Kulturë
Sevdail Hyseni: Kur rinia vendos?!
E shtune, 20.12.2025, 01:40 PM

Sevdail Hyseni
Satirike
Kur
rinia vendos?!
Që
kur rinia zuri të vendosë,
Partisë
i hyri uji nën rrogoz.
Na
u nda në grimca e në copa,
Me
një të ardhme nëpër gropa.
Këtë
rini nëna s’e rrit me sisë,
Por
me atë qumështin e dhisë.
Në
diell bishtin e ngre përpjetë,
Dhe
kur bie shi, e ul me dekret.
Populli
për këtë rini ka një urti:
Që
të mos ushqehet me fantazi,
Sepse
populli kot nuk e thotë:
-Dhia
e coftë, bishtin e ngordhtë!
Nga
barku i saj lindën ca “kopilë”,
E
që baballarët i quanin “debilë”,
Të
cilët as sot s’kanë fare adresë,
Dhe
mbetën ashtu për faqe të zezë!
Pra,
si quhet partia këndej n’Luginë,
Që
po bën hajgare me ardhmërinë,
Me
atë rrotë “magjupi” në flamur,
E
barkun te qafa, që s’ngopet kurrë?!
(Karikatura marrë nga
interneti)









