| E marte, 23.12.2025, 04:54 PM |
Mendime etike e morale (3)
Nga
Ismet M. Hasani, Suedi
Shpresoj që
lexuesi, në këto mendime etike e morale, do të gjejë njohuri të plota, në të
njetën kohë dhe kurdoherë që të jetë e mundur, t'u ndihmojnë edhe të tjerëve
dhe njëkohësish t'i përkrahë ata, pa marrë parsysh se a janë ata të afërt apo
të largët qofshin. Do të mund të gjejë njohuri të plota, të drejta diverse,
depresivëve, skeptikëve, e poashtu edhe atyre të pashpresëve, në zgjidhjen e
problemeve të tyre jetësore. Do të mund të gjejë diçka sfiduese, por edhe
udhëzuese, edukative, etike, morale, si dhe diçka shtypëse, shtërnguese në
goditjet eventuale, furtunat e jetës.
Përmes këtyre
mendimeve etike e morale, lexuesi ka mundësi të mësojë, përveç tjerash, edhe
për të mirën edhe për të keqen (ligën), të cilat janë lajmmotiv mezopeshues dhe
orijentues në punë e jetë. Synohet avasimi i mendimit pozitiv.
Dhe, poashtu
konsideroj, atyre që janë të vëmendshëm, kurreshtarë, të etshëm për dije, për
të vërtetën jetësore, filozofinë e saj, iu mundëson arritjen e piedestalit të
vërtetësisë sublime, rrjedhimisht të harmonisë dhe lumturisë se shëndoshë
jetësore në tërë kompleksimitetin e tyre.
Këto mendime
etike e morale, pa medyshje, do t'i ofrojnë të interesuarëve, më shumë dituri,
përvojë, siguri, optimizëm, shpresë dhe përspektivë të qartë dhe afatgjatë. Me
një fjalë, këto mendime do t'i ofrojnë lexuesit të interesuar, zgjidhjën
apo altërnativën më të mirë të mundshme të filozofisë jetësore në situata të
ndryshme, të realitetit objektiv gjatë jetës së përditshme.
Po që se
është kështu, atëherë kam shpresë që me këtë libër është arritur qëllimi mbi
mendimet etike e morale.
Mendojë se: Veprat
vlerësohën në bazë të qëllimit, ndërkaq, kritikohën, kundërshtohën dhe gjykohën
e sankcionohën në bazë të pasojave. Mëshira dhe ndihma e Zotit nuk do të
mungoi, nëse qëllimi është i sinqertë.
Në jetë, tri
gjëra janë të vështira (për njeriun): të dëgjon, të sheh dhe të heshtë; mirëpo,
janë tri të tjera për të cilat duhet ta duam jetën: e vërteta, liria dhe
vyrtyti. Aty ku mungon liria, zemra dhe mendja e njeriut do të vyshkën
(venitën) si bima pa ujë.
* As teologët
në kisha e xhamia, as mendjet e ndritura të popullit, as ligjëruesit më njohur
në shkolla e universitete, nuk kanë aq ndikim te populli, sesa mediat dhe
shtypi!
Shënim: këto
tri mendime , mendoja t'i lë për në mbarim (përfundim) të librit, por droja se
po më mashtron kujtesa (harresa), prandaj i thashë tash - këtu më sipër.
Mësimet dhe
parimet themelore etike, secilin individ e obligojnë që të mendojë mbarë e mirë
dhe të ketë orijentim dhe bindje etike, të punojë e veprojë mirë e drejt, që me
secilin njeri të sillet njerëzishëm e në mënyrë korrekte.
Forca fizike
dhe instiktet janë karakteristikë dhe të pranishme te të gjitha krijesat -
gjallesat e botës, ndërsa forca e mendjes, arsyeja e shëndosh, vetëm të
qeniet njerëzore.
Puna më e
vështirë për njeriun është të ndaj të mirën nga e keqja.
Poashtu,
njeriu e ka vështirë të ndajë të rëndësishmën nga e parëndësishmja.
Jeta e
njeriut i ngjanë anijës kozmike, ku prej pikënisjës çdo gjë shënohet, e në fund
ai shënim lexohet (t'ua përkujotjë aparatin e vogël - "kutia e
zezë").
Mbajtja e
trurit në aktivitet, zvogëlon mundësinë e humbjës së fuqisë së tij. Pusho
trupin e jo mendjen.
Jeta e
njeriut si fenomen, është shpresë, luftë e pafund - qendresë.
Jeta i
gjason lumit, i cili buron, pastaj rrjedh e rrjedh, edhe jeta jonë lindë e
rritet, zhvillohet, pastaj rrjedh gjatë e gjatë, për të përfunduar në një kohë
dhe në një çast, (mbase nga dikush - diku e shkruar dhe e paracaktuar),
kështu që, sikruse lumi që derdhet në det, edhe jeta, si çdo qenie
rrumbullakson ciklin përfundimtar, atëherë dhe aty, kur dhe ku është thënë, nga
se nga fillet e fillimit, gjatë cikleve dhe fazave të saj, episodeve -
trajatike dhe ndodhive, veçanërisht në kohën e fundit, ajo humbë gradualisht
nga intensiteti, nga fuqia dhe nga vitaliteti, i pakësohet energjia, emulacioni
dhe antuziazmi, për t'u dobësuar deri në tkurrje e shuarje, kështu që
përfundimisht arrin në stacionin e fundit të saj. Kjo gjendje dhe ky çast
arrihet, qoftë qetë e heshtazi, aoftë me dhimbje e mundime, dergjë e lëngatë,
herë-herë kohëzgjatë e me dhimbje të mundimshme: therrëse, linçuese dhe
trishtuese.
Në jetën e
njeriut qëndrojnë vetëm dy rrugë:
Njëra rrugë
të shpie (çon) kah qëllimi, kah ideali kah jeta!
Tjetra rrugë
të shpie kah shkatrrimi, kah humbja, kah vdekja.
Tjetër rrugë
nuk ka!
V i j o n