Mendime
Bajram Kabashi: Agron Muçaku kërkon sërish që të anulohet çmimi “Guximi intelektual 2024’’
E marte, 16.12.2025, 06:58 PM

Gjergj-Bajram
Kabashi, botues i Drini.us - ''Guximi intelektual 2024''
Agron
Muçaku kërkon sërish që të anulohet çmimi “Guximi intelektual 2024”, që mu dha
në Gjakovë me 12 nëntor 2025
ANËTARËVE TË SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE “JAKOVA” NË GJAKOVË
Të nderuar anëtarë të Shoqatës së
Intelektualëve “Jakova”,
Po ju drejtohem edhe njëherë lidhur
me ndarjen e çmimit “Guximi intelektual 2024”.
Siç jeni të njoftuar, menjëherë pas shpalljes së
përzgjedhjes së kandidatit për këtë titull, me e-mailin e datës 06.11.2025 kam
kundërshtuar zgjedhjen e z.Bajram Kabashi, duke paraqitur arsyetimet e mia të
argumentuara. Më 07.11.2025, ora 08:01, mora përgjigjen tuaj lidhur me
proceduren e përzgjedhjes, duke vu në rend të parë atë se kjo është berë me
votim dhe se përsoni në fjalë është përzgjedhur me shumicë votash.
Po atë ditë, më 07.11.2025, kam dërguar reagimin
tim të dytë, duke theksuar se arsyetimet e paraqitura nuk qëndrojnë.
Argumentova se z. Bajram Kabashi ka përdorur median dhe fjalën publike për të
përbuzur një komunitet fetar dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet besimeve. Në
këtë rrethanë, çdo shpërblim që i jepet atij — qoftë edhe me emrin “Guxim
Intelektual” — rrezikon të legjitimojë intolerancën dhe fyerjen publike. Kjo
nuk është çështje opinioni, por çështje parimesh, dinjiteti qytetar dhe
integriteti të vërtetë intelektual.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, ceremonia e
ndarjes së çmimit u zhvillua dhe çmimi iu nda një personi që, sipas bindjes
sime, nuk e meriton këtë Çmim.
Më 12 nëntor 2025, ora 10:00, isha i pranishëm në
ceremoninë e organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, ku u nda çmimi
për vitin 2024. Edhe pse paraprakisht ishit në dijeni për kundërshtimet e mia,
Shoqata nuk ndërmorri asnjë veprim për ta rishikuar vendimin. Edhe gjatë vetë
ceremonisë, unë isha i vetmi që e kundërshtova publikisht këtë kandidaturë. Ata
që keni qenë të pranishëm ju lutem ta kujtoni dhe ta konfirmoni këtë që po e
shtroj në vijim e ju të tjerët të veheni në dijeni dhe të reagoni.
Në fjalën time iu drejtova z. Bajram Kabashi me
këto tri pika:
1.
Ivo Andriq, fitues i Çmimit Nobel,
është njëkohësisht hartues i elaboratit famëkeq për shfarosjen dhe zhbërjen e
shqiptarëve. Një segment i programit të tij nacionalist-fashist ishte nxitja e
përçarjes ndërfetare ndër shqiptarë.
2.
Peter Handke, gjithashtu fitues i
Çmimit Nobel, njihet për qëndrimet e tij përkrahëse ndaj politikës gjenocidale
të Sllobodan Millosheviqit.
3.
z. Bajram Kabashi është përkrahës i
“Lëvizjes Deçani”, e cila po e zbaton në praktikë pikërisht atë segment të
ideologjisë së Ivo Andriqit për nxitjen e vëllavrasjes ndërfetare mes
shqiptarëve.
Mbi këtë bazë, duke pasur parasysh titullin “Guximi
intelektual”, të njejtin e ftova që të përgjigjej me guxim në pyetjen konkrete:
A mendoni se këta tre persona i meritojnë këto çmime?
1.
Kabashi u përgjigj vetëm për dy të
parët, duke e anashkaluar vetveten. E rikujtova se pyetja i përfshinte të tre,
sepse qëndrimet e tij janë publike në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk
tregoi gatishmëri dhe nuk pati guximin intelektual për ta refuzuar apo për ta
kthyer titullin e sapo marrë.
Në fund, theksova se përgjegjësia bie mbi anëtarët
e Shoqatës, të cilët nuk janë përmbajtur në parimet e integritetit intelektual.
Kandidati për një çmim të tillë duhet të jetë i pastër nga çdo qëndrim që nxit
përçarje fetare apo mbështet lëvizje me qasje kundër bashkëjetesës qytetare. Si
është e mundur që intelektualët e Gjakovës të nderojnë një person që cenon
bashkëjetesën ndërfetare dhe përkrah publikime e veprime që përhapin urrejtje?
Ndjej brengën e ndërgjegjes së qytetarit gjakovar
dhe të themeluesve të kësaj shoqate: Dr. Masar Rizvanollit, dr.Esat Stavilecit,
Dr. Pajazit Nushit,dr. Besim Bokshi,dr.Ymer Jaka , dr. Minir Dushi por edhe
qytetarëve të thjeshtë të Gjakovës, të cilët me plot të drejtë mund të pyesin:
“Si është e mundur që intelektualët e Gjakovës të bien në këtë gjendje?”
Për këto arsye, kërkoj nga Shoqata të reflektojë
dhe të rishqyrtojë vendimin e saj, duke e anuluar titullin “Guximi intelektual
2024” për z. Bajram Kabashi. Në të kundërtën, Shoqata rrezikon që në të ardhmen
të legalizojë përzgjedhjen e kandidatëve me të njëjtën mendësi përçarëse.
1.
Bajram Kabashi, edhe sot, përmes
revistës Drini, vazhdon të luajë një rol përçarës.
PS: Posedojë videon në të cilën shihet qartë Bajram
Kabashi i cili e madhëron dhe e lavdëron “Lëvizjen Deçani” në
përvjetorin e dytë të themelimit të saj në të cilën shihet qartë lideri i tyre
Vesel Lekaj duke kërcënuar me lufte civile. Dhe mund ta bëjë edhe publike
fjalimin e Bajram Kabashit.
Me respekt:
Mr.sci. Agron Muçaku
Gjakovë, dhjetor 2025
_______
Përgjigje
Agron Muçakut;
I nderuari
Agron,
Edhe kësaj
radhe e shfrytëzoj rastin që t’i falemnderoj anëtarët e Shoqatës gjakovare që
me 12 nëntor 2025, në ora 10:00, ku ishe i pranishëm edhe ti, në ceremoninë e
organizuar nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, mu nda çmimi “Guximi
intelektual 2024” .
Sigurisht
që shumica e anëtarëve më ka votuar për atë çmim, andaj edhe mu dha solemnisht
atë ditë. Kjo do të thotë se dikush ka qenë kundër dhënies së tij, andaj edhe
ndaj tyre shprehi respektin e duhur.
Ti reagove
në fund të asaj ceremonije të organizuar dhe madje më etiketove si Islamofob,
duke thënë para të pranishmëve se “i është dhënë çmimi një islamofobi”.
Po, une jam
Islamofob , se për mua është me rëndësi të mos jem Shqiptarofob, sikurse që
janë disa…?!
Se e kam të
qartë se Islamifobia është term i “Vëllazërisë Myslimane”, (i menduar për ta
shpënë përpara islamizimin), organizatës panreligjioze islamike të formuar në
vitin 1928 nga mësuesi reformator egjiptian , Hasan al-Banna, që, qysh në atë
kohë, ka dashur që myslimanët të jenë unik dhe të bashkuar, në bazë të
udhëzimeve të Profetit Mohammad.
Organizatë
nga e cila është frymëzuar organizata më terroriste në botë, Al Kaeda!
Une t’u
përgjigja për atë që u desht të të përgjigjesha, por jo edhe për Ivo Andriqin
dhe Peter Handke, fitues të Çmimit Nobel për letërsi në periudha të ndryshme.
Për letërsinë e Haddkes nuk kam njohuri të plotë, por për Ivo Andriqin mund të
them me siguri se ka shkruar letërsi të nivelit botëror, pavarësisht se për ne
mbetët një njeri që ka bërë elaborate për të na zhdukur, gjë që nuk mund t’ia
harrojmë.
Edhe une,
sikurse ti, e dij se çka kanë bërë (sidomos Ivo Andriq) ndaj kombit që i
përkasim une , ti e tjetri.
Ti ke
thënë: “…Bajram Kabashi ka përdorur median dhe fjalën publike për të përbuzur
një komunitet fetar dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet besimeve.”
Kjo Agron
është shpifje e hapur që kurrsesi nuk arrij ta kuptoj se përse bëhen shpifje të
tilla prej teje. Islamizimi i një kombi për interesa të huaja, ndryshimi i
natyrës së një kombi të tërë përmes xhamive dhe kishave ortodokse që
meremetohen e ndërtohen prej joshqiptarëve (Vërejtje: Fjala është për kishat
ortodokse në Shqipëri), shndërrimi i një feje (si Islami) në “çështje
turke”, nuk ka të bëjë me kurrfarë përbuzjeje, por me një kundërshtim të hapur
dhe të fortë ndaj asimilimit me fenë e caktuar, ku do të duhej të angazhoheshe
edhe ti.
Ti do të
duhej të angazhoheshe dhe propagandoje për të drejtat e mohuara të mbi 10
milionë “arnautëve” (shqiptarëve) që jetojnë në Turqi, të cilët do të duhej
sëpaku t’i kenë të drejtat dhe liritë njerëzore që i kanë Kurdët, e të mos
vazhdoi asimilimi i tyre me Islam dhe me Gjuhën Turke, duke i shndërruar Turq
të Vërtetë kulturalisht.
Përmendja e
njëfar fakti iracional, sipas teje, se Fahri Xharra – “antishqiptari.. urren
94% të shqiptarëve që i përkasin besimit islam) dhe islamofobin e dëshmuar –
inxh.dipl të teknologjisë së tekstilit dhe gjithologun Fahri Xharra”, nuk të
nderon aspak dhe tregon për mungesën e kulturës së debatit në komunikim.
Se Fahri
Xharra nuk është në asnjë mënyrë antishqiptar, qysh nuk je as ti, që megjithatë
je shovenist religjioz që e identifikon kombin në bazë të njëfar përkatësie
religjioze, duke treguar kështu mungesë të madhe emancipimi, që mund të
shfrytëzohet nga agjendat religjioze panislamike.
Ti thua se
e “posedojë videon në të cilën shihet qartë Bajram Kabashi i cili e
madhëron dhe e lavdëron “Lëvizjen Deçani” në përvjetorin e dytë të
themelimit të saj në të cilën shihet qartë lideri i tyre Vesel Lekaj duke
kërcënuar me lufte civile. Dhe mund ta bëjë edhe publike fjalimin e Bajram
Kabashit.”
Bëne publik
atë fjalim, mos prit më shumë…!
Mundem me
të thënë, qysh ta thash edhe atë ditë, se “Lëvizja e Deçanit” është e
regjistruar dhe si e tillë veprimet e saj janë legale e të ligjshme . Une nuk e
kam madhëruar atë lëvizje, por vetëm e kam thënë një të vërtetë për lëvizjen,
që janë duke e thënë edhe të tjerë gjithnjë e më shumë. Nuk është me rëndësi
Agron Muçaku se a janë “tre katolikë më shumë” apo “një myslimanë më pak”, por
me rëndësi është që të jemi dhe tregohemi njerëz dhe shqiptarë modern. Të kesh
fenë e caktuar apo të mos e kesh fare ndonjë fe, është ndër të drejtat
elementare njerëzore.
Përndryshe,
Agron, une e bashkëpunëtorët e shumtë të Drinit nuk luajmë “rol përçarës” ndaj
kombit, por i ndriçojmë të vërtetat historike që ta shohim mirë se kah kemi
ardhur e kah duam të shkojmë.
Nëse
shkruajmë edhe për islamistët politikë dhe xhihadistët shqipfolës, askush nuk
ka pse të preket, se të shkruash për ta është detyrë dhe obligim kombëtar e
njerëzor.
Ti Agron,
thua: “Kabashi u përgjigj vetëm për dy të parët, duke e anashkaluar vetveten. E
rikujtova se pyetja i përfshinte të tre, sepse qëndrimet e tij janë publike në
rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk tregoi gatishmëri dhe nuk pati guximin
intelektual për ta refuzuar apo për ta kthyer titullin e sapo marrë.”
Pse të
përgjigjesha më shumë për dy nobelistë në fushën e letërsisë, kur une e kuptoj
qartë se çmimi në letërsi nuk i merr parasysh qëndrimet politike të individëve
të caktuar, që logjikisht mund të mos na pëlqejnë edhe për arsyet që i
përmende.
Në fund të
fundit Agron Muçaku, nuk do të ishte kurrfar problemi për mua sikur kjo Shoqatë
e nderuar e intelektualëve gjakovarë, nën presionin e caktuar ta tërhiqte dhe
anulonte dhënien e këtij çmimi, por pas do të mbetej shija e keqe se një
shoqatë intelektualësh e një qyteti aq të kulturuar dhe me traditë të lashtë
atdhetarie, i nënshtrohet presionit të islamit politik që nuk ia do të mirën as
Gjakovës, as kombit shqiptar dhe as kulturës së tij.
Une atë
ditë të thash se nuk i përzihem askujt në praktikat fetare, por i përzihem me
vendosmëri çdo politike fetariste që bëhet për interesa të huaja
gjeostrategjike-antishqiptare.
Nga ky
këndvështrim puna dhe angazhimet e mija nuk kanë të ndalur dhe se me apo pa atë
çmim, puna ime do të vazhdoj panadalshëm.
Të dëshiroj
jetë të gjatë dhe shëndet…!
Me respekt: Bajram Kabashi









