E diele, 21.12.2025, 09:09 PM (GMT)

Kulturë

Mihal Gjergji: Në Podgoricë me Isa Boletinin

E diele, 21.12.2025, 12:57 PM


Mihal Gjergji

NË PODGORICË ME ISA BOLETININ

Më fton milici brenda porte

Të hyj si mik në tokën time

Një re më lidhet shall rreth koke

Një “dobro’ ngjan si thikë pas shpine

Është rrudhur dheu si një hartë

Me brazda gjaku të pathara

Shtangem një çast e vështroj lart

Nga mali zbret në shpirt ujvara

Një pirg me eshtra nën kryqe

Me klithma flasin zëra lufte

Në pritjen time vjen një qyqe

Këndon një këngë mbi tel lahute!

Oh, vendi im, të shkeli shkjau!

Vojvoda vdekjen prapë e pruri

E pyes Isën:- Vallë, si ngjau?

Tregon me sy një shtizë flamuri...

Kërkoj një skenë të tragjedisë

Ta nis matanë mbi hark ylberi

Nga lart një yll i Ilirisë

Hedh dritë mbi plagë, t'i shoh Homeri

Podgoricë, Qershor 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Rrecaj: Vend i fjalëve Albert Vataj: Visjan Ukcenaj, rrezja e një drite që sheh thellë në shpirtin e një nëne sakrifikuese deri në vetëmohim Albert Zholi: Flasin tre këngëtarët më të njohur të Skraparit, Dashuri Hysaj, Neta Doko dhe Dule Malindi Lazim Miftari: Kalaja e Markut (Kalaja e Vrajës) Shyqyri Fejzo: Ai ishte një misionar i heshtur i miqësisë midis dy popujve e vendeve Sevdail Hyseni: Kur rinia vendos?! Prend Buzhala: Esad Mekuli ose identiteti i mohuar dhe poezia e rezistencës Mujë Buçpapaj: Vepra e Vilhelme Vrana Haxhiraj, letërsia e ndaluar, letërsia e rikthyer, letërsia e rezistencës morale Kadri Tarelli: Mond Halili dhe pensionistët Jahja Drançolli: Patriarkana e Pejës - transformimi i kishave romane-bizantine në ortodokse rasiane-serbe Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me Elsa Ramiqin, studente, pjesëmarrëse në aktivitete kulturore Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit 'Trojet e Arbrit': Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës Albert Vataj: Tinka Kurti, ikonikja e artit skenik shqiptar Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me Fatjeta Ramadanin – Studente, pjesëmarrëse në aktivitete kulturore Mark Palnikaj: Pal Engjëlli dhe Sinodi i Lisit – viti 1462 Bedri Tahiri: Libër për UÇK-në dhe NATO-n që e çliruan Kosovën Ylli M. Dilo: Nuk ka engjëj që të qajnë Nexhmije Mehmetaj: Bashkëbisedim me Elda Gashin, kryetare e shoqatës “Studentet Shqiptarë në Gjenevë'' Edison Ypi: Jam gati të paguaj që të mos paguhem

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx