Kulturë
'Trojet e Arbrit': Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës
E enjte, 18.12.2025, 06:52 PM

Shoqata
"Trojet e Arbrit" planifikon organizimin e gjashtë Sesioneve
Shkencore me temën bazë: "Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së
Kosovës"
Me
rastin e 20 vjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, themeltarit të shtetit
tonë – Republikës së Kosovës, Shoqata "Trojet e Arbrit" planifikon
organizimin e gjashtë Sesioneve Shkencore me temën bazë: "Dr. Ibrahim
Rugova, themelues i Republikës së Kosovës".
Sesionet
shkencore planifikohen të mbahen në 6 vende të ndryshme të botës: Prishtinë,
Tiranë, Shkup, Hamburg, Bazel dhe New York më mundësi të shtrirjës edhe në
vendet e tjera si: Londër, Paris etj.
Temat
që do të trajtohen në këto 6 sesione shkencore përfshijnë periudhën kohore nga
viti 1989 – 2006.
1. "Dr. Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës
së Shkrimtarëve të Kosovës";
2."Fillet
politike të dr. Ibrahim Rugovës";
3.
"Kundërshtimi i UJDI";
4.
"Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës";
5. "Themelimi i institucioneve të pavarura
të Republikës së Kosovës";
6."Fillet
e organizimit ushtarak policore
Sherbimeve të Informimit dhe të
Mbrojtjes së Republikës së Kosovës";
7.
"Takimet diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës në Evropë dhe Amerikë";
8.
"Dr. Ibrahim Rugova simbol i Unitetit
Kombëtar Shqiptar";
9.
"Zgjedhja e Ibrahim Rugovës President i Kosovës";
10.
"Roli i Ibrahim Rugovës në përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë së
Kosovës";
11. "Roli i Ibrahim Rugovës në Konferencat
Ndërkombëtare për Kosovën";
12.
"Roli i Ibrahim Rugovës në forcimin e Institucioneve të Kosovës,
Shqipërisë dhe viseve tjera etnike shqiptare".
13".Shtypi
Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr.Ibrahim Rugova";
14.
"Deshmitë dhe rrefimet e politikanëve evropian dhe amerikan për takimet e
përbashkëta me Presidentin dr.Ibrahim Rugova".
Mr.sc.Nue Oroshi
–Kryetar i Shoqatës se Intelektualeve Shqiptar "Trojet e Arbrit"










