Kulturë
Meti Rexhepi: Dashuria det i jetës
E marte, 10.02.2026, 06:52 PM

Foto:
Gjilani Press
DASHURIA DET I JETËS
Nazmije
XHAFERI - HASANI: DASHURI E PASHTERSHME
Printing
press, Prishtinë, 2025
Nga
Meti REXHEPI
Libri
i autores Nazmije XHAFERI - HASANI: DASHURI E PASHTERSHME është strukturuar në
tetë cikle poezish: “Frymim kuq e zi”, “Lulëkuqet e lirisë”, “Kur e çiltër t’jetë
dashuria”, “Melodia e shtëpisë”, “Kur thuprat bashkohen”, “Misionarët e
dritës”, “Mbretëria e planetit” dhe “Të ndryshme.”
Te
secili cikël nga tetë sitsh të librit DASHURI E PASHTERSHME hasim qasje ku e ku
më të theksuar motivesh, që zgjerojnë hapësirën tematike të motivimeve poetike.
Mirëpo, ngjyrat e kuqja dhe e zeza, qoftë kur duken apo nuk shihen janë lajtmotivi
përshkues i tërësisë poetike të këtij vëllimi. Pohimin e këtillë e përtrollisin
simbolet e identitetit etnik dhe etik, si plisi që njëkohësisht shënon
përkatësinë e autoktonisë. Simbolika e të kuqes dhe e së zezës, po u thelluam në
nëntekstin e reflektimit poetik të ideve, të porosive dhe të ngërthesave estetike,
e kuqja dhe e zeza karakterizojnë përmasën e fatit tragjik të lirisë së etnisë
shqiptare. Motivet e këtij përcaktimi tematik përkitazi ruajtjes së At Dheut,
në ciklin e parë, fare pakëz na japin hapësira për shfaqje reflektimesh të
nëntekstit. Këtu porosia për lexuesin është e drejtpërdrejtë. Ngjyra e gjakut
të derdhur me shekuj në këtë poezi vjen si fat ekzistencial, si vetëdije e
rrënjosur e vijimësisë ilire - arbërore - shqiptare në Siujdhesën Ilirike.
Çfarë është e zeza? E zeza ngërthehet e zbërthehet në “golgotën shqiptare.” Ajo
është prodhimtare e shumësisë së përbërësve të së keqes, që madje ia nxinte
dukjen tokës së njomur me ngjyrën e gjakut. Brenda këtyre dy simbolikeve jetike
afatgjata epike, tragjike dhe heroike u gjakua liria dhe, moria e poetëve, edhe
autorja e këtij vëllimi poetik, kishin motivime të mjaftueshme t`i thërrisnin
forcimit të karakterit etik dhe etnik, cilësive të pashmangshme të trimërisë,
të besëlidhjeve si akte përbashkuese përballë pushtuesve. Kuptim - shtrirjen e
kësaj mendësie ekzistenciale e ndjenë pashmangshëm poetët shqiptarë të gjithë
brezave. Dje dhe sot në kohën moderne, nuk kishte si t’i shmangej as poetesha
Nazmije XHAFERI - HAHASANI në librin e saj DASHURI E PASHTERSHME. Autorja e
frymëzuar nga Rilindja Shqiptare risjell në faqet e librit të saj toponimet e
qëndresës çudibërëse të Krujës, vijimësinë e të se cilës e përjetoi në
bashkëkohësi në Prekazin legjendar me gjithë dramën, heroizmin dhe gjëmën e
flijimit unikët të Jasharajve, pasojat gjenocidale dhe bëmat e ngritura në legjendën
moderne të UÇK-s.
Cikli
i parë i kësaj tematike përmasën e ngjyrave kuq e zi e shtrinë brenda dhe
jashtë historisë së pashkruar, atëbotë e tkurrjes së çdo shprehje që i përngjasonte
lirisë deri në atë masë: “Pa guxuar as ëndrrat t’i rrëfej”
Kjo
ishte përmasa e zezë e ngufatjes mbi trojet etnike dhe, varg-thurja poetes ia
kërkon përmbushjen e të shprehurit etik dhe etnik në letrën e bardhë. Autorja duke
hedhur në letër ca nga të ndodhurat madhore për shpëtimin e At Dheut, fragmente
nga tërësia e së dhimbshmes dhe, bëmat e bujshme gjithandej ku çelin “lulëkuqet”,
ndjehet e çliruar shpirtërisht. Meqë shtroi këtu në disa poezi, fjalë-përbërja
lulëkuqe na sjell në mend shprehjen e qëmtuar e të shtrirë dendur në simbolikën
e poezisë së poetit Beqir Musliu “lul-kuqet e gjakut.” Andaj, Nazmije XHAFERI-HASANI
varg-thurjes i jep kahen e kryerjes së një misioni
poetik,
etik, etnik, ekzistencial dhe simbolik për përmasat e së kuqes dhe të së zezës.
Por, në realitetin Ballkanik gjithçka është tektonike, sizmikë dhe paqe
relative. Ajo gjakon poezinë që:
“Përthanë
plagët e trungut të gjymtuar”*
Poezitë
e ciklit të dytë “Lulëkuqet e lirisë” trajtojnë të njëjtën frymëmarrje tematike,
por tashmë të bartur mbi shëmbëlltyrat që mëtonin vetëdijesimin e penguar me gjithfarë
mënyrash e mynxyrash. Popujve që u kanoset ekzistenca kulturore shtetërore historinë
e shndërrojnë në mit. Një këso mendësie nuk i shpëtoi as autores sonë:
“Apostull
i lirisë e qytetërimit,
I
gjithkohshmi trim.
Nder
i arbrit – i oxhakut të Kastriotit;
Si
ti fisnik tjetër, nuk lind!” *
Poetesha
XHAFERI - HASANI sikur ndjenë një borxh të thellë që vargjet t`i përçojnë dashuri
të gjithanshme për të tashmen dhe për brezat... Ajo mbjell dashuri në poezi aq
sa mund të bartte gjuha dhe mjetet e qëmtuara prej kërkimeve të saj në fushën e
pa skaj të figuracionit artistik e stilistik. Ajo e ka matur fjalën e vet në
peshoren e qëmtimeve poetike dhe, nuk është futur labirinteve të fjalës. Nuk ka
hyrë aty ku nuk dilet. Pse? E di që fjala ka bukuri të pakufishme... Në
shtjellimin e saj është mjaftuar me aq sa mund të thellohej. Si duket kësaj poeteshe
i përshtatet pohimi i poetit frëng Alfred de Musset: “Gota ime është e vogël,
por unë pi prej gotës sime.” Borxhin e saj moral kundruall brezave i duket se
do ta lajë, duke shtjelluar fjalësin poetik për kurbanet e lirisë, si: Hasan
Ali Remnikut, simbolit konkret të qëndresës Adem Demaçit, njërit nga strategët
e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve Agim Ramadanit, guerilasve Rexhep Mala e
Nuhi Berisha, dëshmores së njomë, bukuroshes Antigonë Fazliut.
Në
këtë anames të atmosferës epike nuk di pse është vendosur poezia “Bilbilit të
Kosovës?” Ndoshta poezia e tillë përkushtuar zërit magjeps të Nexhmije
Pagarushës, një ikonë të këngës shqipe, do të duhej renditur në ciklet ku
mbizotërojnë timbret e poezisë lirike?
Cikli
i tretë “Kur e çiltër t’jetë dashuria” dhe i katërti “Melodia e shtëpisë” i
përshkon kryesisht lirika familjare. Kjo lirikë shfaqet përmes artikulimit të
ritmeve të rrahjes së hovshme të zemrës, duke rikthyer ngjyrën e mallëngjimit krejtësisht
të natyrshëm për bashkëshortin, personazhin lirik të jetës bashkëshortore, që ia
kishte rrëmbyer e pashmangshmja e jetës - vdekja në amshimin e pasosur.
Kontekstit të një lirike të kulluar i japin shtytje për artikulime të thella
dhe të këndshme vargjet e këtillë, të cilët pikëllimin e ngrehin në nivel të
mirëfilltë të përjetimit artistik:
“Vallë,
Kaq
e paarritshme është lumturia sa,
Të
rendim pas saj,
Si
pas ëndrrës së bukur,
Që
nuk duam të na humb?”*
Vargje
përsiatjesh kësisoj për lumturinë afatshkurtër dhe dhimbjen e përhershme të
dashurisë së këputur në lumturinë e saj, i sjellin këtij vëllimi poezish
kulturën e një lirike me rrjedhje të kulluar dhe, udhërrëfema për sprovat djegëse
të jetës. Sprova e dashurisë së
*Nazmije
XHAFERI – HASANI: DASHURI E PASHTERSHME, Printing Press, Prishtinë, 2025; f. 44
*Po
aty; f. 53 ; *Po aty; f. 70
sinqertë
në poezinë “Kur e Çiltër t’jetë dashuria” sjell porosi e përkufizime të
përvojës, se vetëm dashuria që ka në thelbin e saj çiltërsinë:
“Fal
buzëqeshje, buzëqeshje merr,
Shkëlqimi
i syve errësirën bjerr.”
Duke
lexuar vëmendshëm poezinë e vëllimit poetik që kemi në dorë, autorja XHAFERI-HASANI
shpërfaq botën e saj femërore si vashë e dashuruar, si grua besnike, si nënë
dhe si gjyshe nipash e mbesash. Le të nënvizojmë dyvargëshin e poezisë
“Kaltërsisë së qiellit i ngjan”:
“Dashuria
ime asnjëherë zbeh’ tjetërkujt si falet
Edhe
po t`i kem shtatë jetë.”
Shfaqja
e rrënjosur si besnikëri e kësisoj që varg qëmtuesja XHAFERI e ngre në një
shkallë të lartë parimësie, për mendësinë e sotme të botës feministe do të
tingëllonte si diçka paradoksale! Madje poezia në qenien e saj është
paradoksale e thonë estetët...
Pa
dyshim s’kishte si të mos zërë shkas dukuria e mërgimit te kjo autore varg-thurjesh.
Brenga e një lirike të këtillë familjare është e thellë, ngaqë këtu shpërfaqen
motivet e shqetësimit amnor, si plagë e kahershme apo si fat i mungesës së bijve
e të bijave, i varfërimit të trurit kombëtar në qytetërimin Euro - Atlantik. Këto
motivime marrin shtrirje të valëzuara emocionale të trishta për bijtë
mërgimtarë, të cilët i çelën si lule agimet djaloshare dhe, i ngrysën muzgjet
mërgimtare:
“Vjeshtë
e dimër m’është bërë jeta
Ëndërr
e gëzim grirë.”*
Në
ciklin e pestë “Kur thuprat bashkohen”, autorja busullën e ndjeshmërisë së
vargjeve të saj mëton ta drejtojë kahes së ngërthesave etike, ndonëse notat
moralizuese nuk i duron poezia e mirëfilltë. Mirëpo, e veçuar artistikisht
është poezia “E qelqtë ishte zemra ime.” Pohimi, i veçuar, ka parasysh gjetjen
qëmtuese të autores, që në këtë poezi përdori mjete shprehëse të pëlqyera, me
të cilat ngre idenë artistike për sedrën e pastër njerëzore dhe vetëkritike, nëpërmjet
një figurshmërie, do të thosha, e standardit të duhur të pasjes së vlerave
njerëzore të përtrollitura në vargjet e shkruara. Mbase një thurje e kënaqshme,
e apostrofuar këtu, do të duhej t’ia shtonte autores kërkesën për hedhje vargjesh
jo dosido në letrat e bukurshkrimit.
Kështu
shohim se poetja Nazmije në kërkimet e saj pas gjetjes të së bukurës në varg, ia
del mbanë sidomos kur ngulë këmbë për t’ia kapur bukurisë thesaret e fshehura që
gjenden në përvojën shteruese të shkrim-ndërtimit. Vetëm me përqendrim e durim krijues
mund të funksionalizojë artikulim të metaforës së urtisë poetike, sikurse në
katërvargëshin e vjershës “Fjala”:
“Del,
sapo hap derë
Edhe
merr dhenë.
Po deshe të të bëjë nder,
Me
mjaltë ushqeje që pa lerë.”
Në
tri ciklet përmbyllëse të librit “Misionarët e dritës”, “Mbretëria e planetit”
dhe “Të ndryshme”, hasim aty-këtu shprehje që nuk sjellin ndonjë risi poetike-stilistike.
Në përgjithësi poezitë e këtyre cikleve i përshkon nota e fisme e njerëzores, e
madhërishmja e detit, kontrastet e natyrës që evoluon, magjepsë, josh dhe
tmerron.
Poezia
në vëllimin poetik DASHURI E PASHTERSHME mëton thadrimin, pra shtrohet si
mision i vetëdijes njerëzore për kultivimin e dashurisë si themeltare e
njerëzimit, e paqes
*Po
aty; f. 83
dhe
miqësisë kundruall armiqësisë dhe synimeve për zhbërje të njeriut prej njeriut,
ngasë:
“E
paqen e kemi vënë në zgrip t`ekzistencës!”
Si
akt përmbylljeje i qasjes sime librit me poezi të autores Nazmije XHAFERI -
HASANI, që tashmë po sprovohet me zejen e ndërlikuar të shkrimit artistik, lë
të më lejohet të nxjerrë konstatimin nga këndi i shikimeve të mia. Poezia që
kultivon kjo autore në këtë libër i përket traditës së poezisë shqipe, pa
mëtime për të eksperimentuar risi stilistike dhe, identifikime me fizionominë e
rrymave moderne e të postmodernes. Kjo autore shkruan thjesht e qartë në
shqipen standarde. Te ky vëllim poezish vërehen përpjekjet për shmangien e
klisheve dhe, hapje shtigjesh për një lirikë të mirëfilltë poetike. Kryesorja:
në thjeshtësinë dhe qartësinë e stilit të saj vegjetojnë çiltërsia dhe
ngrohtësia, dashuria si koncept i drejtpeshimit njerëzor, fryma atdhetare dhe
vlerat e së njerëzishmes, të gjithë këta përbërës ushqejnë vargjet e saj. Kjo
sado pak është një prehje në vrazhdësinë dhe dinamikën e jetës.
Përgëzime
për autoren dhe frytin e saj libror!
Gjilan,
më 14 nëntor 2025









