E shtune, 24.01.2026, 05:42 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shteti i tretë shqiptar ende është larg

E premte, 23.01.2026, 06:56 PM


SHTETI TRETË SHQIPTAR

ENDE ËSHTË LARG

NGA KALOSH ÇELIKU

Vitet e fundit kam filluar t’i dua armiqtë e përjetshëm. E, t’i urrej „miqtë“. Hadumët. Që, më lëvdojnë para syve. E, shajnë pas shpine. Buçës i ndërsehen tinëz pas shpine plotë jargë. E, lehin nateditë në Atdhe. E shesin veten për një post partiak në Qeveri. Pasuri personale.

E, më shajnë kudo pas shpine. Nateditë më mbajnë në gojë para partive politike. Gjumi nuk i zen nga shkrimet e mia publicistike, librat e mi satirik. Poezitë erotike. Jerm flasin. E hanë veten pasmesnate. Shkaku im, ATDHEU Burrë pa Grua…

Pamarrë parasysh me shekuj, luftën e partive politike me fushata parazgjedhore politike për pushtet dhe pasuri?! Herë me krajl, e herë me mbret. Siç duket, shqiptarët nuk i kanë lexuar dhe kuptuar shkrimet dhe librat e Rilindasëve shqiptar. Publicistikën letrare në mjetet e informacionit dhe libra. Mos e them haptas, edhe mes rreshtave. As, publicistikën letrare dhe librat e mi kokë më kokë në bibliotekat, anë e mbanë Atdheut. Humorit dhe satirës të anekdotave të Xha Derallës, përtej Ditës Nesërme. Ironisë, humorit dhe satirës. Moti Kohë, e kam lexuar përmes shkrimeve publicistike dhe librave me shekuj e vite luftën e politikanëve për pushtet dhe pasuri. E kishte me shekuj Perandoria osmane dhe serbe për pushtimin e tokave shqiptare, dhe asimilimin e shqiptarëve. Pesqindë vite e mbajtën Shqipërinë në robëri. Poashtu, dhe sistemi komunist jugosllav. Edhe, atë: e vazhdojnë argatët e partive politike shqiptare “demokratike” ish jugoslloave. Që, nga vitet e sistemit komunist. Edhe, ky i sotshmi neokomunist. I shndërruar, edhe më zi se sistemi ish komunist jugosllav me “Din e Iman“. Qoftë, edhe në kët të sotshmin, “demokratik” neokomunist antishqiptar.

Politikën e tyre pushtuese historike e kam të shtruar në tepsi si pite me miell misëri, sofër para syve qysh Dje, edhe Sot: fli katundi, mëngjes dhe darkë, që dikur mezi ma pëgadiste Nana Plakë. E, sot: shteti i “përbashkët’ ish jugosllav i “vëllazërim - bashkimit” me krunde pa kos ma shtron mbi sofër. Jo, në sofrën e Babait me dy revole në brez. As, Nanës Zajazit. Luftë me mik e për armik. Aqmëpak, edhe byrek me groshë, specialitet këçovar. Ose, pite me gjizë në sofër të Nanës Plakë me furkën e leshit në brez, duke tjerrur leshin e deleve për të thurur çorapë për fëmijët në saçin dhe çerepin me shpuzë mbi kokë. Thëngjinj të ndezur, duke e larguar Ditën e Sotshme përtej ligjeve të partive politike. Kufinjëve politik shqiptaro-shqiptar, në Trojet Etnike Shqiptare?! Liri. Dhe, shtet Shqiptar. Buka, ende duke u djegur nën saçin me shpuzë. E, fëmijët shqiptar duke fërkuar barkun me duar për bukë në sofër, darkë pranë qiririt të ndezur me pak flakë në errësirë, pranë dritares me sy nga “Çuka” mbi Katund.

Fatkeqësisht, Sot: partitë politike shqiptare, nuk punojnë për shtet shqiptar Ditën e Nesërme, por përçudi me shekuj për shtet të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin e “përbashkët” ende këmbekrye komunist jugosllav. Nuk bëhet politikë me këto politikanë shqiptar trusakatë të arratisur e dalldisur pas posteve partiake politike dhe pasurisë.

Shtetit shqiptar ish jugosllav, Dje komunist, sot: ende, neokomunist i duhen politikanë tjerë për Ditën e Nesërme! Gjak i ri shqiptar. Jo, politikanë me një këmbë në varr pa brekë, e një në Qeveri! Ose, ende me brekët nëpër këmbë. Parullën e tyre demagogjike politike të “vëllazërim - bashkimit” ish jugosllav, fushatave parazgjedhore për pushtet dhe pasuri, ende me Don Kishotë shqiptarë dhe Sanço Panço mbi gomarë. Ose, sejmenë përmbrapa mbi gomarë në luftë për “fitore” të partive politike. Pushtet, dhe pasuri. Luftë me mullinjtë e erës në politikën shqiptare?!

Larg, është Shqipëria e Ditës Nesërme. Njëri, i dalldisur dhe arratisur për pushtet me dy gishta përpjetë për “fitore”, “demokraci”, pushtet dhe pasuri. E tejtri, në fushata parazgjedhore me “gratë besnike” shqiptare për karrike si kryeminsitër deri në vdekje! I treti në Kosovë: ende, i arratisur dhe i dalldisur pa shtet të dytë shqiptar, institucione në Ballkan. Edhe, atë: gjatë ndryshimeve “demokratike” pas sistemit ish komunist jugosllav. Dhe, Sot: Neokomunist. Fushatë, parazgjedhore për pushtet dhe pasuri. Greminë politike për një Shtet Shqiptar.

Mëkot, i kërkojmë me shekuj dhe vite partive politike jugosllave, shqiptare dhe maqedonase – ish jugosllave me zgjedhje “demokratike” në shtetin e përbashkët” spiunët. Qoftë në Shqipëri, Republikën e Kosovës, ose Maqedoninë e Veriut. Organizatave “humanitare” qeveritare dhe “joqeveritare”. Edhe, atyre arsimore e kulturore, fundekrye me “vëllazërim-bashkim” për një Shtet Shqiptar i mbytur me korrupsion deri në fyt. Patjetër, edhe pse: i kemi këmbëkrykq edhe në Shtëpi pranë zjarrit me dru lisi në Oxhak me vite dhe flakë. Gjithë jetën këto politikanë të arratisur dhe dalldisur, duke u turrur me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë personale dhe familjare?!

Rruga, ende me shekuj ëshët Larg. Partitë Politike Shqiptare, luftojnë për pushtet dhe pasuri me dy gishta përpjetë si Sali Berisha, dhe vajza e gra besnike Edi Rama para kamerave televizive?! Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me “hajvanët” e Kosovës!

Fatkeqësisht, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, poashtu bëhet luftë politike për pushtet dhe pasuri. Sot: luftojnë politikanët e partive politike shqiptare. Edhe, atë: për karrike dhe një torbë taxhi përqafe arnë përmbi arnë në Maqedoninë e Veriut?! Nateditë, mbyten si qentë e tërbuar pas një kocke Lope, hudhur për dritare në rrugë. Ose, një torbë taxhi krunde në grazhdin e partive politike të “vëllazërim - bashkimit”. Edhe, për një shtet të tretë shqiptar. Fatkeqsisht, Shteti tretë Shqiptar Historik, ende është Larg...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx