| E hene, 22.12.2025, 04:51 PM |

Korpusi mbresëlënës i veprave të një shkrimtari dhe studiuesi të shquar
SHENIME
PER AUTORIN XHAFER MARTINI
Nga
Den Hata
Xhafer
Martini ka lindur më 4 mars 1941 në fshatin Fushë Alie të Dibrës. Mësimet
fillore I bëri në fshatin e lindjes, pastaj bëri në qytetin e Peshkopisë
shkollën shtatëvjeçare dhe shkollën e mesme pedagogjike, që e mbaroi në vitin
1960. Prej këtij vitit deri në vitin 1966 shërbeu si mësues I gjuhës dhe I
leximit letrar në shkollën tetëvjeçare të Fushë Alies. Në vitit 1966 shkoi për
studime të larta si student I rregullt në Universitetin e Tiranës, në
Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Si
mbaroi studimet e larta, ka punjuar tri vjet në Agjensinë Telegrafike Shqiptare
si korrespodent për rrethet Dibër e Mat, një vit drejtor I Shtëpisë së Pionerit
në Peshkopi, pastaj per 16 vjet mësues I gjuhës dhe I leximit letrar në
shkollën "Demir Gashi" të Peshkopisë. Në vitin 1988 ishte mësues
letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme në Peshkopi.Në vitin 2007 doli në
pension.
Xhafer
Martini është poet, tregimtar, novelist, romancier, eseist, historian,
monografist, gjuhëtar, filozof, kritik letrar, studiues I letërsisë, dramaturg,
gazetar, kulturollog, kanunolog, folklorist (mbledhës dhe studiues), autor I
letërsisë për fëmijë. Kontributi I tij më I shquar është në mbledhjen e
krijimtarisë së popullit, studimit dhe botimit të saj; në mbledhjen e Kanunit
të Dibrës, kodifikimit dhe hartimit të tij. Ky libër, për vetë rëndësinë që ka,
është botuar tri herë.
Xhafer
Martini është përkthyer si tregimtar në esperanisht, hungarisht, suedisht,
turqisht.
Duke
pasur parasysh punën e tij studimore si edhe ate të mbledhësit të kulturës
popullore dibrane dhe jo vetëm të sajën, Prof. dr. Shaban Sinani, Akademik, ka
shkruar edhe këto radhë për Xhafer Martinin: "Emri dhe vepra e Xhafer Martinit,
sidomos kërkimet e studimet e tij, por edhe burimet jo pak, me kohë kanë
shtegtuar e janë bërë pjesë e bibliotekave albanalogjike në botë. Ai është prej
më se dy dekadash një pikë reference për studiuesit e huaj. Do të përmend vetëm disa prej autorëve që e kanë cituar dhe
e citojnë veprën e tij, nga një për gjuhë:
Në
frëngjisht: Nathalie Clayer, në veprën e njohur Aux origines du nationalisme
albanais; la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe /
Origjina e nacionalizmit shqiptar : lindja e një kombi kryesisht mysliman në Europë.
Në
italisht, Donato Martucci, në studimin e tij monografik I Kanun delle montagne
albanesi: fonti, fondamenti e mutazioni del diritto tradizionale albanese / Kanuni shqiptar i maleve: burimet, themelet
dhe modifikimet e së drejtës tradicionale shqiptare.
Në
gjermanisht citohet edhe në një studim doktoral, Cewohnheitsrecht in Albania :
Rolle und Herkunft des Kanun bei den Albanern
/ E drejta zakonore në Shqipëri: roli dhe origjina e Kanunit tek
shqiptarët; po ashtu nga albanalogu Michael Schmid-Neke , në veprën e tij Die
Verfassungen Albanies mit einem Anhang , die Verfassungen der Republik Kosova von 1990 / Kushtetuta e Shqipërisë dhe një shtojcë për
Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nga
studiuesit e vendeve fqinje Xhafer Martini citohet rregullisht për krahasim në
përmbledhjen me studime Balkanske narodne umotvorine / Arti popullor ballkanas.
Emri
i tij gjendet i cituar dhe në revistën e mirënjohur Anthroppological Notebooks,
që botohet anglisht me indeksin ndërkombëtar të cilësisë.
Xhafer
Martinit do t'i them sot me plot gojën: Faleminderit për gjithçka që ke shkruar
e botuar për ne". (Nga libri "Të tjerët për Xhafer Martinin",
M&B, Tiranë 2023, f. 10)
Shkrimtari
i mirënjohur, Dr. Agron Tufa, gjithashtu u ka bërë jehonë shkrimeve të Xhafer
Martinit jo vetëm si përvojë studimore, por edhe si kujtesë kombëtare:
"Xhafer
Martini e dëshmoi gjithsesi bindshëm e me këmbëngulje që qe një racë shkrimtari
stoik, edhe pse i dënuar të kalonte pjesën më vitale të energjive krijuese
thuajse në izolim fshatrash si mësues. Pas viteve nëntëdhjetë vërshon një
krijimtari e bujshme, e pandërprerë, të cilën zor se do ta bënte një institut i
tërë, kryesisht me studime etnokulturore". "Duke i parë njëherë në
librarinë e editorit M&B gjithë librat e Xhafer Martinit mendova se, nëse
një ditë Dibra do të përmbytet nga projektet qeveritare termohidrike, kush
atëherë do t'ua dëshmojë pinjojve të ardhshëm dibranë se si ka qenë Dibra e
Epokës para Përmbysjes? Sepse uji nuk ka kujtesë që të flasë dhe ata, brezat e
ardhshëm, hamendësoj se do të duan të dinë diçka thelbësore rreth konstruktit
mental e shpirtëror të paraardhësve të vet. Mos ndodhtë ajo gjëmë përmbytjeje ,
por edhe nëse, ajme, ndodh,- Dibra, shpirti e fryma e Dibrës së përjetshme do
të mbetet gjithmonë mbi Ujëra; ata duhet
ta kërkojnë e ta gjenë të shpëtuar në librat e Xhafer Martinit, ku asnjë
përmbytje s'e arrin dot! Sepse me durim biblik, për të shpëtuar këtë botë
autentike e të papërsëritshme nga vërshimet e kohërave, Xhafer Martini,
shkrimtari ynë, ndërtoi Arkën e Vet të Noes: shkrimi është i pashkatërrueshëm,
është mbikohor. Ja, së paku për këtë , dibranët e më gjerë, do të duhen t'i
jenë pafundësisht mirënjohës shkrimtarit të tyre, edhe pse fara e mirënjohjes shpesh është e vështirë të gjethojë midis
farisejsh..." ( "Të tjerët
për Xhafer Martinin", M&B, 2023, f. 20)
Botuesi
dhe publicisti Bujara Karshoi, tregon nje episod domethenes ne lidhje me
botimet e autorit Xhafer Martini:
"Një
studiues i njohur i kulturës popullore shqiptare, të cilit "pa dëshirën e
tij", i dhurova gjatë ditëve të panairit librin KANUN,(të Xhafer
Martinit), me justifikimin se "nuk kishte kohë të lexonte", por
dukshëm i dallohej arsyeja e vërtetë, se nuk kishte besim në një studim mbi
këtë fenomen, por edhe se vetë fjala Kanun, sipas ngjarjeve që përcillen sot në
gazeta dhe televizione , është diçka që jo vetëm nuk duhet lexuar, por duhet zhdukur; duhet
"djegur", vetëm një javë më vonë ai më solli mesazhin e mëposhtëm:
"Të jam shumë mirënjohës për librin
që më dhurove. Është libri më i mirë që kam lexuar gjatë këtyre viteve. Është
një libër shkencor dhe artisitik, i cili tregon dhe madhështinë shkencore dhe
letrare të autorit. Është një libër që duhet
t'ua rekomandojmë, jo vetëm miqve
e shokëve , por edhe instituteve shkencore dhe universiteteve
tona". ("Të tjerët për Xhafer Martinin", M&B; 2023:79)
Prof.
Dr. Bajram Xhafa shkruan:
Jam
shume i lumtur qe sot marr pjese ne kete veprimtari qe i kushtohet shkrimtarit
dhe kulturollogut te mirenjohur dibran profesor Xhafer Martinit, e cila behet
per te vleresuar dhe nderuar punen e gjithe jetes se tij te shumanshme si
shkrimtar, studiues hulumtues, krijues, mbledhes dhe konservues vlerash te
historise e te kultures , te mendimit juridik e politik te tradites dibrane e
shqiptare, gje e cila, mesa di une, nuk eshte cmuar sa duhet deri me sot.
Arsyeja eshte se dibranet , si shumica e shqiptareve, vuajne shume nga
hasetlleku(cmira). (Ne nje ajet kuranor njeriu i lutet te Plotfuqishmit ta
mbroje nga egoja e njeriut). Me kete veprimtari me duket sikur u cliruam nga
nje peng faji per "borxhin" e pashlyer. Urime e pergezime per
organizatoret.
Kur
mbaroi pedagogjiken e Peshkopise me 1960, Xhaferin e caktuan mesues fshati,
ashtu sic pritej. Pervec punes se tij si mesues i kualifikuar , ai u mor edhe
me krijimtari artistike dhe hulumtime neper fshatrat e zones , nje pune e dyte.
Pas pese vjetesh pune, ai fitoi nje burse studimi ne Universitet, vetem me
meritat e punes e te talentit te vet, pa
i hyre ne "borxh" askujt. E kaperceu edhe peshen e rende te biografise qe vinte nga emri i
fshatit: Fushe Alie e kishin bere fushe lemerie.
Prof.
Dr. Bajram Xhafa, që beson në Zot, që fal pesë vaktet, që ka qenë edhe Haxhi në
Mekë, shkruan edhe për një dritë hyjnore, si për një mirësi të Zotit të
parashikuar për Dibrën, duke ia atribuar këtë dritë Birit të Dibrës, Xhafer
Martinit.
"Kanuni
i Dibrës, - shkruan Prof. Dr. Bajram Xhafa, - e gjeti njeriun e duhur. Qe një
dhuratë nga lart. Cfarë do të ishte bërë sot me atë Kanun, po të mos ishte bërë
kjo punë nga Xhafer Martini? Ai e mbërriti të jetojë me brezin e fundit që e
kishte aplikuar dhe njohur Kanunin e Maleve të Dibrës. Nuk I la pleqtë dhe të
urtit e fshatit të iknin nga kjo botë duke e marrë në varr dhe Kanunin. Do ta
kishte mbuluar dheu përgjithmonë. Për politikën e Partisë dhe të shtetit
ideologjik shqiptar, kanuni do të ishte varrosur përgjithmonë, ashtu siç u
varros çdo trashigimi pozitive e traditës. Puna që bëri Prof. Xhaferi ishte një
veprimtari e shenjtë, misionare, kombëtare, e paçmueshme. Dhe vepra që doli nga
duart e tij ishte një vepër misionare, e shenjtë, atdhetare, e paçmueshme.
S'mund të them përveçse "Rroftë Djali I Dibrës". Të tillë lindin
rrallë.
(rrugaearbërit.com/2024/06/06/sfida-xhafer-martini-dhe paurtia-dibrane/)
Për
veprat e Xhafer Martinit kanë shkruar me dashuri dhe entuziazëm edhe
personalitete të tjera të artit e kulturës dhe të botës akademike, si: Prof.
Dr. Ibrahim Milushi, shkrimtari dhe përkthyesi Virgjil Muçi, Prof. Asoc.Dr.
Vesel Hoxha, Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, Dr. Ramazan Buci, Dr. Fejzulla
Gjabri.
Xhafer
Martini ka qenë anëtar I Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve qysh nga viti
1967, ka qenë bashkëpunëtor I Institutit të Historisë, bashkëpunëtor shkencor I
Institut të Kulturës Popullore. Edhe mbasi doli në pension, gati një vit (në
vitin 2002) ka punuar në Agjensinë Telegrafike Shqiptare si korrespodent I
rretheve Dibër, Bulqizë dhe Mat.
Edhe
tani sikur 52 vjet më parë (1973), ai zuri një vend të veçantë në ATSH jo me
lajme tipike, të standardit të këtij organi, por me shkrime të gjata që
botoheshin të gjitha me emrin tij në shtypin e përditshëm, sidomos në gazetën
"Albania", për shkak të thellësisë së mendimit dhe problematikave të
zgjeruara që kishin. Po japim vetëm ato
shkrime që janë botuar në gazetën "Albania", fill pasi ato ishin
botuar një ditë më parë në "Buletinin" e ATSH-së:
Bjeshkët
e Korabit një perlë e harruar. ATSH, 24 korrik, 2003; Albania 25 korrik 2003
Dibra
shpreson tek Rruga e Arbërit. ATSH, 24 korrik 2003; Albania 30 korrik 2003
Peshkopi,
fundjava në gjirin e natyrës: ATSH, 6 gusht 2003; Albania 7 gusht 2003
Bulqiza,
agonia e një qyteti që fle mbi miliardat: ATSH, 9 gusht, 2003; Albania 10 gusht
2003
Shqipëri-Maqedoni,
edhe tri pika kufitare: ATSH, 11 gusht 2003; Albania 12 gusht 2003
Dibra
e Madhe- qytet me tradita, histori dhe kulturë të lashtë: ATSH, 17 gusht 2003;
Albania, 18 gusht 2003
Mati
rron me kujtimet e historisë: ATSH, 25 gusht 2003; Albania, 26 gusht 2003
Mis
Albania 2003: jam krenare që përfaqësova bukurinë dibrane: ATSH 16 shtaor 2003;
Albania 17 shtator 2003.
Kalaja
e Dodës, dikur sixhadetë si të Persisë: ATSH, 18 shtator 2003; Albania 19
shtator 2003
Zgjedhjet
ndajnë edhe kafenetë: ATSH, 19 shtator 2003; Albania 20 shtator 2003
Lura-
në këto ditë shtatori: ATSH, 20 shtator 2003; Albania 21 shtator 2003.
Reçi-
vendi i shtëpive të mbyllura: ATSH, 21 shtator 2003; Albania 22 shtator 2003.
Në
Peshkopi strehimi më problem se kurrë: ATSH 23 shtator 2003; Albania 24 shtator
20003.
Katër
Grykët nuk janë për t'u braktosur: ATSH 25 shtator 2003; Albania 26 shtator
2003.
Zerqani-
vendi i bukurisë dhe i jetëgjatësis: ATSH 1 tetor 2003; Albania 2 tetor 2003.
Po
humbet trashëgimia: ATSH, 2 tetor 2003;
Albania 3 tetor 2003
Lugina
e Matit ku ke dëshirë të jetosh: ATSH 11 tetor 2003; Albania 8 nëntor 2003
Dibra
e pret ujin nga Dukati i Madh i Luksemburgut: ATSH 10 janar 2004; Albania 11
janar 2004
Qendra
sociale në ndihmë të nënave dhe të fëmijëve: ATSH, 7 nëntor 2003; Albania, 8
nëntor 2000.
Për
gjithë kontributin e tij, një pjesë të të cilit e pasqyruam në këtë shkrim,
Xhafer Martini është nderuar duke u shpallur Qytetar Nderi I Komunës së
Vendlindjes, Fushë Alies; Qytetar Nderi I qytetit të Kamzës, nderuar me
Certefikatë Mirënjohjeje nga Shoqata e Intelektualëve Dibranë", Ambasador
I Paqes (Universal Peace Federation) e të tjera.
LIBRAT
E AUTORIT
1973:
Kur bie shi, poezi
1975:
Mëngjes prilli, tregime
1975:
Zana dhe gjyshi, tregime
1975:
Agimi i asaj dite, tregime
1976:
Traktori dhe vetura, poemë
1977:
Fitroja e bletëve, përralla
1977:
Altini mëson të numërojë, tregime
1978:
Fëshëfërinte pylli i mështekanve, tregime
1982:
Sot dhe nesër, roman
1984:
Fytyra e miqësisë, tregime
1994:
Elez Isufi, monografi
1999:
Perlat e Dibrës, studim
1999:
Gjakmarrja, studim
1999:
Dashuria me shkimin e parë, studim
2003:
Pajtimi në traditën popullore, studim
2003:
Rrahim Gjika, monografi
2003:
Kanuni i Maleve të Dibrës
2004:
Kujtim Frangu, monografi
2005:
Hoxha i Blliçes, monografi
2006:
Bujar Kaloshi, monografi
2007:
Ndregjonet, monografi
2007:
Shumë gurë u hodhën përmbi mua, monografi
2007:
Kanuni i Dibrës
2008:
Fjala priu, tregime
2009:
Fshati Mosqofsh, roman
2010:
Dasma me 300 nuse, tregime
2008:
Pedagogjikasit, studim
2008:
Perlat e Dibrës, II, studim
2008:
Optika e Schmitt-it për Skënderbeun, studim
2009:
Proza popullore në prerjet rrethore, studim
2012:
Kur vdiste kanuni, roman
2012:
Novela
2012:
Gjenerali me shajak, monografi
2014:
Tempulli i dashurisë, monografi
2014:
Një vend në panteon, studim
2015:
Kanuni i Dibrës, III
2015:
Shekspiri dhe kanuni, studim
2015:
Halil Alia, roman
2016:
Arbën Xhaferi, monografi
2017:
Filozofia popullore, studim
2018:
Pedagogjikja, personalitete, studim
2018:
Një jetë për jetën e të tjerëve, monografi
2019 : Haziz Ndreu, monografi
2019:
Tregime alegorike, përbledhje
2021:
Shpirt, ese
2022:
Pasqyra e thyer, ese
2022:
100 personalitetet e gormarit të madh, roman
2023:
Eseistika e Kdaresë
2023
: Historia përballë të sotmes, studim hisstorik
2023:
Te tjeret per Xhafer Martini, permbledhje shkrimesh per autorin
2024:
Shaban Sinani dhe Kodi i Migjenit, studim
2024:
Drita brenda vetes, studim
2024:
Kanuni ndryshe, studim
2025:
Nje hyrje ne keshtjellen e Kadarese, studim
2025:
Vdekja e idealizmit, studim
2025
: Tregime te rralla popullore, permbledhje (56)