Kulturë
Bashkim Saliasi: Teodor Laço - Trokitje në shpirt
E premte, 09.01.2026, 06:51 PM
TROKITJE NË SHPIRT, TREGIME TË AUTORIT TEODOR LAÇO
Përjetime
Nga
Bashkim Saliasi
I
zhytur në gjendjen emocionale, dhe vet nuk po arrija të kuptoja, si mundet që
autori tregimeve, Teodor Laço kishte arritur të takonte në rrugët e Madridit
“firarin”, i cili kishte mbi 50 vjet, që kishte humbur çdo gjurmë.
Një
zile telefoni zgjoi te gruaja ndjenjën e alarmit.
-Kape,
- më thotë se dikush po të kërkon.!
-Lëre,
se ai që ka nevojë nuk çon zile, por bënë telefonatë…
Tregimin
që po lexoja bënte fjalë për një malsor, i cili si rezultat i gjaksisë
detyrohet të braktis trojet e veta dhe të largohet nga sytë këmbët vetëm e
vetëm që të shpëtonte kokën. Shkrimtari që shkruan tregimin “firari” viziton
qytetin e Madridit dhe fare rastësisht takon “poetin” spanjoll dhe nëpërmjet
tij, në mbrëmje i mundësohet takimi me Franin, i cili kishte mbi 50 vjet që
ishte larguar nga Shqipëria dhe gjendej i vetëm në rrugët e Madridit.
Takimi
shkrimtarit me Franin ishte sa mbresëlënës aq dhe interesant. Një “humbës” prej
kaq vitesh arrin të rrëfehet për bëmët e tij. Nuk thonë kotë; - “qeveria e kap
lepurin me qerre”.
Shkrimtari
arrin të na përshkruaj tregimin e Franit me një gjuhë të thjeshtë dhe të
kuptueshme në dialektin gegërishtë në të cilën figurat letrare që përdoren
flasin për artin e të treguarit të autorit, ku spikatin virtytet e popullit
tonë, se ne nuk të biem në qafë, ama po na re të heqim qafe, si kundr veproi
Frani me gjaksin e vetë që i nguli thikën para se ta vriste.
Në
tregimin e tij autori nxjerr në pah ndjenjën e të qenurit njeri.
Si
poeti spanjoll dhe Frani e siguronin mbijetesën duke lypur, përsëri ruajnë
njerzillëkun. Xhesti poetit spanjoll që i jep Franit kanaçen dhe ky, pasi e pi
e, shtyp me këmbë dhe ia kthen prap “poetit”. Forca e zakonit.
Frani
që kishte 50 vjet që bluante brenda vehtes brengën e arratisjes “shpërthen” dhe
i tregon shkrimtarit krejt vuajtjet e tij. Në këto tregime Teodori tregon
realitetin që ekziston edhe sot në ditët tona, ku në emisionin; -ku je?! Ka
plot raste të braktisjes së familjes dhe humbjen e sensit të qenurit njeri.
Se
kuptoj përse ku emision i zhvilluar nga gazetarja Aida Shtino u mbyll dhe nuk
jepet më?! Shumë emigrant, të cilët u larguan pas viteve ’90, për shkak se
qeveritë që na drejtojnë nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët
pozitë-opozitë dhe ne shqiptarët të lëvizim lirshëm si gjithë popujtë e tjerë
të europës.
Në
tregimin “Kthimi amerikanve”, Teodor Laço tregon me një penë të hollë, se
emigrant Kosta, që e thërrisnin me nofkën Çalli, i cili ruante pasaportën që në
rastin më të parë të kthehej në Amerikë pas pushimit të luftës, por një gjë e
tillë ishte e pamundur. Ai nuk ndenji duar kryq, por ju shtrua punës dhe nuk
hëngri lekët e kurbetit, por e shtoi pasurinë.
Çalli
në kurbet kishte mësuar plot gjëra dhe ishte bërë i mençur. Zgjursia e fituar
bënte që të vinte në lojë dhe mos ta kuptoje. Serioziteti i tij bëri që një
ditë të më vinte në lojë edhe mua, - tregon autori.
-Paske
kollare të bukur, o!, - më tha me seriozitet. Unë u përskuqa, duke e parandjer
se “bukuria” e tij do t’i paraprinte ngulitjes së thumbave. Dhe nuk mënoi
gjatë. - “Edhe e bukur, edhe të shërbeka si pecetë për të fshirë buzët. Goxha
gjë, - shtoi, duke tundur bishtin që varej” …
Kur
baxhanaku i tij Fan Z., me një djallëzi të lindur, që në Amerikë i qe
shëndërruar në natyrë të dytë, nuk lodhej së këmbënguluri për “gjindjen” në
Shqipëri! Çalli më në fund u dorzua. Ai vendosi që t’i dërgonte një fotografi
në natyrë. Thimi, fotografi i Dardhës, i bëri një fotografi hipur mbi një
gomar, ku Çalli shtërngonte frerin e tij dhe rrinte goxha kapardisur, siç ia
donte gjendja e re, veshur amerikançe, por me kilota shajaku dhe triko leshi.
Prapa
fotografisë bëri shënimin; “I dashur baxho, ky që është sipër, jam unë!” si
përfundim Fran Z. kthehet në Shqipëri. Duke parë “gjëndjen”, në të cilën
ndodhej vendi ynë mbas gjashtë muajësh, iu vërvit baxhanakut.
-Po,
ti, bre ziliqar i madh paske qënë! Si s’më shkrojte dy fjalë për gjëndjen?
Apo
u gremisa unë, tërë bota të grmiset? Ta dija kështu më mirë thyeja këmbët se
vija!
-Çfaj
kam unë se zotrote nuk ke hundë? - ia ktheu Çalli.
-A
s’ta dërgova fotografinë hipur mbi gomar?
-Nuk
nuhate ç’kuptim kishin ato fjalë “ky që është sipër, jam unë?...
Figura
letrare që përdor Teodori flasin për zgjuarsinë e popullit tonë dhe talentin e
shkrimtarit, që i jep nëpërmjet personazhit, Çalli. Në të gjitha tregimet e
shkruara nga autori spikat ndjenja e të qenurit gju më gju me popullin, atje ku
gjenden thesaret e letërsisë, që bëjnë fjalë për trokitjet që ndjen njeriu në
shpirt për të qenë i lirë dhe ta jetoj jetën si të vijë.
Në
tregimin “Një burrë dorëlëshuar”, shkrimtari flet për zgjuarsinë e djemve që
t’i ngrinin Karajanit një kurth, nga ato djallëzit që nxisin sedrën. E patën
provuar dikur me Gjolekën dhe nuk kishin dal huq. Ndonse asnjëri nuk i
tregonte paratë dhe jo vetëm për t’i mbetur besnik urtësisë së vjetër, që parat
dhe gjynahet nuk rrëfehen, por ca më shumë për të shpëtuar nga makuteria e
farefisit, prapë se prapë fshati që dukej, s’donte kallaus.
Por,
Karajani dinte ku i prishte paratë, se për të e kishte mësuar jeta. Sidomos me
gratë. Në tregimin “Shtrati”, me një gjuhë të thjeshtë autori tregon realitetin
që ndodh në jetën e njeriut, i cili pas gjithë atyre “mëkateve”, që ka bërë
është i detyruar ta shesë se e kanë lënë forcat dhe kanë shteruar energjitë.
Autori
në tregimet e tij alternon dy kohë, që secila ka të mirat dhe të këqijat e saj.
Në
tregimin “Vdekja në prehër” në dialogun që zhvillon me gruan, që i ka vdekur
burri para disa vitesh, nga mos ardhja në kohë e po këtij mjeku.
-
Sa shpejtë erdhët sot…-foli gruaja
-
Të lutem, pusho! Unë duhet të përqëndrohem.
-
Kurse asaj nate… mezi u bëtë të gjallë, - tha ajo, pa e dëgjuar.
-
Mars ka qënë, si sonte, binte shi me gjyma.
-
“Kushedi ç’i kujtohet kësaj”, mendoi ai.
-
Jam fqinja, në apartamentin përbri.
-
Ky s’ka njeri?
-
Plaka i vdiq para dy vjetësh. Një vajzë e ka në Amerikë, me llotari. Tjetra
është në Sarandë…
-
Zonjë… mos më ngatërroni me dikë tjetër? – tha ai.
-
Si mund të ngatërroj njeriun që i mbylli sytë tim shoqi?! – tha ajo.
-
Ju lutesha e thoshja vazhdimisht ma shpëtoni, është vetëm vajzë dy vjeç…
-
Ishte ai Marsi frikshëm i ’97-ës, zonjë, askush nuk guxonte të dilte
natën…
-
E di, tha gruaja, - të ikte koka kot më kot. Po mjeku… duhet të guxojë.
-
Me fatin nuk luhet.
Sa
domethënse janë fjalët e njeriut që di të falë dhe të falenderojë për mirësitë
dhe pengesat që i dalin njeriut dhe nuk gjenë forcë që të rrezikojë qoftë edhe
jetën e tij.
Në
të gjitha tregimet që na sjell autori përshkruhen me një gjuhë të thjeshtë dhe
të kuptueshme mesazhet që përcjell dhe ndriçojnë mendjet e njerëzve që edhe në
situate të vështira dinë të përballojnë, kur lexojnë dhe përballojnë jetën
ashtu si t’u vijë me të mirat dhe të këqia e kësaj bote jallane.
Nga
leximi i tregimeve të autorit Teodor Laço në mendje më ka mbetur tregimi me
titull “E jashtëzakonshmja e zakonshme”.
Jeta
nuk veçse një ëndërr që duhet jetuar me të mirat dhe të këqiat e saj.
Ja
një dialog nga ky tregim;
Në
esfel. Shyqyr u qërua një hale! – tha.
I
ratë pikës. Po… për varrimin si do bëjmë? – pyeti mësuesi.
Le
ta përcjellin qentë.
Në
këtë tregim dalin në pah personazhe të cilët u ngritën në detyrë në saj të
servilizmit dhe që ruanin mëllfe karshi bashkëfshatarëve të tyre që gjatë
jetës kishin gëzuar pasuni të madhe. Njerëz
pashpirt që dhe në varr nuk të dërgojnë.
Por,
nga ana tjetër karakteri i fortë i gruas bënë që tu tregoj këtyre njerëzve, që
ju mund të jeni në çfarë do lloji posti, por vetëm njerëz me shpirt njerëzor,
nuk jeni.
Kemi
porosi nga lartë të të ngushëllojmë, tha me gjysëm zëri Kryetari Këshillit.
Mos
e lodhni veten. Për zotrinë tuaj, si djalë i ri, kam vetëm një lutje. Kur të
shikoni që oxhaku im nuk tymos më, dijeni se kam vdekur. Mos më lini pa kallur
në dhe - pranë timshoqi. Mesazhi është i qartë, se çdo të bëni do ua bëjnë.
Sa
bukur shprehet autori; - se në studjon time, brenda atmosferës plot gëzime e
mundime, krijimi i një tregimi vjen ashtu si stina e pranverës. Si një
gurgullim ujrash, si një buthtim sythesh, si shpërthimi i blerimit…
Tregimet
zgjojnë njëri-tjetrin.
Tiranë/ 07/01/2026









