| E premte, 23.01.2026, 06:56 PM |
SHTETI TRETË SHQIPTAR
ENDE ËSHTË LARG
NGA
KALOSH ÇELIKU
Vitet
e fundit kam filluar t’i dua armiqtë e përjetshëm. E, t’i urrej „miqtë“.
Hadumët. Që, më lëvdojnë para syve. E, shajnë pas shpine. Buçës i ndërsehen
tinëz pas shpine plotë jargë. E, lehin nateditë në Atdhe. E shesin veten për
një post partiak në Qeveri. Pasuri personale.
E,
më shajnë kudo pas shpine. Nateditë më mbajnë në gojë para partive politike.
Gjumi nuk i zen nga shkrimet e mia publicistike, librat e mi satirik. Poezitë
erotike. Jerm flasin. E hanë veten pasmesnate. Shkaku im, ATDHEU Burrë pa Grua…
Pamarrë
parasysh me shekuj, luftën e partive politike me fushata parazgjedhore politike
për pushtet dhe pasuri?! Herë me krajl, e herë me mbret. Siç duket, shqiptarët
nuk i kanë lexuar dhe kuptuar shkrimet dhe librat e Rilindasëve shqiptar.
Publicistikën letrare në mjetet e informacionit dhe libra. Mos e them haptas,
edhe mes rreshtave. As, publicistikën letrare dhe librat e mi kokë më kokë në
bibliotekat, anë e mbanë Atdheut. Humorit dhe satirës të anekdotave të Xha
Derallës, përtej Ditës Nesërme. Ironisë, humorit dhe satirës. Moti Kohë, e kam
lexuar përmes shkrimeve publicistike dhe librave me shekuj e vite luftën e
politikanëve për pushtet dhe pasuri. E kishte me shekuj Perandoria osmane dhe
serbe për pushtimin e tokave shqiptare, dhe asimilimin e shqiptarëve. Pesqindë
vite e mbajtën Shqipërinë në robëri. Poashtu, dhe sistemi komunist jugosllav.
Edhe, atë: e vazhdojnë argatët e partive politike shqiptare “demokratike” ish
jugoslloave. Që, nga vitet e sistemit komunist. Edhe, ky i sotshmi neokomunist.
I shndërruar, edhe më zi se sistemi ish komunist jugosllav me “Din e Iman“.
Qoftë, edhe në kët të sotshmin, “demokratik” neokomunist antishqiptar.
Politikën
e tyre pushtuese historike e kam të shtruar në tepsi si pite me miell misëri,
sofër para syve qysh Dje, edhe Sot: fli katundi, mëngjes dhe darkë, që dikur
mezi ma pëgadiste Nana Plakë. E, sot: shteti i “përbashkët’ ish jugosllav i
“vëllazërim - bashkimit” me krunde pa kos ma shtron mbi sofër. Jo, në sofrën e
Babait me dy revole në brez. As, Nanës Zajazit. Luftë me mik e për armik.
Aqmëpak, edhe byrek me groshë, specialitet këçovar. Ose, pite me gjizë në sofër
të Nanës Plakë me furkën e leshit në brez, duke tjerrur leshin e deleve për të
thurur çorapë për fëmijët në saçin dhe çerepin me shpuzë mbi kokë. Thëngjinj të
ndezur, duke e larguar Ditën e Sotshme përtej ligjeve të partive politike.
Kufinjëve politik shqiptaro-shqiptar, në Trojet Etnike Shqiptare?! Liri. Dhe,
shtet Shqiptar. Buka, ende duke u djegur nën saçin me shpuzë. E, fëmijët
shqiptar duke fërkuar barkun me duar për bukë në sofër, darkë pranë qiririt të
ndezur me pak flakë në errësirë, pranë dritares me sy nga “Çuka” mbi Katund.
Fatkeqësisht,
Sot: partitë politike shqiptare, nuk punojnë për shtet shqiptar Ditën e
Nesërme, por përçudi me shekuj për shtet të “vëllazërim-bashkimit”, në shtetin
e “përbashkët” ende këmbekrye komunist jugosllav. Nuk bëhet politikë me këto
politikanë shqiptar trusakatë të arratisur e dalldisur pas posteve partiake
politike dhe pasurisë.
Shtetit
shqiptar ish jugosllav, Dje komunist, sot: ende, neokomunist i duhen politikanë
tjerë për Ditën e Nesërme! Gjak i ri shqiptar. Jo, politikanë me një këmbë në
varr pa brekë, e një në Qeveri! Ose, ende me brekët nëpër këmbë. Parullën e
tyre demagogjike politike të “vëllazërim - bashkimit” ish jugosllav, fushatave
parazgjedhore për pushtet dhe pasuri, ende me Don Kishotë shqiptarë dhe Sanço
Panço mbi gomarë. Ose, sejmenë përmbrapa mbi gomarë në luftë për “fitore” të
partive politike. Pushtet, dhe pasuri. Luftë me mullinjtë e erës në politikën
shqiptare?!
Larg,
është Shqipëria e Ditës Nesërme. Njëri, i dalldisur dhe arratisur për pushtet
me dy gishta përpjetë për “fitore”, “demokraci”, pushtet dhe pasuri. E tejtri,
në fushata parazgjedhore me “gratë besnike” shqiptare për karrike si
kryeminsitër deri në vdekje! I treti në Kosovë: ende, i arratisur dhe i
dalldisur pa shtet të dytë shqiptar, institucione në Ballkan. Edhe, atë: gjatë
ndryshimeve “demokratike” pas sistemit ish komunist jugosllav. Dhe, Sot:
Neokomunist. Fushatë, parazgjedhore për pushtet dhe pasuri. Greminë politike
për një Shtet Shqiptar.
Mëkot,
i kërkojmë me shekuj dhe vite partive politike jugosllave, shqiptare dhe
maqedonase – ish jugosllave me zgjedhje “demokratike” në shtetin e përbashkët”
spiunët. Qoftë në Shqipëri, Republikën e Kosovës, ose Maqedoninë e Veriut.
Organizatave “humanitare” qeveritare dhe “joqeveritare”. Edhe, atyre arsimore e
kulturore, fundekrye me “vëllazërim-bashkim” për një Shtet Shqiptar i mbytur me
korrupsion deri në fyt. Patjetër, edhe pse: i kemi këmbëkrykq edhe në Shtëpi
pranë zjarrit me dru lisi në Oxhak me vite dhe flakë. Gjithë jetën këto
politikanë të arratisur dhe dalldisur, duke u turrur me të katra pas posteve
partiake dhe pasurisë personale dhe familjare?!
Rruga,
ende me shekuj ëshët Larg. Partitë Politike Shqiptare, luftojnë për pushtet dhe
pasuri me dy gishta përpjetë si Sali Berisha, dhe vajza e gra besnike Edi Rama
para kamerave televizive?! Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me “hajvanët” e
Kosovës!
Fatkeqësisht,
në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, poashtu bëhet luftë politike për
pushtet dhe pasuri. Sot: luftojnë politikanët e partive politike shqiptare.
Edhe, atë: për karrike dhe një torbë taxhi përqafe arnë përmbi arnë në
Maqedoninë e Veriut?! Nateditë, mbyten si qentë e tërbuar pas një kocke Lope,
hudhur për dritare në rrugë. Ose, një torbë taxhi krunde në grazhdin e partive
politike të “vëllazërim - bashkimit”. Edhe, për një shtet të tretë shqiptar.
Fatkeqsisht, Shteti tretë Shqiptar Historik, ende është Larg...