E premte, 26.12.2025, 09:12 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Të dimë më shumë për vezën

E premte, 26.12.2025, 04:52 PM


TË DIMË MË SHUMË PËR VEZËN

Përgatiti: Bashkim Saliasi

Veza qysh në lashtësi është kosideruar nga njeriu si krijuese e jetës në tokë. Me zhvillimin e gjenetikës dhe njohjen e evolucionit të zhvillimit embrional, veza përbënë një kompleksitet universal biologjik me përmasa funksionale, dhe shkencëtarët e vendosin atë në bazën e vazhdimësisë së jetës për të gjitha organizmat e gjalla.

Zbulimet e mëdha që u bënë në fushën e gjenetikës mundësuan dhe mbarështimin e shpendëve, krahas kafshëve të tjera si lopa, delja, derri etj. Rezultatet e arritura në prodhimtarinë e vezëve nga pula, e cila më parë bënte 10-15 kokrra vezë në vit, ka arritur në 240-280 kokrra dhe në individë “rekordmenë” e në kushte të veçanta është arritur të merren edhe deri në 370-400 kokrra vezë në vit.

Veza, para se të jetë një produkt i domosdoshëm ushqimor për njeriun, është mjeti i ripërtëritjes për vet pulën. Pula dhe prodhimtaria e vezëve dhe mishit sot është kthyer në një industri të vërtetë.

Veza përbën një qelizë të vetme dhe nga kjo lind një jetë e re. Natyra i ka dhënë vezës vendin e parë të pazëvendësueshëm për nga përbërja kimike  dhe vlerat ushqimore që ka.

Te çdo vezë e zakonshme dallojmë pesë pjesë kryesore: -Lëvozhgën e vezës, dy membranat e vezës, e bardha e vezës, të verdhën dhe diskun riprodhues. 1.Lëvozhga e vezës së bashku me dy membranat, zë rreth 11% të peshës së saj. Ajo është e formuar nga një membrane proteinike, e veshur pothuajse tërësisht me lëndë minerale.

Lëndët përbëhen nga karbonati i kalciumit dhe në sasi të vogëla të magnezit, fosforit, zinkut dhe hekurit, të cilat zënë 95 % të peshës së lëvozhgës. Lëvozhga është e përshkrueshme dhe në sipërfaqen e saj ndodhen 7500-8000 pore, nëprmjet të cilave kryhet shkëmbimi i lagështisë e gazeve me mjedisin e jashtëm.

Trashësia dhe fortësia e lëvozhgës së vezës është në vartësi të rracës së pulave, por dhe të kushteve të mbarështimit. Në fortësinë e lëvozhgës ndikojnë shumë faktorët mjedisor dhe kushtet e të ushqyerit.

Me kalimin e moshës pula nuk është në gjendje  të asimilojë si duhet karbonatin e kalciumit që u jepet me ushqim dhe lëvozhga dobësohet. Përmbajtja e karbonatit të kalciumit në ushqim ndikon në cilësinë e lëvozhgës, prandaj pulat që rriten në gjendje të lirë fortësin e lëvozhgës e kanë të një cilësie më të mirë se ato që rriten në kushte të regjimit stallor.

2.Poshtë lëvozhgës gjenden dy membrana të vendosura në pjesën e brendshme të lëvozhgës; -njëra e ngjitur me guaskën dhe tjetra e ngjitur me të bardhën e vezës. Në pjesën fundore të vezës këto dy membrane janë më të larguara nga njëra-tjëtra dhe formojnë dhomën e ajrimit.

Madhësia e kësaj hapsire është zakonisht 5 mm, por gjatë dimrit, kur temperature është më e ulët, ajo është më e madhe se sa gjatë verës. Me kalimin e kohës veza, humbet lagështi dhe dhoma e ajrit zmadhohet. Kjo është një shenjë domethënëse, që tregon se veza është e freskët ose jo.

Membranat e brendshme të guaskës së vezës përmbajnë shumë “limuzinë”, lëndë kjo me veti të çmuara anti bakteriale, që nuk lejojnë deprtimin e mikrobeve në brendësin e saj, duke e ruajtur atë nga infeksioni mikrobik.

3. E bardha e vezës përfaqëson rreth 56 % të peshës së saj. Është një masë albuminoze më e hollë në pjesët që janë  më afër lëvozhgës, dhe përmban rreth 88 % ujë. Në dy skajet, në drejtim të majës dhe të fundit të saj, veza ka dy fijza përdredhëse, që quhen kalaza ose bilancier. Këto lidhin masën e vezës me lëvozhgën. Në saj të këtyre bilancierve e verdha megjithëse ka dëndësi më të madhe, qëndron në mesin e vezës.

4. E verdha e vezës ka një formë sferike, në sipërfaqen e saj ka një membrane të hollë, që quhet membrane vitalinë. E verdha është pjesa më e rëndësishme ushqyse e vezës, e domosdoshme për zhvillimin e zogut gjatë zhvillimit në fazën embrionale deri në ditët e para pas çeljes.

Ajo përmban rreth 16.6 % protein me vlerë shumë të lartë ushqyese. Në vezët e freskta, e verdha, pas thyerjes së vezës në pjatë, ka formë të rregullt të një kupe, lartësia e të cilës arrinë në 6 mm. me kalimin e kohës kjo lartësi ulet, deri në prishjen e formës. Në këtë rast veza është e vjetër dhe e ruajtur keq, të cilat nuk duhen konsumuar, sidomos nga fëmijët e vegjël.

5. Disku riprodhues ose gjerminativ është një pikë që duket me vështirësi, në formë njolle me diametër 2 mm, që shihet më mirë në vezët e freskta. Pas fekondimit ajo zmadhohet dhe bëhet kështu bazë për zhvillimin embrional të zogut të ardhshëm. Përbërja kimike e një veze të zakonshme, me peshë rreth 58 gr, është:

Lëndët

Vezë e plotë 58 gr

E bardha

E verdha

ujë

65.54 gr

87.9

48.7

Protein

21.1   gr

10.6

16.6

Yndyrna

10.5   gr

-

32.6

Glucide

0.96   gr

9.0

1.05

Lëndë minerale

10.9   gr

0.6

1.05

Një pulë që prodhon 240 kokrra vezë në vit, së bashku me prodhimin nxjerrë nga organizmi  rreth 9200 g ujë, 1680 g protein, 1440 g undyrnë, 1510 g lëndë minerale dhe 120 g glucide.

Një pulë  peshon 1.8- 2 kg, atëherë del se kontributi i saj prodhues  është 6-7 herë më i madh se sa pasha. Për të arritur këtë prodhim ajo duhet të shndërrojë gjatë një viti rrth 45 kg ushqim të përzier dhe të bilancuar.

Tre janë fazat kryesore të njëpsnjëshme gjatë të cilave projektohet dhe kryhet prodhimi i vezës: -formimi i të verdhës, sekretimi i të bardhës dhe çimentimi i guaskës, të cilat kryhen në aparatin riprodhues të pulave, që përbëhet nga ovari dhe ovidukti.

Çdo pulë që me çeljen e zogut, pëmban në vezoret e saj një numër të përcaktuar ovulash.  Procesi i formimit të vezës i ngjan një fluksi të vërtetë industrial, ku veza, duke kaluar nga njëri repart në tjetrin, fiton cilësi të reja  e merr formën e saj të plotë. Ovari përbëhet nga folikula, ku prodhohen ovulat-bazat e vezës së ardhshme. Numri i ovulave potencialisht i mundshëm për prodhim vezësh është 500-1 000, sipas rracave dhe individëve.

Por nga këto ovula vetëm një pjesë arrijnë të maturohen e të përfundojnë me formimin e vezës. Veprimi prodhues nis me zmadhimin e të verdhës në brendësi të folikulave. Kur ovula maturohet, çlirohet nga ovari dhe bie në pjesën e parë të oviduktit, ku qëndron për 10- 15 minuta.

Me ndihmën e fibrave muskulore që përmban kjo pjesë, e verdha rrëshqet lehtësisht në pjesën tjetër të oviduktit që quhet magnum. Këtu gjatë tre orëve, gjendra të psaçme sekretojnë të bardhën ose albuminën. Pas kësaj kompleksi i verdhë dhe i badhë lë magnumin dhe kalon në pjesën tjetër, që quhet istmo, ku gjatë dy orëve përpunohen membranat që mbulojnë të bardhën.

Në vazhdim veza, si masë e lëngët, kalon në uter. Gjatë gjashtë orëve të para të qëndrimit në këtë pjesë, ajo mbushet me ujë, fryhet dhe ngjitet në muret e urterit. Pikërisht nga ky moment fillon procesi më i gjatë i “çimentimit” të lëvozhgës, që zgjatë rreth 21 orë.

Disa orë para se veza të prodhohet, ndërpritet sekretimi i kalciumit dhe veza “përgatitet” për të dal nga organizmi. Për formimin e saj të plotë vezës i duhen rreth 24-25 orë. Kjo do të thotë që teorikisht që një pulë mund të prodhojë 1 vezë në ditë ose 365  vezë në vit.

Zakonisht, për shkak të pamundësisë së shëndërrimit të lëndëve ushqyse, si rregull nga çdo pulë merret 1 vezë në më pak se në dy ditë. Pulës për formimin e lëvozhgës i duhet t’i japi 10 herë më shumë kalcium në formë karbonati, në një kohë që përmbajtja e tij në gjak është vetëm 0.25 mg për litër.

Për të plotësuar humbjet në kalcium pula kryen një mrekulli të vërtetë matabolike. Asaj i duhen vetëm 15 minuta për të rivendosur ekujlibrin e kalciumit në gjak. Kjo arrihet nëpërmjet thithjes metabolike të tij nga ushqimi, ashtu dhe nëpërmjet përdorimit të kalciumit të skeletit.

Brenda një viti një pulë nxjerr me prodhimin e vezëve rreth 500 gr kalcium, ose 20 herë më shumë se sa sasia e tij në kocka. Për të përballuar këtë konsum të madh kalciumi, në racionet e pulave pjellëse përdoret 5-6 % karbonat kalciumi, sasi kjo që, në kushte normale, është e mjaftueshme për të përballuar kërkesat e organizmit. Një vezë e zakonshme përmban 6.5 gr protein. Vlera e çdo protein varet nga përmbajtja e renditjes së aminoacideve në përbërjen e saj.

Nga kjo pikëpamje proteinat e vezës njihen si produkte me vlerë më të lartë biologjike. Duke u nisur nga karakteristikat e saj, veza është një ushqim i domosdoshëm e i pa zvendësueshëm jo vetëm për fëmijët e vegjël, por në përgjithësi për njeriun. Veza sikundër është burim ushqimi me vlerë të lartë, është në të njëjtën kohë një mjedis i shkëlqyshëm për zhvillimin e shumëzimin mikrobeve.

Ajo ndodh kur veza ruhet në kushte jo të mira, kur konsumohen vezë të vjetra, kur vezës i thyehet lëvoxhga dhe i dëmtohen membranat e brendshme. Në këto raste mikrobet depërtojnë në masën e vezës, që bëhet për to mjedis banues shumë i përshtatshëm.

Pikërisht kjo është dhe arsyja që vezët këshillohen të konsumohen të freskta , ose të ruajtura mirë gjatë konservimit. Temperatuar e përshtatshme e mbajtjes së tyre është rreth 10-13oC. veza përdoret për konsum pasi të ketë zier 2-3 minuta. Kjo është e domosdoshme, sepse në vezët e paziera e bardha ka një anti-vitaminë që pengon thithjen e vitaminës B1 në organizëm, kur veza zihet fort, ndodhin shpërbërje të proteinës dhe paksohet efekti ushqyes i saj.

Të gjithë kemi parë se, kur thyhen disa vezë, në masën e tyre përmbajnë njolla gjaku ose shenja mishi. Ato janë pasojë e çrregullimeve metabolike gjatë prodhimit. Si përfundim arrijmë në konkluzion se, veza nuk duhet t’i mungojë njeriut dhe sidomos fëmijëve të vegjël që janë në rritje e sipër.

Tiranë/ 24/12/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx