E marte, 23.12.2025, 10:48 PM (GMT)

Mendime

Ismet Hasani: Mendime etike e morale (3)

E marte, 23.12.2025, 04:54 PM


Mendime etike e morale (3)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

Shpresoj që lexuesi, në këto mendime etike e morale, do të gjejë njohuri të plota, në të njetën kohë dhe kurdoherë që të jetë e mundur, t'u ndihmojnë edhe të tjerëve dhe njëkohësish t'i përkrahë ata, pa marrë parsysh se a janë ata të afërt apo të largët qofshin. Do të mund të gjejë njohuri të plota, të drejta diverse, depresivëve, skeptikëve, e poashtu edhe atyre të pashpresëve, në zgjidhjen e problemeve të tyre jetësore. Do të mund të gjejë diçka sfiduese, por edhe udhëzuese, edukative, etike, morale, si dhe diçka shtypëse, shtërnguese në goditjet eventuale, furtunat e jetës.

Përmes këtyre mendimeve etike e morale, lexuesi ka mundësi të mësojë, përveç tjerash, edhe për të mirën edhe për të keqen (ligën), të cilat janë lajmmotiv mezopeshues dhe orijentues në punë e jetë. Synohet avasimi i mendimit pozitiv.

Dhe, poashtu konsideroj, atyre që janë të vëmendshëm, kurreshtarë, të etshëm për dije, për të vërtetën jetësore, filozofinë e saj, iu mundëson arritjen e piedestalit të vërtetësisë sublime, rrjedhimisht të harmonisë dhe lumturisë se shëndoshë jetësore në tërë kompleksimitetin e tyre.

Këto mendime etike e morale, pa medyshje, do t'i ofrojnë të interesuarëve, më shumë dituri, përvojë, siguri, optimizëm, shpresë dhe përspektivë të qartë dhe afatgjatë. Me një fjalë, këto  mendime do t'i ofrojnë lexuesit të interesuar, zgjidhjën apo altërnativën më të mirë të mundshme të filozofisë jetësore në situata të ndryshme, të realitetit objektiv gjatë jetës së përditshme.

Po që se është kështu, atëherë kam shpresë që me këtë libër është arritur qëllimi mbi mendimet etike e morale.

Mendojë se: Veprat vlerësohën në bazë të qëllimit, ndërkaq, kritikohën, kundërshtohën dhe gjykohën e sankcionohën në bazë të pasojave. Mëshira dhe ndihma e Zotit nuk do të mungoi, nëse qëllimi është i sinqertë.

Në jetë, tri gjëra janë të vështira (për njeriun): të dëgjon, të sheh dhe të heshtë; mirëpo, janë tri të tjera për të cilat duhet  ta duam jetën: e vërteta, liria dhe vyrtyti. Aty ku mungon liria, zemra dhe mendja e njeriut do të vyshkën (venitën) si bima pa ujë.

* As teologët në kisha e xhamia, as mendjet e ndritura të popullit, as ligjëruesit më njohur në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim te populli, sesa mediat dhe shtypi!

Shënim: këto tri mendime , mendoja t'i lë për në mbarim (përfundim) të librit, por droja se po më mashtron kujtesa (harresa), prandaj i  thashë tash - këtu më sipër.

Mësimet dhe parimet themelore etike, secilin individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë dhe të ketë orijentim dhe bindje etike, të punojë e veprojë mirë e drejt, që me secilin njeri të sillet njerëzishëm e në mënyrë korrekte.

Forca fizike dhe instiktet janë karakteristikë dhe të pranishme te të gjitha krijesat - gjallesat e botës, ndërsa  forca e mendjes, arsyeja e shëndosh, vetëm të qeniet njerëzore.

Puna më e vështirë për njeriun është të ndaj të mirën nga e keqja.

Poashtu, njeriu e ka vështirë të ndajë të rëndësishmën nga e parëndësishmja.

Jeta e njeriut i ngjanë anijës kozmike, ku prej pikënisjës çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet (t'ua përkujotjë aparatin e vogël - "kutia e zezë").

Mbajtja e trurit në aktivitet, zvogëlon mundësinë e humbjës së fuqisë së tij. Pusho trupin e jo mendjen.

Jeta e njeriut si fenomen, është shpresë, luftë e pafund - qendresë.

Jeta i gjason lumit, i cili buron, pastaj rrjedh e rrjedh, edhe jeta jonë lindë e rritet, zhvillohet, pastaj rrjedh gjatë e gjatë, për të përfunduar në një kohë dhe në një çast, (mbase  nga dikush - diku e shkruar dhe e paracaktuar), kështu që, sikruse lumi që derdhet në det, edhe jeta, si çdo qenie rrumbullakson ciklin përfundimtar, atëherë dhe aty, kur dhe ku është thënë, nga se nga fillet e fillimit, gjatë cikleve dhe fazave të saj, episodeve - trajatike dhe ndodhive, veçanërisht në kohën e fundit, ajo humbë gradualisht nga intensiteti, nga fuqia dhe nga vitaliteti, i pakësohet energjia, emulacioni dhe antuziazmi, për t'u dobësuar deri në tkurrje e shuarje, kështu që përfundimisht arrin në stacionin e fundit të saj. Kjo gjendje dhe ky çast arrihet, qoftë qetë e heshtazi, aoftë me dhimbje e mundime, dergjë e lëngatë, herë-herë kohëzgjatë e me dhimbje të mundimshme: therrëse, linçuese dhe trishtuese.

Në jetën e njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë:

Njëra rrugë të shpie (çon) kah qëllimi, kah ideali kah jeta!

Tjetra rrugë të shpie kah shkatrrimi, kah humbja, kah vdekja.

Tjetër rrugë nuk ka!

V i j o n



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…! Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (1) Llesh Ndoj: As politike, as juridike, por çështje identitare Ilir Çumani: Avokati i ri i Popullit në optikën makiaveliste Fritz Radovani: At Gjergj Fishta – “Shqypnis” Gjon Keka: Zgjedhjet e 28 dhjetorit sfidat dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Flet Zef Preçi, një prej ekspertëve më në zë të ekonomisë në Shqipëri Florim Zeqa: Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin! Rexhep Ferizi: Demonstratat e ’68-ës, lëkundën themelet e Jugosllavisë hibride Petrit Dibrani: Nacionalist - nacionalizmi Bajram Kabashi: Agron Muçaku kërkon sërish që të anulohet çmimi “Guximi intelektual 2024’’ Kalosh Çeliku: Politikanë që ua dimë babën, por jo edhe nënën Vladimir Shyti: Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë Enver Robelli: Njëra nga metodat më perverse të islamistëve... Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx