E enjte, 18.12.2025, 07:50 AM (GMT)

Kulturë

Bedri Tahiri: Libër për UÇK-në dhe NATO-n që e çliruan Kosovën

E merkure, 17.12.2025, 06:56 PM


Libër i ri: Në vlugun e madh të punëve në këtë fundvit, Lena, nxori në dritë librin e Skënder Kapitit, veteran i UÇK-së dhe sekretar i mobilizimit të luftëtarëve vullnetarë në hotel “DRENICA” në Durrës, me titull “PA UÇK-në dhe NATO-n NUK DO TË KISHIM SHTETIN E KOSOVËS”.

Librin e redaktova me vullnet dhe dhashë këtë vlerësim:

LIBËR PËR UÇK-në DHE NATO-n QË E ÇLIRUAN KOSOVËN

Nga Bedri TAHIRI

Që kur vajta për herë të parë në Durrës, fill pas çlirimit të Kosovës, më priu një fat i mbarë që u njoha me njërën prej familjeve më atdhetare dhe intelektuale të këtij qyteti të lashtë, me Kapitët.  Ama, Skënderi, veçohet prej të gjithëve. I urtë, serioz, i  heshtur, fjalëpaktë, i tërhequr, i matur, i thellë në mendime, i arsyeshëm. Një botë e tërë e pazbuluar. Sa më shumë që rrija me të, në debate, në promovime librash, në manifestime, në akademi përkujtimore, shkencore e letrare, aq më shumë e kuptoja talentin e tij prej mendimtari guximtar, tolerant,  i gatshëm  për t’u përballur me sfidat e jetës hileqare.

Skënder S. Kapiti nga Durrësi, i formësuar me trashëgimi, me bindje dhe me edukatë të thellë kombëtare, kundër ideologjisë së gënjeshtrave dhe të pavërtetave, kundër shëmtive të atdheut e të kombit, autor i veprave “Triumfi i kombit”, “Njeriu filozof, etik e politik”, “Moralokracia”, “Pesë letra drejtuar kombit”, SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI-VETINGU”. etj., këto ditë të mjegulluara politike gjithandej trojeve shqiptare, na e erdhi edhe me një libër mjaft interesant e me porosi të qarta “PA UÇK-në dhe NATO-n NUK DO TË KISHIM SHTETIN E KOSOVËS”.

Autori  Sk?nder S. Kapiti, me një guxim të paparë intelektual u kundërvihet dukurive negative të shoqërisë sonë, e cila,  herë- herë, sikur e humb toruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijësve të vet…

Kombi ynë ka mbijetuar, sepse ?sht? nj? komb vital, i fort? dhe dinamik, megjith?se i lodhur dhe i përçarë ai ka triumfuar mbi sfidat dhe v?shtir?sit? e m?dha, sepse n? rrethana vendimtare i kan? dal? n? krye atdhetar? largpam?s q? kan? kontribuar me gjithçka kan? pasur p?r popullin dhe atdheun e tyre.

Në këtë vazhdë doli në skenë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e prirë nga sypatremburi e altruisti Adem Jashari, i cili, me gjithë familjen e ngushtë e familjarët e gjer u shndërrua në Flakadan të pashuar lirie e frymëzues për gjithë shqiptarët deri sa erdhi Dita e Bardhë- Liria!

Asnjë armik i jashtëm dhe as  i brendshëm, asnjë “gjykatë speciale”, asnjë dashakeqës e shpifës, asnjë pushtet dhe asnjë politikë e korruptuar nuk do të munden që as me censurë, as me intriga dhe as me shpifje , as me pazar politik dhe as me para nuk do të munden që të spekulojnë dhe as ta korruptojnë e mashtrojnë memorien kolektive dhe historinë e lavdishme të UÇK-së- shkruan Skënder Kapiti.

Luftën dhe historinë e ushtrisë më të re të Evropës, të UÇK-së e ka shënuar edhe historia e Aleancës ushtarake më të fuqishme të Botës, NATO, e cila në luftën për çlirimin e Kosovës ishte aleatja e UÇK-së në luftë kundër makinerisë dhe shtetit kriminal e gjenocidit serb...

Lufta e UÇK-s është vlera më e madhe kombëtare si një lufte heroike, burrërore, çlirimtare e patriotike e cila ndryshoi dhe e ktheu historinë dhe kohën në favor të shqiptarëve. Pa UÇK-në Kosova edhe sot do të ishte nën sundimin e kolonizatorit serb.

Edhe sot e n? vazhdimësi k?rkohet q? element?t patriot? t? kontribuojn? sa t? munden q? t? mos e l?n? q? populli t? bjer pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe t? t? k?qijava politike e korruptive e atyre q? kontrobandojn? me interesat e kombit dhe t? atdheut p?r p?rfitime pushteti e politike dhe q? t? mos bjer? pre e çoroditjes q? vjen nga d?shp?rimi i politik?s q? nuk ka as interesin e as pasionin patriotik.

Ky është mesazhi që del nga libri i fundit i Skënder S. Kapitit “PA UÇK-në dhe NATO-n NUK DO TË KISHIM SHTETIN E KOSOVËS”, andaj duhet kuptuar e mbajtur vath në vesh nga secili që i ka dy kokrra mend në kokë.

Dhe, autori, tekefundit,  ka të drejtë morale e kombëtare, të jap porosi, ngase vjen nga një trung i lashtë trimërie e atdhetarie. Madje, edhe vetë, ishte pjesë e luftës, ishte sekretar i mobilizimit dhe regjistrimit të vullnetarëve, shqiptarë e të huaj, që vinin nga perëndimi dhe ia mësynin fronteve të luftës në Kosovë. Hotel DRENICA, me pronarin e saj, luftëtarin sypatrembur e atdhetarin Gani Kapiti (vëllai i autorit Skënder Kapiti), u bë qendra kryesore e këtyre organizimeve luftarake. Në këto procese ishin edhe vëllezërit tjerë të tyre, Sylejmani, Fatmiri (lokalin “Kapit”) e Naimi (lokalin “Kosova”, lokalet e të cilëve si dhe vetë shtëpitë e familjarët e tyre, ishin vënë në shërbim të Kosovës (mos harroni, Kapitët janë kosovarë, që kanë përbiruar për vesh gjilpëre).

Dhe, edhe  unë, personalisht, duke u njohur mirë e mirë me punën e tyre të pakursyer në shërbim të Kosovës e të çështjes kombëtare, veçan të formacionit  më të suksesshëm ushtarak në gjithë historinë tonë- UÇK-së,  në fund të librit tim për këtë familje atdhetare, pata ber një kërkesë, pas të cilës qëndroj përherë derisa të realizohet: Hotel „DRENICA“ i Durrësit të shpallet SHTËPI MUZE!

Në kapitullin  e fundit të librit “Të këqijat më të mëdha Shqipërisë dhe Kosovës po u vijnë nga politikanët dhe korrupsioni i tyre”, autori me plot të drejtë shpërthen kundër politikanëve e korrupsionit që i ka kapluar ata, të cilët, si në Shqipëri, si në Kosovës, po e ngufasin demokracinë...

Në të përfunduar, pa e zgjatur më shumë, ngase edhe ashtu libri kuptohet e përjetohet vetëm duke u lexuar, këto mbresa leximi po i përmbylli me uratën: shkrimtari Skënder S. Kapiti e pastë shëndetin e na dhuroftë edhe të tjerë libra të tillë, për të na këndellur si shoqëri që kemi marrë tatëpjetën!

Galicë, nëntor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx