E hene, 12.01.2026, 04:51 AM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Lulja dhe stalaktiti

E diele, 11.01.2026, 06:05 PM


Blerim Rrecaj

Lulja dhe stalaktiti

Bëmë një shëti

Nga parku në park

Petk i bardhë bore

Shtrirë rretheqark

Pranë një kafeneje druri

Tek një vazo e bardhë

Sytë seç na shkuan

Tek kjo lule e rrallë

Një lule kaq e ndezur

Si të ishte zjarr

Qëndronte në vazon e bardhë

Mbuluar nga borë e bardhë

Vazhduam të ecnim

Gjurmë duke lënë

Lulja all e kuqe

Vallë nga kishte rënë

Ecnim ndjenjëgëzuar

Për këtë bukuri

Që na zbukuroi ditën

Duke na përtëri'

Më pas tejte një dru

Një rrëshirë kishte ngrirë

Ngjyrëkafe si në shpellë

Dukej ky stalaktit

Vazhdonin të ecnim

Gjurmë duke lënë

Stalaktit i bukur

Vallë nga kishte rënë

Ecnin ndjenjëgëzuar

Për këtë bukuri

Që na zbukuroi ditën

Duke na përtëri'

Lulja e salaktiti

Pjesë e kësaj shëtije

Emërues i përbashkët

Heshtje prej bukurie



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx