| E merkure, 24.12.2025, 04:24 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Degjenerimi
Ka
vendosur rinia të merret me satirë,
E
shefat partiakë s’i kanë punët mirë.
Ata
e dinë se nga koka deri te këmbët,
-Kush
ha kumbulla i mpihen dhëmbët!
Por,
krejt rinia nuk është që vendosin,
Veç
disa prej tyre në krye me qerosin.
Të
cilët u plakën me ëndrra nëpër pyll,
Me
“Lavdin në qiell e bythën në diell!”
Tani
e kanë gjetur ChatGPT në internet,
T’i
gjenerojnë shkrimet pa mundi shpejt.
Mendojnë
se bëjnë namin këta çapaçulë,
Duke
rënë në grackë si dhelpra në fabul.
Harrojnë
se Spica kur ka shpotit ashiqare,
Ata
dhe ChatGPT-ti s’kanë ekzistuar fare.
Nëse
nuk e dinë përse s’e pyesin partinë,
Sa
janë satiristë, që shkruajnë në Luginë?
Le
ta mbyllin gojën, të heshtin sa më parë,
E
mos të bëhen, më falni, pisa dhe gomarë.
Nuk
bëhet politikë me aq pak bukurshkrim,
Me
gjenerimet e tilla, që sjellin degjenerim.
Po
ndodhi partisë t’i hiqet edhe ndonjë krah,
Do
të ngelet si një cung i thatë për mashalla’.
Ndaj,
mos t’i hapim dosjet se nxjerrin punë,
S’i
lanë Lumi Morava, me një qind sapunë!
(Karikatura marrë nga
interneti)