E hene, 22.12.2025, 08:11 PM (GMT)

Mendime

Bashkim Saliasi: Të njohim faktorët që ulin dhe rritin jetëgjatësinë

E hene, 22.12.2025, 04:56 PM


TË NJOHIM FAKTORËT QË ULIN DHE RRITIN JETËGJATËSINË

Nga Bashkim Saliasi

Që të jetoshë gjatë, në thelb do të thotë, që të dishë dhe të parashikosh e të administrosh sa më mirë të ardhmen tënde dhe kjo, në një masë të konsiderueshme, varet nga aftësitë që individi përfiton gjatë disa dhjetëvjeçarve të përvojës së tij jetësore.

Një program ushtrimesh i moderuar, i rregullt dhe i qëndrueshëm është një ndër rrugët më të sigurta që i duhet njeriut për të jetuar mbi 100 vjet.

Ajri i pastër ka një ndikim positiv në trupin e njeriut dhe në rritjen e jetëgjatësisë së tij. Në ato vende ku ajri është i pastër nuk ka ndotje, popullsia është më e rrall dhe jeta e banorve që jetojnë në këto mjedise është e qetë dhe më e gjatë.

Përkundrazi në zonat urbane dhe sidomos në qytetet e mëdha ku zhurma, tymrat e makinave, oxhaqet e fabrikave e të tjerë, ku ajëri është më i dëndur dhe sasia e oksigjenit është më e paktë edhe jetëgjatësia është më e shkurtër.

Ti japim përgjigje pyetjes:

-Cilët janë faktorët që ndotin ajrinë dhe ulin jetëgjatësinë?

Ndër faktorët që janë studjuar është arritur në përfundim se duhani, pluhuri, rrezatimi, thatësira, ose lagështia e ajrit, avujt e gatimit, tymi i djegies së drurëve, alergjitë të ndryshëm të lidhur me kafshët, sporet e mykarve, bakteriet, gazra nga lëndë djegëse, mbetjet urbane, etj ulin jetëgjatësinë e njeriut.

Një nga ndotësit më të mdhenj për njeriun është tymi i duhanit i cili liron helmin nikotinë. Nga elementet më aktive dhe më dëmtues për organizmin e njeriut përmendim: monoksidin e karbonit, dyoksidin e azotit, formaldehidi, etj.

Përdorimi i duhanit në mjedise të brendshme kontribon në ndotjen e ajrit ku jeton njeriu. Jetëgjatësia e personave që pijnë duhan është më e shkurtër se e atyre që nuk e pijnë atë. Shkurtimi i jetëgjatësisë së duhanxhinjëve shkon përpjestimisht me kohëzgjatjen dhe sasin e pirjes së duhanit.

Personat që përdorin duhanin kanë vdekshmëri më të madhe nga sëmundjet kronike të zemrës, të enëve të gjakut në tru, të organeve të frymarrjes, kanceri i organeve të ndryshme, etj.

Rrezikshmëria e shfaqes së kancerit varet nga disa faktorë: -Numri i cigareve të konsumuara, kohëzgjatja e përdorimit të duhanit, mosha e fillimit të duhanit, sasia e tymit të duhanit që thithë në mushkri, lloji i duhanit që përdorin,  mënyra e përdorimit të duhanit, shoqërimi me pije alkolike, etj.

Përdorimi i duanit është i dëmshëm njësojë si për burrat dhe për gratë. Por, përdorimi i duhanit nga gratë me barrë paraqet një problem se, ai dëmton rëndë fëmijën në mitër. Fëmijët e këtyre nënave kanë një peshë 200 gr më të vogël në krahasim me fëmijët e atyre që nuk pijnë duhan.

Kur nënë e fëmijës pi 20 cigare në ditë vdekshmëria gjatë lindjes rritet 20% dhe në 40% kur nëna pi më shumë se 20 cigare në ditë. Shkencërishtë është vërtetuar se fëmijët e nënave që pijnë duhanë kanë prapambetje jo vetëm në zhvillimin fizik të tyre, por edhe të zhvillimit mendor dhe emocional.

Te gratë duhani ka dhe ndikime negative në biologjizmin e përgjithshëm të saj. Te këto gra ndërpriten më shpejtë periodat në krahasim me gratë që nuk e pijnë duhanin. Të dhënat shkencore tregojnë se gratë që nuk pijnë duhan dhe që janë të martuara me duhanxhinj kanë propabilitet për të zhvilluar kancer të rrugëve të frymarrjes dhe të mushkrive 30% më të madh se gratë analoge të martuara me joduhanzhinj. Ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë janë: Lëvizja, shëtitjet në ajër të pastër, pyje apo parqe, përdorimi i frutave dhe perimeve.

Të ecurit luan rol jo vetëm në mirmbajtjen e organizmit në tërësi, por edhe në reabilitimin dhe parandalimin e disa sëmundjeve.

Ecjet luftojnë dhjamosjen, mbajnë memorien të freskët, luftojnë kancerin e prostatës. Këshillohet që në javë njeriu të eci 15 km që mund të bëhet në çdo kohë të ditës, domethënë 2 km në ditë. Organizimi i udhëtimeve zgjeronë mendjen e njeriut dhe krijonë shumë kënaqësi te ai.

Soditja me sy e hapsirave dhe e pamjeve të ndryshme, të cilat njëra pas tjetrës të befasojnë, e stimulojnë vazhdimishtë trurin e njeriut.

Organizimi i vizitave në park, në muze, në galeri, një ekspozitë apo dhe pejsazhe të çfarëdoshme, te njerzit zhvillohen stimuj shumë positivë të cilët përmirsojnë në mënyrë të  ndjejshme gjëndjen emocionale.

Udhëtimi është një lloj braktisje e realitetit të zakonshëm, për të deprtuar në një realitet të paeksploruar, i cili ngjet më shumë se me një ëndërrë të bukurë.

Ushtrimet fizike zgjasin jetën e hipertonikëve, parandalojnë zhvillimin e diabetit, largojnë depresionin, të mbrojnë nga infeksionet, luftojnë kancerin.

Të ecurit bënë mirë dhe për sëmundjet e mushkrive, për artritet, për osteoporozën si dhe për arteriosklerozën.

Të ecurit në ujë ka përparësi se gjatë saj, jo vetëm se digjen më shumë kalori, por edhe se mundësitë e shkarkimit të dëmtimeve traumatike në këmbë janë shumë më të vogla.

Një ndër faktorët që luan rol të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë është edhe ngrënia e mëngjesit të bollshëm, i pasur me karbohidrate dhe proteina të cilësisë së lartë, sepse siguron kaloritë dhe jep energjinë e nevojshme për të kryer veprimtari të ndryshme gjatë ditës.

Ngrënia e mëngjesit të mirë rrit shkallën e vëmendjes dhe pakson dukshëm stresin. Nga ushqimet që merr çdo ditë njeriu, përveç proteinave, sheqernave, kripërave minerale etj, përmbajnë edhe disa lëndë të tjera në sasi shumë të vogëla, të cilat quhen vitamina.

Pa vitamina ushqimet nuk kanë vlerë të plotë. Vitaminat janë lëndë të domosdoshme për veprimtarinë normale të organizmit të njeriut. Ato rrisin aftësinë e njeriut për punë, ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e shëndetit, shtojnë qëndrueshmërinë e organizmit kundrejtë mikrobeve të ndryshme, të cilat shkaktojnë sëmundje.

Njeriu i shëndoshë ka nevojë për rreth 100 gr vitamina të ndryshme në ditë. Kjo sasi rritet kur njeriu bën një punë të lodhshme, gjatë rritjes së fëmijës dhe zhvillimit të fëmijëve si dhe në sëmundje të ndryshme. Kur përdoren antibiotikë njeriu humbet shumë vitamina, prandaj duhet të shtohet sasia e tyre.

Produktet ushqimore dhe mënyra e të ushqyerit ndikojnë në shëndet dhe në jetëgjatësi, por rëndësi ka që njeriu të zotërojë njohuri të plota mbi vlerat e kalorive që ai duhet të marrë për t’u ushqyer gjatë jetës së tij.

Rëndësi ka që të respektohet orari i ngrënies dhe të përdoren sa më shumë fruta dhe zarzavate. Është e kuptueshme se ajri i pastër dhe natyra e hapur kanë ndikime positive në trupin e njeriut dhe në jetëgjatësinë e tij. Si pasojë e pamjaftueshmërisë ose e mungesës së plotë të një ose disa vitaminave, tek njeriu shfaqen sëmundje të ndryshme, që shkaktojnë shpesh vdekjen e organizmit.

Një ndër faktorët që ndikon fuqishëm në zgjatjen e jetës është dashuria. Te njerzit e dashuruar krijohet një ndjenjë emocionale e veçantë, në të cilat spikatin mjaftë nota positive dhe optimiste.

Njeriu që dashuron bënë një jetë të lumtur dhe me gjendje emocionale më të mirë, por edhe kanë një system imunitar më të fortë dhe janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet të cilat prekin njeriun dhe rrezikojnë jetën.

Edhe gjumi luan rol në rritjen jetëgjatësisë. Përveç gjumit të natës edhe gjumi i pasdites ndihmon në çlodhjen e shpejtë dhe në ripërtëritjen e forcave për punë, por ka ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin dhe jetëgjatësin e njeriut. Në shëndetin e njeriut një rol të rëndësishëm luan dhe gjendja emocionale. Shmangia nga stresi do të thotë shmangie nga sëmundja. Të gjithë stresohemi, por njeriu duhet t’i administroi streset e jetës.

E qeshura shton jetën, të jep kënaqësi dhe ndikon në gjendjen emocionale dhe në biologjizmin e organizmit të njeriut e, ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së tij.

Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë, - ka thënë Gëte. Vetullat janë korniza e fytyrës, të cilat në një farë mënyre shprehin gjendjen emocionale të mirë apo të keqe të njeriut. Kam njohur një mik në vitet e rinisë dhe kur ishte në momente të vështira këndonte dhe qeshte. Në këtë mënyrë ai largonte stresin dhe mërzitjen.

Së fundi do theksoja se higjena e ruajtjes dhe gatimit të ushqimeve përbën strumbullarin e rritjes së jetëgjatësisë.

Nuk do ishte me vend të harrojmë rolin që luan pirja e ujit gjashtë deri në tetë gota në ditë i cili është i nevojshëm për zhvillimin normal të metabolizmit në inde. Përdorimi i kafesë më shumë se dy filxhan shkakton shqetësime në sistemin nervor, rrit nivelin e kolisterolit në gjak dhe shton rrezikun e çrregullimeve të punës së zemrës.

Tiranë/21/12/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Zholi: Dr. Enriko Ceko - Paqja Fiskale ngre shumë më shumë pikëpyetje sesa jep zgjidhje reale dhe të vlefshme Ismet Hasani: Mendime etike e morale (2) Gjergj – Bajram Kabashi: President Trump, “udhëheqësit tanë” nuk e ndalojnë islamizimin e kombit për interesat neoosmane, pa i detyruar që ta ndalojnë…! Kalosh Çeliku: Unë jam Kalosh Çeliku – jo “Dr. Alban Shkodra” Ismet Hasani: Mendime etike e morale (1) Llesh Ndoj: As politike, as juridike, por çështje identitare Ilir Çumani: Avokati i ri i Popullit në optikën makiaveliste Fritz Radovani: At Gjergj Fishta – “Shqypnis” Gjon Keka: Zgjedhjet e 28 dhjetorit sfidat dhe e ardhmja e shtetit të Kosovës Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Flet Zef Preçi, një prej ekspertëve më në zë të ekonomisë në Shqipëri Florim Zeqa: Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin! Rexhep Ferizi: Demonstratat e ’68-ës, lëkundën themelet e Jugosllavisë hibride Petrit Dibrani: Nacionalist - nacionalizmi Bajram Kabashi: Agron Muçaku kërkon sërish që të anulohet çmimi “Guximi intelektual 2024’’ Kalosh Çeliku: Politikanë që ua dimë babën, por jo edhe nënën Vladimir Shyti: Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë Enver Robelli: Njëra nga metodat më perverse të islamistëve... Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Dr. Vladimir Mici - Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për strukturat që menaxhojnë PPP-t

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx