Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Enënkryemja
E enjte, 12.02.2026, 06:58 PM
ENËNKRYEMJA*
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po. E kam thënë edhe më herët në shkrimet e mia publicistike – letrare dhe libra. Vepra
të
“rrezikshme”, sipas Policisë Letrare në sistemin komunist ish jugosllav, të cilat nuk e besoj se ato libra i keni edhe në shtëpi, por me siguri i keni edhe në Bibliotekat Universitare dhe qytetare anë e mbanë Atdheut. Edhe, nëpër Botë. Libra, që edhe në Ditën e Sotshme, janë të “rrezikshëm” për Policinë Letrare. Dhe, po t’ua gjenin Dje në shtëpi si “armik” i
shtetit të “përbashkët”, mund t’i fitonit më së paku pesë vjet burg. Sot, në
“demokraci” dhe “Liri”, fitoni armiqë dhe “miqë”. Jo, burg.
Nana ime Bareshë e mbi njëqindë deleve të cilat i kulloste
te “Përroni i Thanës”, dhe i mrizonte nën hijet e dardhave gorrice. Dele, të
cilat unë si fëmijë në mesditë mes vapës madhe i milja me kusi. Nanë, e cila,
shpesh ma përsëriste edhe një thënje antologjike: Biro, delja e nënkryeme, është dele shterpë me të meta
psiqike, nuk e do Dashin brirëpërdredhur rreth veshëve, nuk lindë fëmijë dhe Ujkun
delengrënës ta sjellë në vathë. Shtëpi, fytas të rroken me qentë e Sharrit. Prandaj,
asaj Sot duhet futur thikën në qafë si kurban “Bajrami”. Jo, për Sofrën
shqiptare. Mishin e tyre t’ua flugim qenëve Sharrit para vathe, rojeve të
bagëtisë.
Problem, kam
Ditën e Sotshme,
se: Delja e nënkryeme ma përkujtoi porosinë e
Nanës. I bëra bashkë macit e mia besnike, por nuk mund t’i bëj politikanët e partive politike shqiptare. Këlyshët e tyre me zgjebe. Që, pasmesnate na i polli
Buça e Katundit pas porte. Edhe, Xhadinë e nënkryeme, që përsëgjalli me vite e ndjekin Autorin e Librit me dhjetë drama groteske: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin
(200, 2024). Delen e tyre të nënkryeme, që në mes të ditës, Ujkun
delengrënës na e sjellin në Shtëpi. Siç duket: nuk i kanë kuptuar
shërbetorët e partiave politike të “vëllazërim-bashkimit”, komunistë me
simptome tërbimi: Dje, dhe Sot jugosllav. Bashkëpunëtorë besnik të armikut
shekullor vetëm për një përdorim. Se, kokës tyre nuk u vijnë ende mendtë, por u
kane ikur dhentë. Edhe, pse: pas vetes e marrin edhe ndonjë buçë katundi, dele
të nënkryeme përmbrapa krah për krahu me këlyshet me zgjebe.
Partia Politike në pushtet i ka edhe viçat e vet të palëpi
me emërtime të anëtarëve të tyre partiak nëpër komisione kulturore - letrare për
ndarjen e çmimeve letrare të shoqatave kulturore dhe shtetërore. Që,
fatkeqësisht, mund të jenë gjithëçka palaçosh vetëm për një përdorim, por jo
edhe poetë, as shkrimtarë.
Punë tjetër, është ajo, se: politikanët e partive politike i kanë në dorë, dhe i ndërsejnë pas kulturës – letërsisë shqipe me një torbë taxhi përqafe. Nuk lexojnë shkrime publicistike, as libra. Mos, them: edhe, nëse i lexojnë përgjumshëm mesnate, ose jerm, nuk i kuptojnë porositë e tyre profetike si shkrime publicistike dhe libra për Ditën e Nesërme. Sot, në “demokraci” (sallmadi), partitë e nënkryeme politike shqiptare
me ato të “vëllazërim - bashkimit, vendosin për arsimin,
dhe arritjet e vlerave-artistike të kulturës shqiptare.
Shkak, që Sot: si popull shqiptar edhe “maqedonas” jemi në këtë gjendje të mjerueshme politike - arsimore, kulturore dhe politike në Shtetin e “përbshkët” ende jugosllav.
Mëkot, kërkojmë rrugë dhe shtigje për të dalë matanë maleve nga ky bërllok politik shtetëror i “përbashkët” në Liri. Edhe, Robëri. Ikim këmbekrye me të katra nga Robëria shekullore për në Liri. Ende, Larg. Përtej Ditës Nesërme.
Fatkeqësisht, argatë me vite dhe dele të nënkryeme shterpa: si popull shqiptar dhe “maqedonas” në shtetin e “përbashkët”
me gjithë këto parti
politike të arratisura
dhe dalldisura me “Din e Iman”, e pa arsim dhe kulturë, siç duket e
duam Robërinë.
Populli
shqiptar e ka një thënje antologjike: vijnë dikur mendtë, por ikin dhentë e nënkryeme shterpa…
Dele me të meta psiqike dhe shterpë…









