E diele, 21.12.2025, 09:09 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Dashuria dimrin e kthen në behar

E diele, 21.12.2025, 01:27 PM


Dashuria dimrin e kthen në behar

(cikël me poezi 4-vargjesh)

Nga Përparim Hysi

1. Dashuria dimrin e kthen në behar

Ah, sa e bekuar qe ajo ditë dimri

Kur bashkë shkëmbyem puthjen e parë!

Si ta gjej prapë atë"llojdimri"

Kur dimrin na e ktheu në behar?

2.Tutje-t'hu

Tutje-t'hu.sikur ke punë

Po me sy pse sheh nga unë?

Tutje-t'hu, po dëng  me sy

Sa s'po plasin sytë e mi.

3.Mos m'u afro!

Mos m'u afro kaq afër, se më zë "korenti"

Bëjmë"lidhje të shkurtër, "biem në mass"

Nëmë  një të puthur, se nuk bëhet kiameti

Se ndryshe, moj mike,  do plas.

4. Mosha e tretë

Dhe tani, në moshë të tretë

Ti seç ruan një zjarr të fshehtë

Zjarr të fshehtë, shihet në sy

Djeg më shumë prushi nën hi.

5.  Bie shi

Bie shi përjashta dhe mbeta brenda

Mezalla se dilet jashtë

Por ja te kalon ballëergjenda

Dhe shiu "pushoi" në çast.

6.  Të tëra

Të tëra i pashë dhe fare nuk u "nginja"

Më zuri "etja", më dhe gjinë ta "pija"

Më hipi fuqia dhe u bëra "dragua"

Pas"pirjes", dua "ngrënie"(e kam pa shaka)

7. Çfarë kërkoj?

Në prehërin tënd vura kokën(eh, ç'jastëk! Ç'jastëk!)

Poshtë prehërit ndjeva të"ngrohtën dhe kërkoj "jarallëk"

Se zuri më erdh "oreksi", sikur një dreq erdh e më trazoi

Aq shumë më pushtoi nepsi, po poshtë prehërit, çfarë kërkoj?!!!

8. Pse?

Pse më fut mua në"telashe"?

Moj  kurrize e barkjashte?

Pse kujton se jam prej guri?

Nuk ka vdekur tek unë, burri.

9. Zonja me tatuazh

Kurrizin "dac" dhe gjoksin jashtë

Mu në mes kurrizit goxha tatuazh

NJë figurë simbol, mbi të një shigjetë

A s'më thuaj, moj zonjë, a  ka faj  kush"vret"?!!!

10. Vdekje e gjatë dhe vdekje e shkurtër

Më së fundi, e zbulova:paska dhe vdekje të gjatë

Veç ata që s'dashurojnë, këtë vdekje  paskan fat

Seç lexova në një libër(qe e  mbushur me proverba)

Rri i qetë,  o kokëthinjur! Ty s'do të zgjatë fare vdekja.

Tiranë, 19 dhjetor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mihal Gjergji: Në Podgoricë me Isa Boletinin Blerim Rrecaj: Vend i fjalëve Albert Vataj: Visjan Ukcenaj, rrezja e një drite që sheh thellë në shpirtin e një nëne sakrifikuese deri në vetëmohim Albert Zholi: Flasin tre këngëtarët më të njohur të Skraparit, Dashuri Hysaj, Neta Doko dhe Dule Malindi Lazim Miftari: Kalaja e Markut (Kalaja e Vrajës) Shyqyri Fejzo: Ai ishte një misionar i heshtur i miqësisë midis dy popujve e vendeve Sevdail Hyseni: Kur rinia vendos?! Prend Buzhala: Esad Mekuli ose identiteti i mohuar dhe poezia e rezistencës Mujë Buçpapaj: Vepra e Vilhelme Vrana Haxhiraj, letërsia e ndaluar, letërsia e rikthyer, letërsia e rezistencës morale Kadri Tarelli: Mond Halili dhe pensionistët Jahja Drançolli: Patriarkana e Pejës - transformimi i kishave romane-bizantine në ortodokse rasiane-serbe Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me Elsa Ramiqin, studente, pjesëmarrëse në aktivitete kulturore Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit 'Trojet e Arbrit': Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës Albert Vataj: Tinka Kurti, ikonikja e artit skenik shqiptar Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me Fatjeta Ramadanin – Studente, pjesëmarrëse në aktivitete kulturore Mark Palnikaj: Pal Engjëlli dhe Sinodi i Lisit – viti 1462 Bedri Tahiri: Libër për UÇK-në dhe NATO-n që e çliruan Kosovën Ylli M. Dilo: Nuk ka engjëj që të qajnë Nexhmije Mehmetaj: Bashkëbisedim me Elda Gashin, kryetare e shoqatës “Studentet Shqiptarë në Gjenevë''

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx