E hene, 22.12.2025, 10:29 PM (GMT)

Kulturë

Den Hata: Korpusi mbresëlënës i veprave të një shkrimtari dhe studiuesi të shquar

E hene, 22.12.2025, 04:51 PM


Korpusi mbresëlënës i veprave të një shkrimtari dhe studiuesi të shquar

SHENIME PER AUTORIN XHAFER MARTINI

Nga Den Hata

Xhafer Martini ka lindur më 4 mars 1941 në fshatin Fushë Alie të Dibrës. Mësimet fillore I bëri në fshatin e lindjes, pastaj bëri në qytetin e Peshkopisë shkollën shtatëvjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike, që e mbaroi në vitin 1960. Prej këtij vitit deri në vitin 1966 shërbeu si mësues I gjuhës dhe I leximit letrar në shkollën tetëvjeçare të Fushë Alies. Në vitit 1966 shkoi për studime të larta si student I rregullt në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Si mbaroi studimet e larta, ka punjuar tri vjet në Agjensinë Telegrafike Shqiptare si korrespodent për rrethet Dibër e Mat, një vit drejtor I Shtëpisë së Pionerit në Peshkopi, pastaj per 16 vjet mësues I gjuhës dhe I leximit letrar në shkollën "Demir Gashi" të Peshkopisë. Në vitin 1988 ishte mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme në Peshkopi.Në vitin 2007 doli në pension.

Xhafer Martini është poet, tregimtar, novelist, romancier, eseist, historian, monografist, gjuhëtar, filozof, kritik letrar, studiues I letërsisë, dramaturg, gazetar, kulturollog, kanunolog, folklorist (mbledhës dhe studiues), autor I letërsisë për fëmijë. Kontributi I tij më I shquar është në mbledhjen e krijimtarisë së popullit, studimit dhe botimit të saj; në mbledhjen e Kanunit të Dibrës, kodifikimit dhe hartimit të tij. Ky libër, për vetë rëndësinë që ka, është botuar tri herë.

Xhafer Martini është përkthyer si tregimtar në esperanisht, hungarisht, suedisht, turqisht.

Duke pasur parasysh punën e tij studimore si edhe ate të mbledhësit të kulturës popullore dibrane dhe jo vetëm të sajën, Prof. dr. Shaban Sinani, Akademik, ka shkruar edhe këto radhë për Xhafer Martinin: "Emri dhe vepra e Xhafer Martinit, sidomos kërkimet e studimet e tij, por edhe burimet jo pak, me kohë kanë shtegtuar e janë bërë pjesë e bibliotekave albanalogjike në botë. Ai është prej më se dy dekadash një pikë reference për studiuesit e huaj. Do të përmend  vetëm disa prej autorëve që e kanë cituar dhe e citojnë veprën e tij, nga një për gjuhë:

Në frëngjisht: Nathalie Clayer, në veprën e njohur Aux origines du nationalisme albanais; la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe / Origjina e nacionalizmit shqiptar : lindja e një kombi kryesisht  mysliman në Europë.

Në italisht, Donato Martucci, në studimin e tij monografik I Kanun delle montagne albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese  / Kanuni shqiptar i maleve: burimet, themelet dhe modifikimet e së drejtës tradicionale shqiptare.

Në gjermanisht citohet edhe në një studim doktoral, Cewohnheitsrecht in Albania : Rolle und Herkunft des Kanun bei den Albanern  / E drejta zakonore në Shqipëri: roli dhe origjina e Kanunit tek shqiptarët; po ashtu nga albanalogu Michael Schmid-Neke , në veprën e tij Die Verfassungen Albanies mit einem Anhang , die Verfassungen  der Republik Kosova von 1990  / Kushtetuta e Shqipërisë dhe një shtojcë për Kushtetutën e  Republikës së Kosovës.

Nga studiuesit e vendeve fqinje Xhafer Martini citohet rregullisht për krahasim në përmbledhjen me studime Balkanske narodne umotvorine  / Arti popullor ballkanas.

Emri i tij gjendet i cituar dhe në revistën e mirënjohur Anthroppological Notebooks, që botohet anglisht me indeksin ndërkombëtar të cilësisë.

Xhafer Martinit do t'i them sot me plot gojën: Faleminderit për gjithçka që ke shkruar e botuar për ne". (Nga libri "Të tjerët për Xhafer Martinin", M&B, Tiranë 2023, f. 10)

Shkrimtari i mirënjohur, Dr. Agron Tufa, gjithashtu u ka bërë jehonë shkrimeve të Xhafer Martinit jo vetëm si përvojë studimore, por edhe si kujtesë kombëtare:

"Xhafer Martini e dëshmoi gjithsesi bindshëm e me këmbëngulje që qe një racë shkrimtari stoik, edhe pse i dënuar të kalonte pjesën më vitale të energjive krijuese thuajse në izolim fshatrash si mësues. Pas viteve nëntëdhjetë vërshon një krijimtari e bujshme, e pandërprerë, të cilën zor se do ta bënte një institut i tërë, kryesisht me studime etnokulturore". "Duke i parë njëherë në librarinë e editorit M&B gjithë librat e Xhafer Martinit mendova se, nëse një ditë Dibra do të përmbytet nga projektet qeveritare termohidrike, kush atëherë do t'ua dëshmojë pinjojve të ardhshëm dibranë se si ka qenë Dibra e Epokës para Përmbysjes? Sepse uji nuk ka kujtesë që të flasë dhe ata, brezat e ardhshëm, hamendësoj se do të duan të dinë diçka thelbësore rreth konstruktit mental e shpirtëror të paraardhësve të vet. Mos ndodhtë ajo gjëmë përmbytjeje , por edhe nëse, ajme, ndodh,- Dibra, shpirti e fryma e Dibrës së përjetshme do të mbetet  gjithmonë mbi Ujëra; ata duhet ta kërkojnë e ta gjenë të shpëtuar në librat e Xhafer Martinit, ku asnjë përmbytje s'e arrin dot! Sepse me durim biblik, për të shpëtuar këtë botë autentike e të papërsëritshme nga vërshimet e kohërave, Xhafer Martini, shkrimtari ynë, ndërtoi Arkën e Vet të Noes: shkrimi është i pashkatërrueshëm, është mbikohor. Ja, së paku për këtë , dibranët e më gjerë, do të duhen t'i jenë pafundësisht mirënjohës shkrimtarit të tyre, edhe pse fara e mirënjohjes  shpesh është e vështirë të gjethojë midis farisejsh..."   ( "Të tjerët për Xhafer Martinin", M&B, 2023, f. 20)

Botuesi dhe publicisti Bujara Karshoi, tregon nje episod domethenes ne lidhje me botimet e autorit Xhafer Martini:

"Një studiues i njohur i kulturës popullore shqiptare, të cilit "pa dëshirën e tij", i dhurova gjatë ditëve të panairit librin KANUN,(të Xhafer Martinit), me justifikimin se "nuk kishte kohë të lexonte", por dukshëm i dallohej arsyeja e vërtetë, se nuk kishte besim në një studim mbi këtë fenomen, por edhe se vetë fjala Kanun, sipas ngjarjeve që përcillen sot në gazeta dhe televizione , është diçka që jo vetëm  nuk duhet lexuar, por duhet zhdukur; duhet "djegur", vetëm një javë më vonë ai më solli mesazhin e mëposhtëm: "Të  jam shumë mirënjohës për librin që më dhurove. Është libri më i mirë që kam lexuar gjatë këtyre viteve. Është një libër shkencor dhe artisitik, i cili tregon dhe madhështinë shkencore dhe letrare të autorit. Është një libër që duhet  t'ua rekomandojmë, jo vetëm miqve  e shokëve , por edhe instituteve shkencore dhe universiteteve tona". ("Të tjerët për Xhafer Martinin", M&B; 2023:79)

Prof. Dr. Bajram Xhafa shkruan:

Jam shume i lumtur qe sot marr pjese ne kete veprimtari qe i kushtohet shkrimtarit dhe kulturollogut te mirenjohur dibran profesor Xhafer Martinit, e cila behet per te vleresuar dhe nderuar punen e gjithe jetes se tij te shumanshme si shkrimtar, studiues hulumtues, krijues, mbledhes dhe konservues vlerash te historise e te kultures , te mendimit juridik e politik te tradites dibrane e shqiptare, gje e cila, mesa di une, nuk eshte cmuar sa duhet deri me sot. Arsyeja eshte se dibranet , si shumica e shqiptareve, vuajne shume nga hasetlleku(cmira). (Ne nje ajet kuranor njeriu i lutet te Plotfuqishmit ta mbroje nga egoja e njeriut). Me kete veprimtari me duket sikur u cliruam nga nje peng faji per "borxhin" e pashlyer. Urime e pergezime per organizatoret.

Kur mbaroi pedagogjiken e Peshkopise me 1960, Xhaferin e caktuan mesues fshati, ashtu sic pritej. Pervec punes se tij si mesues i kualifikuar , ai u mor edhe me krijimtari artistike dhe hulumtime neper fshatrat e zones , nje pune e dyte. Pas pese vjetesh pune, ai fitoi nje burse studimi ne Universitet, vetem me meritat e  punes e te talentit te vet, pa i hyre ne "borxh" askujt. E kaperceu edhe peshen  e rende te biografise qe vinte nga emri i fshatit: Fushe Alie e kishin bere fushe lemerie.

Prof. Dr. Bajram Xhafa, që beson në Zot, që fal pesë vaktet, që ka qenë edhe Haxhi në Mekë, shkruan edhe për një dritë hyjnore, si për një mirësi të Zotit të parashikuar për Dibrën, duke ia atribuar këtë dritë Birit të Dibrës, Xhafer Martinit.

"Kanuni i Dibrës, - shkruan Prof. Dr. Bajram Xhafa, - e gjeti njeriun e duhur. Qe një dhuratë nga lart. Cfarë do të ishte bërë sot me atë Kanun, po të mos ishte bërë kjo punë nga Xhafer Martini? Ai e mbërriti të jetojë me brezin e fundit që e kishte aplikuar dhe njohur Kanunin e Maleve të Dibrës. Nuk I la pleqtë dhe të urtit e fshatit të iknin nga kjo botë duke e marrë në varr dhe Kanunin. Do ta kishte mbuluar dheu përgjithmonë. Për politikën e Partisë dhe të shtetit ideologjik shqiptar, kanuni do të ishte varrosur përgjithmonë, ashtu siç u varros çdo trashigimi pozitive e traditës. Puna që bëri Prof. Xhaferi ishte një veprimtari e shenjtë, misionare, kombëtare, e paçmueshme. Dhe vepra që doli nga duart e tij ishte një vepër misionare, e shenjtë, atdhetare, e paçmueshme. S'mund të them përveçse "Rroftë Djali I Dibrës". Të tillë lindin rrallë.  (rrugaearbërit.com/2024/06/06/sfida-xhafer-martini-dhe paurtia-dibrane/)

Për veprat e Xhafer Martinit kanë shkruar me dashuri dhe entuziazëm edhe personalitete të tjera të artit e kulturës dhe të botës akademike, si: Prof. Dr. Ibrahim Milushi, shkrimtari dhe përkthyesi Virgjil Muçi, Prof. Asoc.Dr. Vesel Hoxha, Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, Dr. Ramazan Buci, Dr. Fejzulla Gjabri.

Xhafer Martini ka qenë anëtar I Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve qysh nga viti 1967, ka qenë bashkëpunëtor I Institutit të Historisë, bashkëpunëtor shkencor I Institut të Kulturës Popullore. Edhe mbasi doli në pension, gati një vit (në vitin 2002) ka punuar në Agjensinë Telegrafike Shqiptare si korrespodent I rretheve Dibër, Bulqizë dhe Mat.

Edhe tani sikur 52 vjet më parë (1973), ai zuri një vend të veçantë në ATSH jo me lajme tipike, të standardit të këtij organi, por me shkrime të gjata që botoheshin të gjitha me emrin tij në shtypin e përditshëm, sidomos në gazetën "Albania", për shkak të thellësisë së mendimit dhe problematikave të zgjeruara që kishin.  Po japim vetëm ato shkrime që janë botuar në gazetën "Albania", fill pasi ato ishin botuar një ditë më parë në "Buletinin" e ATSH-së:

Bjeshkët e Korabit një perlë e harruar. ATSH, 24 korrik, 2003; Albania 25 korrik 2003

Dibra shpreson tek Rruga e Arbërit. ATSH, 24 korrik 2003; Albania 30 korrik 2003

Peshkopi, fundjava në gjirin e natyrës: ATSH, 6 gusht 2003; Albania 7 gusht 2003

Bulqiza, agonia e një qyteti që fle mbi miliardat: ATSH, 9 gusht, 2003; Albania 10 gusht 2003

Shqipëri-Maqedoni, edhe tri pika kufitare: ATSH, 11 gusht 2003; Albania 12 gusht 2003

Dibra e Madhe- qytet me tradita, histori dhe kulturë të lashtë: ATSH, 17 gusht 2003; Albania, 18 gusht 2003

Mati rron me kujtimet e historisë: ATSH, 25 gusht 2003;  Albania, 26 gusht 2003

Mis Albania 2003: jam krenare që përfaqësova bukurinë dibrane: ATSH 16 shtaor 2003; Albania 17 shtator 2003.

Kalaja e Dodës, dikur sixhadetë si të Persisë: ATSH, 18 shtator 2003; Albania 19 shtator 2003

Zgjedhjet ndajnë edhe kafenetë: ATSH, 19 shtator 2003; Albania 20 shtator 2003

Lura- në këto ditë shtatori: ATSH, 20 shtator 2003; Albania 21 shtator 2003.

Reçi- vendi i shtëpive të mbyllura: ATSH, 21 shtator 2003; Albania 22 shtator 2003.

Në Peshkopi strehimi më problem se kurrë: ATSH 23 shtator 2003; Albania 24 shtator 20003.

Katër Grykët nuk janë për t'u braktosur: ATSH 25 shtator 2003; Albania 26 shtator 2003.

Zerqani- vendi i bukurisë dhe i jetëgjatësis: ATSH 1 tetor 2003; Albania 2 tetor 2003.

Po humbet trashëgimia:  ATSH, 2 tetor 2003; Albania 3 tetor 2003

Lugina e Matit ku ke dëshirë të jetosh: ATSH 11 tetor 2003; Albania 8 nëntor 2003

Dibra e pret ujin nga Dukati i Madh i Luksemburgut: ATSH 10 janar 2004; Albania 11 janar 2004

Qendra sociale në ndihmë të nënave dhe të fëmijëve: ATSH, 7 nëntor 2003; Albania, 8 nëntor 2000.

Për gjithë kontributin e tij, një pjesë të të cilit e pasqyruam në këtë shkrim, Xhafer Martini është nderuar duke u shpallur Qytetar Nderi I Komunës së Vendlindjes, Fushë Alies; Qytetar Nderi I qytetit të Kamzës, nderuar me Certefikatë Mirënjohjeje nga Shoqata e Intelektualëve Dibranë", Ambasador I Paqes (Universal Peace Federation) e të tjera.

LIBRAT E AUTORIT

1973: Kur bie shi, poezi

1975: Mëngjes prilli, tregime

1975: Zana dhe gjyshi, tregime

1975: Agimi i asaj dite, tregime

1976: Traktori dhe vetura, poemë

1977: Fitroja e bletëve, përralla

1977: Altini mëson të numërojë, tregime

1978: Fëshëfërinte pylli i mështekanve, tregime

1982: Sot dhe nesër, roman

1984: Fytyra e miqësisë, tregime

1994: Elez Isufi, monografi

1999: Perlat e Dibrës, studim

1999: Gjakmarrja, studim

1999: Dashuria me shkimin e parë, studim

2003: Pajtimi në traditën popullore, studim

2003: Rrahim Gjika, monografi

2003: Kanuni i Maleve të Dibrës

2004: Kujtim Frangu, monografi

2005: Hoxha i Blliçes, monografi

2006: Bujar Kaloshi, monografi

2007: Ndregjonet, monografi

2007: Shumë gurë u hodhën përmbi mua, monografi

2007: Kanuni i Dibrës

2008: Fjala priu, tregime

2009: Fshati Mosqofsh, roman

2010: Dasma me 300 nuse, tregime

2008: Pedagogjikasit, studim

2008: Perlat e Dibrës, II, studim

2008: Optika e Schmitt-it për Skënderbeun, studim

2009: Proza popullore në prerjet rrethore, studim

2012: Kur vdiste kanuni, roman

2012: Novela

2012: Gjenerali me shajak, monografi

2014: Tempulli i dashurisë, monografi

2014: Një vend në panteon, studim

2015: Kanuni i Dibrës, III

2015: Shekspiri dhe kanuni, studim

2015: Halil Alia, roman

2016: Arbën Xhaferi, monografi

2017: Filozofia popullore, studim

2018: Pedagogjikja, personalitete, studim

2018: Një jetë për jetën e të tjerëve, monografi

2019  : Haziz Ndreu, monografi

2019: Tregime alegorike, përbledhje

2021: Shpirt, ese

2022: Pasqyra e thyer, ese

2022: 100 personalitetet e gormarit të madh, roman

2023: Eseistika e Kdaresë

2023 : Historia përballë të sotmes, studim hisstorik

2023: Te tjeret per Xhafer Martini, permbledhje shkrimesh per autorin

2024: Shaban Sinani dhe Kodi i Migjenit, studim

2024: Drita brenda vetes, studim

2024: Kanuni ndryshe, studim

2025: Nje hyrje ne keshtjellen e Kadarese, studim

2025: Vdekja e idealizmit, studim

2025 : Tregime te rralla popullore, permbledhje (56)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx