E hene, 26.01.2026, 11:09 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Si u "krijuan" serbët në Bosnje dhe Hercegovinë?

E hene, 26.01.2026, 06:54 PM


Si u "krijuan" serbët në Bosnje dhe Hercegovinë?

Nga Fahri Xharra

Serbia lindi artificialisht dhe u pranua si “shtet” në vitin 1830.

Udhëzimet ruse ishin që në mënyra të ndryshme të serbizohen shqiptarët ortodoks në Bosnje, Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi dhe në bregdetin e Adriatikut.

Në Bosnje, Hercegovinë, Kroaci dhe në bregdetin e Adriatikut jetonin shqiptarët ortodoks, si dhe vllahët e kohës, të cilët flisnin jo vetëm gjuhën sllave kishtare, por edhe kroatishten.

Sot, ekziston vetëm një fakt i sigurtë se si punohej për serbizimin e tyre.

Vasa Pelagu, shqiptar i sigurt që u serbizua më herët se të tjerët, ia shtoi vetes patronimin rus – “i?” dhe lindi Pelagiçi.

Në librin e tij “Udhëzues për mësuesit serbo-boshnjakë, hercegovinas, serbë të vjetër dhe maqedonas…” (Beograd, 1867, f. 45), ai jepte udhëzime.

Vasa Pelagiç këshillonte në vitin 1867 se si të bëhen serbët jashtë Serbisë – duke i korruptuar dhe joshur fëmijët.

Pelagiçi (vdiq më 1889) ishte ortodoks, i lindur në Bosnje. Ishte mësues, teolog dhe më vonë socialist. Ja ku e keni, gjoja, një nga provat e panumërta për pretendimin tonë të përhershëm se serbët jashtë Serbisë janë krijuar që nga shekulli XIX pas një iniciative propagandistike të nisur nga Beogradi.

“Çdo mësues duhet t’i mësojë fillimisht nxënësit e vet, e pastaj edhe gjithë fëmijët e tjerë të qytetit që dinë të flasin, që kushdo që t’i pyesë: ‘Çfarë je ti, djalosh?’, djaloshi t’i përgjigjet menjëherë: ‘Unë jam serb’.

Do të ishte mirë sikur të gjendeshin disa njerëz të mirë që t’u jepnin dhurata fëmijëve për çdo fundjavë për këtë arsye.”

Pra, ja faktet e “Serbisë Mesjetare”, e cila nuk ka qenë kurrë dhe për të cilën shkenca shqiptare ende manipulohet me falsifikime ruse e më vonë edhe serbe.

Hapni sytë, o shqiptar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx