| E hene, 26.01.2026, 06:54 PM |
Si u "krijuan" serbët në Bosnje dhe Hercegovinë?
Nga
Fahri Xharra
Serbia
lindi artificialisht dhe u pranua si “shtet” në vitin 1830.
Udhëzimet
ruse ishin që në mënyra të ndryshme të serbizohen shqiptarët ortodoks në
Bosnje, Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi dhe në bregdetin e Adriatikut.
Në
Bosnje, Hercegovinë, Kroaci dhe në bregdetin e Adriatikut jetonin shqiptarët
ortodoks, si dhe vllahët e kohës, të cilët flisnin jo vetëm gjuhën sllave
kishtare, por edhe kroatishten.
Sot,
ekziston vetëm një fakt i sigurtë se si punohej për serbizimin e tyre.
Vasa
Pelagu, shqiptar i sigurt që u serbizua më herët se të tjerët, ia shtoi vetes
patronimin rus – “i?” dhe lindi Pelagiçi.
Në
librin e tij “Udhëzues për mësuesit serbo-boshnjakë, hercegovinas, serbë të
vjetër dhe maqedonas…” (Beograd, 1867, f. 45), ai jepte udhëzime.
Vasa
Pelagiç këshillonte në vitin 1867 se si të bëhen serbët jashtë Serbisë – duke i
korruptuar dhe joshur fëmijët.
Pelagiçi
(vdiq më 1889) ishte ortodoks, i lindur në Bosnje. Ishte mësues, teolog dhe më
vonë socialist. Ja ku e keni, gjoja, një nga provat e panumërta për pretendimin
tonë të përhershëm se serbët jashtë Serbisë janë krijuar që nga shekulli XIX
pas një iniciative propagandistike të nisur nga Beogradi.
“Çdo
mësues duhet t’i mësojë fillimisht nxënësit e vet, e pastaj edhe gjithë fëmijët
e tjerë të qytetit që dinë të flasin, që kushdo që t’i pyesë: ‘Çfarë je ti,
djalosh?’, djaloshi t’i përgjigjet menjëherë: ‘Unë jam serb’.
Do
të ishte mirë sikur të gjendeshin disa njerëz të mirë që t’u jepnin dhurata
fëmijëve për çdo fundjavë për këtë arsye.”
Pra,
ja faktet e “Serbisë Mesjetare”, e cila nuk ka qenë kurrë dhe për të cilën
shkenca shqiptare ende manipulohet me falsifikime ruse e më vonë edhe serbe.
Hapni
sytë, o shqiptar!
