Kulturë
Bashkim Saliasi: Të dimë më shumë për vezën
E premte, 26.12.2025, 04:52 PM
TË DIMË MË SHUMË PËR VEZËN
Përgatiti:
Bashkim Saliasi
Veza qysh në
lashtësi është kosideruar nga njeriu si krijuese e jetës në tokë. Me zhvillimin
e gjenetikës dhe njohjen e evolucionit të zhvillimit embrional, veza përbënë
një kompleksitet universal biologjik me përmasa funksionale, dhe shkencëtarët e
vendosin atë në bazën e vazhdimësisë së jetës për të gjitha organizmat e
gjalla.
Zbulimet e mëdha që u bënë në fushën e gjenetikës mundësuan dhe
mbarështimin e shpendëve, krahas kafshëve të tjera si lopa, delja, derri etj.
Rezultatet e arritura në prodhimtarinë e vezëve nga pula, e cila më parë bënte
10-15 kokrra vezë në vit, ka arritur në 240-280 kokrra dhe në individë
“rekordmenë” e në kushte të veçanta është arritur të merren edhe deri në
370-400 kokrra vezë në vit.
Veza, para se të
jetë një produkt i domosdoshëm ushqimor për njeriun, është mjeti i
ripërtëritjes për vet pulën. Pula dhe prodhimtaria e vezëve dhe mishit sot
është kthyer në një industri të vërtetë.
Veza përbën një
qelizë të vetme dhe nga kjo lind një jetë e re. Natyra i ka dhënë vezës vendin
e parë të pazëvendësueshëm për nga përbërja kimike dhe vlerat ushqimore që ka.
Te çdo vezë e zakonshme dallojmë pesë pjesë kryesore: -Lëvozhgën e vezës,
dy membranat e vezës, e bardha e vezës, të verdhën dhe diskun riprodhues. 1.Lëvozhga e vezës së bashku me dy
membranat, zë rreth 11% të peshës së saj. Ajo është e formuar nga një membrane
proteinike, e veshur pothuajse tërësisht me lëndë minerale.
Lëndët përbëhen
nga karbonati i kalciumit dhe në sasi të vogëla të magnezit, fosforit, zinkut
dhe hekurit, të cilat zënë 95 % të peshës së lëvozhgës. Lëvozhga është e
përshkrueshme dhe në sipërfaqen e saj ndodhen 7500-8000 pore, nëprmjet të
cilave kryhet shkëmbimi i lagështisë e gazeve me mjedisin e jashtëm.
Trashësia dhe
fortësia e lëvozhgës së vezës është në vartësi të rracës së pulave, por dhe të
kushteve të mbarështimit. Në fortësinë e lëvozhgës ndikojnë shumë faktorët
mjedisor dhe kushtet e të ushqyerit.
Me kalimin e
moshës pula nuk është në gjendje të
asimilojë si duhet karbonatin e kalciumit që u jepet me ushqim dhe lëvozhga
dobësohet. Përmbajtja e karbonatit të kalciumit në ushqim ndikon në cilësinë e
lëvozhgës, prandaj pulat që rriten në gjendje të lirë fortësin e lëvozhgës e
kanë të një cilësie më të mirë se ato që rriten në kushte të regjimit stallor.
2.Poshtë lëvozhgës
gjenden dy membrana të vendosura në pjesën e brendshme të lëvozhgës; -njëra e
ngjitur me guaskën dhe tjetra e ngjitur me të bardhën e vezës. Në pjesën
fundore të vezës këto dy membrane janë më të larguara nga njëra-tjëtra dhe
formojnë dhomën e ajrimit.
Madhësia e kësaj
hapsire është zakonisht 5 mm, por gjatë dimrit, kur temperature është më e
ulët, ajo është më e madhe se sa gjatë verës. Me kalimin e kohës veza, humbet
lagështi dhe dhoma e ajrit zmadhohet. Kjo është një shenjë domethënëse, që
tregon se veza është e freskët ose jo.
Membranat e brendshme të guaskës së vezës përmbajnë shumë “limuzinë”, lëndë
kjo me veti të çmuara anti bakteriale, që nuk lejojnë deprtimin e mikrobeve në
brendësin e saj, duke e ruajtur atë nga infeksioni mikrobik.
3. E bardha e
vezës përfaqëson rreth 56 % të peshës së saj. Është një masë albuminoze më e
hollë në pjesët që janë më afër
lëvozhgës, dhe përmban rreth 88 % ujë. Në
dy skajet, në drejtim të majës dhe të fundit të saj, veza ka dy fijza
përdredhëse, që quhen kalaza ose bilancier. Këto lidhin masën e
vezës me lëvozhgën. Në saj të këtyre bilancierve e verdha megjithëse ka dëndësi
më të madhe, qëndron në mesin e vezës.
4. E verdha e
vezës ka një formë sferike, në sipërfaqen e saj ka një membrane të hollë, që
quhet membrane vitalinë. E verdha është pjesa më e rëndësishme ushqyse e vezës,
e domosdoshme për zhvillimin e zogut gjatë zhvillimit në fazën embrionale deri
në ditët e para pas çeljes.
Ajo përmban rreth
16.6 % protein me vlerë shumë të lartë ushqyese. Në vezët e freskta, e verdha,
pas thyerjes së vezës në pjatë, ka formë të rregullt të një kupe, lartësia e të
cilës arrinë në 6 mm. me kalimin e kohës kjo lartësi ulet, deri në prishjen e
formës. Në këtë rast veza është e vjetër dhe e ruajtur
keq, të cilat nuk duhen konsumuar, sidomos nga fëmijët e vegjël.
5. Disku
riprodhues ose gjerminativ është një pikë që duket me vështirësi, në formë
njolle me diametër 2 mm, që shihet më mirë në vezët e freskta. Pas fekondimit
ajo zmadhohet dhe bëhet kështu bazë për zhvillimin embrional të zogut të
ardhshëm. Përbërja kimike e një veze të zakonshme, me peshë rreth 58 gr, është:
|
Lëndët |
Vezë e plotë 58
gr |
E bardha |
E verdha |
|
ujë |
65.54 gr |
87.9 |
48.7 |
|
Protein |
21.1 gr |
10.6 |
16.6 |
|
Yndyrna |
10.5 gr |
- |
32.6 |
|
Glucide |
0.96 gr |
9.0 |
1.05 |
|
Lëndë minerale |
10.9 gr |
0.6 |
1.05 |
Një pulë që
prodhon 240 kokrra vezë në vit, së bashku me prodhimin nxjerrë nga
organizmi rreth 9200 g ujë, 1680 g
protein, 1440 g undyrnë, 1510 g lëndë minerale dhe 120 g glucide.
Një pulë peshon 1.8- 2 kg, atëherë del se kontributi i
saj prodhues është 6-7 herë më i madh se
sa pasha. Për të arritur këtë prodhim ajo duhet të shndërrojë gjatë një viti
rrth 45 kg ushqim të përzier dhe të bilancuar.
Tre janë fazat
kryesore të njëpsnjëshme gjatë të cilave projektohet dhe kryhet prodhimi i
vezës: -formimi i të verdhës, sekretimi i të bardhës dhe çimentimi i
guaskës, të cilat kryhen në aparatin riprodhues të pulave, që përbëhet nga
ovari dhe ovidukti.
Çdo pulë që me
çeljen e zogut, pëmban në vezoret e saj një numër të përcaktuar ovulash. Procesi i formimit të vezës i ngjan një
fluksi të vërtetë industrial, ku veza, duke kaluar nga njëri repart në tjetrin,
fiton cilësi të reja e merr formën e saj
të plotë. Ovari përbëhet nga folikula, ku prodhohen ovulat-bazat e vezës së
ardhshme. Numri i ovulave potencialisht i mundshëm për prodhim vezësh është
500-1 000, sipas rracave dhe individëve.
Por nga këto ovula
vetëm një pjesë arrijnë të maturohen e të përfundojnë me formimin e vezës.
Veprimi prodhues nis me zmadhimin e të verdhës në brendësi të folikulave. Kur
ovula maturohet, çlirohet nga ovari dhe bie në pjesën e parë të oviduktit, ku
qëndron për 10- 15 minuta.
Me ndihmën e fibrave muskulore që përmban kjo pjesë, e verdha rrëshqet
lehtësisht në pjesën tjetër të oviduktit që quhet magnum. Këtu gjatë tre orëve,
gjendra të psaçme sekretojnë të bardhën ose albuminën. Pas kësaj kompleksi i
verdhë dhe i badhë lë magnumin dhe kalon në pjesën tjetër, që quhet istmo, ku
gjatë dy orëve përpunohen membranat që mbulojnë të bardhën.
Në vazhdim veza,
si masë e lëngët, kalon në uter. Gjatë gjashtë orëve të para të qëndrimit në
këtë pjesë, ajo mbushet me ujë, fryhet dhe ngjitet në muret e urterit.
Pikërisht nga ky moment fillon procesi më i gjatë i “çimentimit” të lëvozhgës,
që zgjatë rreth 21 orë.
Disa orë para se
veza të prodhohet, ndërpritet sekretimi i kalciumit dhe veza “përgatitet” për
të dal nga organizmi. Për formimin e saj të plotë vezës i duhen rreth 24-25
orë. Kjo do të thotë që teorikisht që një pulë mund të prodhojë 1 vezë në ditë
ose 365 vezë në vit.
Zakonisht, për
shkak të pamundësisë së shëndërrimit të lëndëve ushqyse, si rregull nga çdo
pulë merret 1 vezë në më pak se në dy ditë. Pulës për formimin e lëvozhgës i
duhet t’i japi 10 herë më shumë kalcium në formë karbonati, në një kohë që
përmbajtja e tij në gjak është vetëm 0.25 mg për litër.
Për të plotësuar
humbjet në kalcium pula kryen një mrekulli të vërtetë matabolike. Asaj i duhen
vetëm 15 minuta për të rivendosur ekujlibrin e kalciumit në gjak. Kjo arrihet
nëpërmjet thithjes metabolike të tij nga ushqimi, ashtu dhe nëpërmjet
përdorimit të kalciumit të skeletit.
Brenda një viti
një pulë nxjerr me prodhimin e vezëve rreth 500 gr kalcium, ose 20 herë më
shumë se sa sasia e tij në kocka. Për të përballuar këtë konsum të madh
kalciumi, në racionet e pulave pjellëse përdoret 5-6 % karbonat kalciumi, sasi
kjo që, në kushte normale, është e mjaftueshme për të përballuar kërkesat e
organizmit. Një vezë e zakonshme përmban 6.5 gr protein. Vlera e çdo protein
varet nga përmbajtja e renditjes së aminoacideve në përbërjen e saj.
Nga kjo pikëpamje
proteinat e vezës njihen si produkte me vlerë më të lartë biologjike. Duke u
nisur nga karakteristikat e saj, veza është një ushqim i domosdoshëm e i pa
zvendësueshëm jo vetëm për fëmijët e vegjël, por në përgjithësi për njeriun.
Veza sikundër është burim ushqimi me vlerë të lartë, është në të njëjtën kohë
një mjedis i shkëlqyshëm për zhvillimin e shumëzimin mikrobeve.
Ajo ndodh kur veza
ruhet në kushte jo të mira, kur konsumohen vezë të vjetra, kur vezës i thyehet
lëvoxhga dhe i dëmtohen membranat e brendshme. Në këto raste mikrobet
depërtojnë në masën e vezës, që bëhet për to mjedis banues shumë i
përshtatshëm.
Pikërisht kjo
është dhe arsyja që vezët këshillohen të konsumohen të freskta , ose të
ruajtura mirë gjatë konservimit. Temperatuar e përshtatshme e mbajtjes së tyre
është rreth 10-13oC. veza përdoret për konsum pasi të ketë zier 2-3
minuta. Kjo është e domosdoshme, sepse në vezët e paziera e bardha ka një
anti-vitaminë që pengon thithjen e vitaminës B1 në organizëm, kur
veza zihet fort, ndodhin shpërbërje të proteinës dhe paksohet efekti ushqyes i
saj.
Të gjithë kemi
parë se, kur thyhen disa vezë, në masën e tyre përmbajnë njolla gjaku ose
shenja mishi. Ato janë pasojë e çrregullimeve metabolike gjatë prodhimit. Si
përfundim arrijmë në konkluzion se, veza nuk duhet t’i mungojë njeriut dhe
sidomos fëmijëve të vegjël që janë në rritje e sipër.
Tiranë/ 24/12/2025









