E merkure, 14.01.2026, 11:06 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Albini, lis i gjatë në mesin e shkurreve politike!

E merkure, 14.01.2026, 06:52 PM


Albini, lis i gjatë në mesin e shkurreve politike!

Shkruan: Florim Zeqa

Fitore absolute e një partie apo një lideri partiak konsiderohet ajo fitore me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në zgjedhje. Edhe pse me dalje nën 50 % të qytetarëve në zgjedhje, në krahasim me rezultatin e partive të tjera, fitorja e LVV-së është e lartë dhe historike!

Fitore e madhe e Albin Kurtit, por jo absolute!

Fillimisht dëshirojë që ta urojë LVV-në dhe simpatizantët e saj për fitoren bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, në veçanti e urojë dhe përgëzojë liderin e këtij subjekti politik për aftësinë e tërheqjes së elektoratit kosovarë!

Mirëpo, të paktën deri më tani nuk e kam dëgjuar Albin Kurtin duke e falenderuar elektoratin e LDK-së, i cili është më meritori për fitoren e madhe të tij në zgjedhje.

Vetëm injorantët politikë dhe kundërshtarë fanatik nuk arrijnë dot ta urojnë dhe përgëzojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit!

Fajtorë nuk është Albin Kurti për fitoren e madhe, sikurse që nuk është fajtorë as elektorati që e votoi, por fajtorë janë liderët e partive opozitare të cilët nuk arritën ta mbajnë elektoratin e tyre.

Kur e kemi fjalën tek rrëshqitja e elektoratit, pa dyshim më e dëmtuara është LDK-ja, e cila i dhuroi Albin Kurtit hiq më pak se gjysmën e totalit të votave të fituara!

Për dallim nga LDK, dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe AAK arritën deri diku ta menaxhojnë elektoratin e tyre, duke e mbajtur afër vetes si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira!

Megjithatë, meritat për fitoren bindëse të LVV-së i takojnë vetëm Albin Kurtit dhe askujt tjetër, për shkak se me mjeshtri e shfrytëzoj paaftësinë dhe vogëlsinë e liderëve opozitarë, të cilët më shumë u ngjanin shkurreve përreth një lisi të gjatë sesa liderëve partiakë!

Pa reformimin e thellë të partive opozitare dhe pa ngjizjen e një alternative të re politike, Albin Kurti së paku edhe për një dekadë do të jetë i pa konkurencë në skenën politike!

Nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e mbështet kandidaturën time për të marrë timonin e partisë, e garantoj elektoratin kosovarë, që LVV-në do ta dërgojë në opozitë, kurse 'lisin e gjatë' pas katër viteve do ta kthejë në nivelin e liderëve tjerë partiakë.

Florim Zeqa, 13.01.2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx