E merkure, 24.12.2025, 11:35 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Degjenerimi

E merkure, 24.12.2025, 04:24 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Degjenerimi

Ka vendosur rinia  të merret me satirë,

E shefat partiakë s’i kanë punët mirë.

Ata e dinë se nga koka deri te këmbët,

-Kush ha kumbulla i mpihen dhëmbët!

Por, krejt rinia nuk është që vendosin,

Veç disa prej tyre në krye me qerosin.

Të cilët u plakën me ëndrra nëpër pyll,

Me “Lavdin në qiell e bythën në diell!”

Tani e kanë gjetur ChatGPT në internet,

T’i gjenerojnë shkrimet pa mundi shpejt.

Mendojnë se bëjnë namin këta çapaçulë,

Duke rënë në grackë si dhelpra në fabul.

Harrojnë se Spica kur ka shpotit ashiqare,

Ata dhe ChatGPT-ti s’kanë ekzistuar fare.

Nëse nuk e dinë përse s’e pyesin partinë,

Sa janë satiristë, që shkruajnë në Luginë?

Le ta mbyllin gojën, të heshtin sa më parë,

E mos të bëhen, më falni, pisa dhe gomarë.

Nuk bëhet politikë me aq pak bukurshkrim,

Me gjenerimet e tilla, që sjellin degjenerim.

Po ndodhi partisë t’i hiqet edhe ndonjë krah,

Do të ngelet si një cung i thatë për mashalla’.

Ndaj, mos t’i hapim dosjet se nxjerrin punë,

S’i lanë Lumi Morava, me një qind sapunë!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx