E hene, 29.12.2025, 07:12 AM (GMT)

Faleminderit

Dorian Koçi: Një ditëlindje, një përjetësi poetike

E diele, 28.12.2025, 06:55 PM


Një ditëlindje, një përjetësi poetike

Nga Dorian Koçi

Në kapërcyell të shekullit XIX, më 27 dhjetor 1899, lindi një nga figurat themelore të poezisë shqipe: Lasgush Poradeci (Llazar Gusho), poeti që do të shndërrohej në një nga themeluesit dhe përsosësit e lirikës moderne shqiptare. Jeta dhe vepra e tij përkojnë me një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë sonë kulturore, ku poezia shpesh u vu përballë kërkesave ideologjike dhe pritshmërive për ti shërbyer kërkesave t të kohës.

Për dekada me radhë, kritika zyrtare e trajtoi veprën e Lasgush Poradecit me rezerva, shpesh duke e konsideruar si të shkëputur nga realiteti shoqëror ose si një zë periferik në raport me letërsinë e angazhuar. Megjithatë, pavarësisht këtij qëndrimi institucional, lirikat e tij ushqyen në mënyrë të pandërprerë poezinë shqipe, si një burim i brendshëm estetik dhe shpirtëror, i cili ndikoi breza të tërë poetësh dhe lexuesish. Çdo shqiptar me ndjeshmëri estetike e poetike e ka njohur dhe e ka pranuar Lasgush Poradecin si Princin e lirikës shqipe – një titull i fituar jo nga rrethanat, por nga fuqia e poezisë së tij

Poezia e Lasgushit mbështetet fuqishëm në traditën e poezisë shqiptare, e në këtë kuptim ajo vjen si pasurse e trashëgimisë naimjane., vrcse më e përpunuar simbolikisht dhe artistikisht. Vargje si “Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir” janë dëshmi e vazhdimësisë së një lirike që e sheh natyrën si hapësirë metafizike, si vend reflektimi shpirtëror dhe meditimi filozofik. Ashtu si Naim Frashëri, Lasgushi e shndërron peizazhin në gjuhë të shpirtit, por e bën këtë me një finesë më të thelluar simbolike dhe me një vetëdije moderne të formës.Në poezinë e tij ndihet gjithashtu ndikimi i folklorit shqiptar, veçanërisht i Toskësisé , jo në formën e drejtpërdrejtë të motiveve epike apo të këngës popullore, por në ritmin e brendshëm, në muzikalitetin e vargut dhe në ndërtimin e një ndjeshmërie arkaike, ku dashuria, malli, natyra dhe koha ndërthuren në mënyrë organike. Folklori, për Lasgushin, është më tepër një frymë sesa një model formal për tu ndjekur. Në të njëjtë kohë poezia e tij përftoi dimensionin evropiantë denjë për tu radhitur në letërsinë e viteve 30' të kontinentit.

Një rol të veçantë në formimin e botës poetike të Lasgush Poradecit ka pasur Mihai Eminescu, poeti kombëtar rumun, me të cilin Lasgushi krijoi një lidhje të thellë shpirtërore dhe estetike. Ndikimi i Eminescu-t shfaqet në melankolinë metafizike, në kultin e dashurisë absolute, në ndjesinë kozmike të vetmisë dhe në kërkimin e së përjetshmes përmes fjalës poetike. Kjo lidhje e vendos Lasgushin natyrshëm në një kontekst evropian, duke e bërë poezinë shqipe pjesë të dialogut të madh të lirikës moderne kontinentale.Vargu modern “Se s’dashuroja as unë as ti / por dashuronte dashuria” është një shembull i qartë i kësaj poetike filozofike, ku subjekti individual zbehet dhe dashuria shndërrohet në një fuqi universale, autonome, pothuajse metafizike.

Përveç krijimtarisë së tij origjinale, Lasgush Poradeci ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare përmes përkthimeve. Ai solli në shqip autorë të mëdhenj të letërsisë botërore, si Pushkini, Hajne, Burns etj duke dëshmuar një mjeshtëri të rrallë gjuhësore dhe një ndjeshmëri të thellë estetike. Përkthimet e tij nuk janë thjesht përkthimr tekstesh poetike , por disa herë dhe akte të mirrëfillta krijuese, që pasuruan gjuhën shqipe me struktura, ritme dhe horizonte të reja shprehëse. Për shembull poezia Meri Merrison e Burnsit, pérrmes aliteracionit të goditur mbetet një nga përkthimet që ende kumbon në shtresat litterari të shoqërisë shqiptare apo letra e Tatjanës kur i drejtohet Onjeginit nga poema "Eugien Onjegini " e Pushkinit recitohej nga breza të tërë studentësh shqiptarë gjatë viteve 60'-90' të shekullit të kaluar. Lasgush Poradeci përmes përkthimeve shfaqet edhe si formësues i gjuhës letrare shqipe, një urë lidhëse mes traditës dhe modernitetit, mes kulturës kombëtare dhe asaj evropiane.

Lasgush Poradeci mbetet përherë madhështor: si në vargun e frymëzuar nga tradita, ashtu edhe në vargun modern, filozofik dhe universal. Ai është një poet që i ka shpëtuar kohës, sepse poezia e tij nuk i përket një epoke të vetme, por vetë përjetësisë së ndjeshmërisë njerëzore. Siç thuhet me të drejtë, poetët kanë vetëm ditëlindje.

Gëzuar ditëlindjen, Princ i lirikës shqipe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kujtim Mateli: Urim për ditëlindjen e 87 të prof. Eshref Ymerit Ilir Çumani: Lamtumirë Ismet Bellova! Gjekë Gjonaj: Zana Kurti – fizioterapistja e re që po forcon standardet e kujdesit rehabilitues në Ulqin Sadbere Emshiu: Kënga që mbajti malin Fran Gjoka: Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, të komunitetit dhe të vërtetës Gjon Keka: Politika këmbëngulëse dhe largpamëse e presidentit vizionar Dr. Ibrahim Rugova Fran Gjoka: Mark Vuji, ish edhe mbetet thesari i dijes në arsim Gani S. Pllana: Akademik Minir Dushi – një korife me vlera universale shkencore europiane Prend Buzhala: Profili idealist i Luigj Gurakuqit Hysen Ibrahimi: Gani Azemi - Nga historia te angazhimi për pavarësinë Albulena Pllana Breznica: Profesoresha Dr. Safete S. Juka: 'Dora d’Istria e dytë shqiptare' Gani S. Pllana: Profesoresha Hëna Pasho – Terminologe dhe Leksikografe shqiptare Xhemaledin Salihu: Kontributi i mësueseve – Kadrije, Hava dhe Mysherefe Qerimi për shkollën shqipe në komunën e Preshevës Don Fran Sopi: Një shekull dritë nga jeta e Luigj Gurakuqit Lekë Mrijaj: Klina nderon Luigj Gurakuqin, një nga burrat e mëdhenj të kombit Maliq Torra: Historiani dhe ushtaraku madhor Zenun Fero Hysen Ibrahimi: Në përkujtim të diplomatit dhe atdhetarit Gani Azemi Prend Buzhala: Rrëfyesi i urtësisë dhe pajtuesi i plagëve Gjon Keka: Madhështia e Gjergj Kastriotit Hysen Ibrahimi: Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx