Mendime
Petrit Dibrani: Nacionalist - nacionalizmi
E merkure, 17.12.2025, 06:51 PM
Nacionalist
- nacionalizmi
Nga
Petrit Dibrani
Nacinalizmi
është koncept-dukuri; që mendimi se kombi duhet të jet kongruent me territorin.
Si
lëvizje, nacionalizmi promovon interesat e një kombi të caktuar, (si një grup
njerëzish), veçanërisht me synimin për të fituar dhe ruajtur territorin,
mbrojtur sovranitetin, integritetin, dinjitetin e vetëqeverisjes së kombit mbi
atdheun dhe për të krijuar një shtet kombëtar, me të drejtë morale njerëzore
dhe njëkohësisht, juridiko-ligjore.
Nacionalisti:
mendon e tenton dhe vepron e punon, që kombi i tij, duhet të qeverisë veten i
lirë me dinjitet, të ruaj e mbroj trashëgiminë nga tjetërsimi e shkombëtarizimi
prej ideve e qëllimeve të jashtme, që tentojnë duke vepruar përbrenda!
Andaj
(Po).
Unë
jam nacionalist dhe
"Shqipërinë
të Bashkuar Natyrale" e dua me gjithë shpirt, ashtu si I Madhi Zot e ka
krijuar dhe ngaqë e kam porosi nga Hyjnori dhe Simboli i veçantë i Kombit dhe
Atdheut tim, GJERGJ KASTRIOTI shpëtimtar i Shqiptarisë.









