| E diele, 21.12.2025, 12:57 PM |
Mihal Gjergji
NË
PODGORICË ME ISA BOLETININ
Më
fton milici brenda porte
Të
hyj si mik në tokën time
Një
re më lidhet shall rreth koke
Një
“dobro’ ngjan si thikë pas shpine
Është
rrudhur dheu si një hartë
Me
brazda gjaku të pathara
Shtangem
një çast e vështroj lart
Nga
mali zbret në shpirt ujvara
Një
pirg me eshtra nën kryqe
Me
klithma flasin zëra lufte
Në
pritjen time vjen një qyqe
Këndon
një këngë mbi tel lahute!
Oh,
vendi im, të shkeli shkjau!
Vojvoda
vdekjen prapë e pruri
E
pyes Isën:- Vallë, si ngjau?
Tregon
me sy një shtizë flamuri...
Kërkoj
një skenë të tragjedisë
Ta
nis matanë mbi hark ylberi
Nga
lart një yll i Ilirisë
Hedh
dritë mbi plagë, t'i shoh Homeri
Podgoricë, Qershor 2017.