Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Kur rinia vendos?!

| E shtune, 20.12.2025, 01:40 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Kur rinia vendos?!

Që kur rinia zuri të vendosë,

Partisë i hyri uji nën rrogoz.

Na u nda në grimca e në copa,

Me një të ardhme nëpër gropa.

Këtë rini nëna s’e rrit me sisë,

Por me atë qumështin e dhisë.

Në diell bishtin e ngre përpjetë,

Dhe kur bie shi, e ul me dekret.

Populli për këtë rini ka një urti:

Që të mos ushqehet me fantazi,

Sepse populli kot nuk e thotë:

-Dhia e coftë, bishtin e ngordhtë!

Nga barku i saj lindën ca “kopilë”,

E që baballarët i quanin “debilë”,

Të cilët as sot s’kanë fare adresë,

Dhe mbetën ashtu për faqe të zezë!

Pra, si quhet partia këndej n’Luginë,

Që po bën hajgare me ardhmërinë,

Me atë rrotë “magjupi” në flamur,

E barkun te qafa, që s’ngopet kurrë?!

(Karikatura marrë nga interneti)