikimeve "tranzitore" –
që do të thotë se po kalonin nga kështjellat e larta mesjetare drejt atyre që i
rezistonin topave të parë.
Kur
Gjedik Ahmet Pasha pushtoi kështjellën në vitin 1480, struktura sociale e
Zhulatit pësoi një goditje të rëndë. Shumë banorë u detyruan të largoheshin
(një pjesë mendohet se formuan ngulmimet arbëreshe në Itali), dhe rëndësia e
kështjellës nisi të venitej.
Zhulati
ka qenë një qendër e rëndësishme administrative (ka pasur rreth 600 shtëpi në
kulmin e tij), ndaj kontrolli mbi kështjellën e tij ishte jetik për zotërimin e
kalimit nga bregdeti i Jonit drejt Gjirokastrës. Zhulati me trimëri dhe mënçuri
i ka rezistuar gjithë betejave në shekuj.
Djemtë
e Zhulatit i kanë përjetësuar figurat e shquara të fshatit me vepra artistike,
me letërsi, e me këngë.









